Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Balluku u mbrojt nga Parlamenti, 23 rrugë me vlerë qindra mln euro u shembën”, Këlliçi nga PE: Integrimi i Shqipërisë në rrezik nga korrupsioni dhe krimi i organizuar
Politikë

“Balluku u mbrojt nga Parlamenti, 23 rrugë me vlerë qindra mln euro u shembën”, Këlliçi nga PE: Integrimi i Shqipërisë në rrezik nga korrupsioni dhe krimi i organizuar

• 9 Korrik, 2026 • 6 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka ngritur shqetësime për situatën politike dhe institucionale në Shqipëri gjatë një fjalimi në Parlamentin Europian, ku deklaroi se procesi i integrimit të vendit në Bashkimin Europian po rrezikohet nga korrupsioni dhe ndikimi i krimit të organizuar.

Këlliçi iu referua protestave që prej 38 ditësh zhvillohen në Tiranë, duke i cilësuar ato si një lëvizje qytetare që ka bashkuar shqiptarët brenda dhe jashtë vendit. Sipas tij, protesta të ngjashme janë zhvilluar edhe në vende të tjera ku jeton diaspora shqiptare, përfshirë Gjermaninë, Italinë, Francën, Britaninë e Madhe, SHBA-në dhe Kanadanë. Në fjalën e tij, ai përmendi rastin e ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke pretenduar se hetimet e SPAK për abuzime me tenderat publikë janë penguar nga mbështetja politike në Kuvend. Sipas Këlliçit, korrupsioni në infrastrukturë ka sjellë pasoja konkrete për qytetarët.

Ai përmendi gjithashtu dëmtimin e disa akseve rrugore të ndërtuara së fundmi, duke i lidhur këto probleme me cilësinë e investimeve publike dhe menaxhimin e fondeve shtetërore.

REAGIMI
Të nderuar pjesmarrës,
Të nderuar kolegë,

Read more:“Më larguan nga puna sepse nuk sigurova 5 vota nga diaspora”/ Arsimtari: Rama jo të dorëhiqet, por jemi bërë ta zëmë për fyti! Qeverisemi nga një organizatë kriminale

Pak më parë në fjalën time ju referova plotësisht protestës paqësore që po mbahet prej 38 ditësh në sheshin kryesor të Tiranës. Një protestë paqësore, qytetare, e cila si kurrë më parë ka bërë bashkë shqiptarët që jetojnë në Shqipëri dhe ata të cilët kjo mazhorancë socialiste i largoi nga vendi i tyre në këto 13 vite. Sot protestohet në Gjermani, Itali, Francë, Angli, SHBA, Kanada, Suedi, Norvegji, e kudo ku jetojnë shqiptarë.

Tani më lejoni t’ju them disa nga arsyet pse qytetarët shqiptarë protestojnë në rrugët e Tiranës, Shqipërisë dhe mbarë botës.

Të nderuar kolegë, ju e njihni tashmë emrin Belinda Balluku, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës që për 7 vite menaxhoi më shumë se 60% të buxhetit të shtetit shqiptar. SPAK kërkoi arrestimin e saj. Por abuzimi me detyrën dhe korrupsioni në tendera publikë me vlerë qindra milionë euro, u mbrojtën me tetëdhjetë e dy vota socialiste që i dhanë asaj imunitet. Një pjesë e atyre deputetëve janë sot këtu përpara jush. Shihini mirë.

Dhe teksa Balluku mbrohej pas mureve të Parlamentit, njëzet e tre rrugë të ndërtuara kohët e fundit, me vlerë qindra milionë euro, u shembën, u çanë ose u rrëzuan. Për disa ditë, qytetarë në juglindje të vendit tim mbetën të izoluar nga pjesa tjetër e territorit. Nuk ra asnjë tërmet, nuk pati mot ekstrem, por thjeshtë doli në pah fytyra e korrupsionit. Vetëm një javë më parë, një 42-vjecar humbi jetën për shkak të korrupsionit dhe vjedhjes në tenderat e rrugëve.

Read more:Belinda Balluku drekon me biznesmenin izraelit Ron Yeffet, miku i Ramës i përfolur për mashtrime dhe interesa te armatimet e nafta në Shqipëri (FOTO+VIDEO)

Vetë raporti IBAR i Bashkimit Europian e konsideron korrupsionin “shqetësim thelbësor” për Shqipërinë, mbizotërues në infrastrukturë, prokurime publike, shëndetësi, polici, kadastër, etj.

Me fjalë të tjera, korrupsioni është sistemik, i çimentuar, dhe sot është edhe i veshur me gëzof imuniteti parlamentar.

Por gjatë kësaj kohe ka ndodhur dhe diçka tjetër, për të cilën ndoshta jo të gjithë ju keni informacion të plotë.

Ndërsa kryeministri ekspozonte “Diellën”, ministren e tij dixhitale, si simbol modernizimi, Prokuroria e Posaçme ngriti akuza zyrtare ndaj ekipit drejtues të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), institucionin që është përgjegjës për Diellën, të dhënat shtetërore dhe ato personale të çdo shqiptari.

Read more:Dosja Koçeku-Shehu-Hamzai/ Drogë në Evropë dhe biznes në Shqipëri, fotot e ‘samiteve’ të trafikantëve në Aruba dhe Antwerp! Bosët ndanë ‘hesapet’ e kokainës dhe planin e investimeve

Ata akuzohen për manipulim tenderash dhe pengmarrje. E dëgjuat mirë, pengmarrje. Një grup personash akuzohen se kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, në bashkëpunim me një individ të quajtur Ergys Agasi, që në Shqipëri njihet si koordinatori për krimin e organizuar i Edi Ramës.

Ky person sot gjendet në arrati, por kryeministri Rama dekoroi personalisht, publikisht, zyrtarisht, babain e tij, muajin e shkuar, në 35 vjetorin e themelimit të partisë socialiste, duke sfiduar të gjithë shoqërinë shqiptare dhe institucionet ligjzbatuese në vend.

Për këto institucione të fundit, janë disa fakte që nuk mund të anashkalohen. Shqipëria sot sipas raporteve tuaja, apo të partnerëve të tjerë ndërkombëtarë, ka një nivel korrupsioni galopant, i cili rritet vit pas viti.

Read more:“Nga skandali AKSHI te TIMS dhe Smart City”, Kulluri rendit arsyet: Samiti i NATO-s rrezikon të mos zhvillohet në Shqipëri

Shqipëria sot ka një ekonomi e cila në pjesën dërrmuese të saj është kthyer në një lavatriçe të pastrimit të parave për krimin e organizuar. E gjitha kjo nën hundën, sytë dhe veshët e “Drejtësisë së Re”.

Personalisht hy tek ata deputetë që i kam dhënë besim SPAK, duke kallëzuar dy prej aferave më skandaloze korruptive të zyrtarëve të lartë në vend.

E para është afera e inceneratorit të Tiranës, ku pak ditë më parë SPAK përfundoi hetimet, për të cilat sot që flasim nuk ka asnjë të arrestuar, dhe 100 milionë euro të vjedhura, kjo sipas vetë deklaratës së SPAK, janë zhdukur pa asnjë gjurmë.

E dyta është afera 5D, ose 5 drejtorët e Bashkisë Tiranë, të cilët kishin hapur një kompani private përmes familjarëve të tyre duke përfituar të paktën 30 milionë euro tendera publike, përfshirë dhe institucionin ku ishin titullarë të lartë, dhe katër leje ndërtimi, të firmosura nga eprori i tyre Erion Veliaj, kreu i Bashkisë Tiranë.

Read more:Ç’mësuam të re për “folenë e peshkaqenëve” në AKSH – Ide

Sot që flasim asnjë prej këtyre zyrtarëve nuk ndodhet në masë arresti dhe paratë si gjithnjë kanë avulluar pa adresë apo autor.

Të nderuar kolegë,

Kjo është një tjetër fotografi e shtetit të kapur, që ndoshta ju nuk keni patur mundësinë ta shihni që prej herës së fundit që u takuam bashkë.

Por shqiptarët e kanë kuptuar këtë prej kohësh, kanë vrarë frikën, dhe po protestojnë në shesh si kurrë më parë.

Lexo edhe
Politikë

87 ditë revolucion! Shqiptarët mblidhen sot sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Politikë

“Nesër më shumë”/ Revoltë kundër të gjithë klasës politike, mbyllet protesta e 86: Rama jep dorëheqjen!

Tags: #AKSHI #angli #belinda balluku #Besim #Diaspora #Ekonomi #ergys agasi #erion veliaj

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • 87 ditë revolucion! Shqiptarët mblidhen sot sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës
  • “Nesër më shumë”/ Revoltë kundër të gjithë klasës politike, mbyllet protesta e 86: Rama jep dorëheqjen!
  • “Shqipëria e rinisë, jo e partisë”/ Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën! Poshtë oligarkia
  • “Shkatërroi Prestige Resort në mes të ditës”/ Protestuesi i rendit Ramës skandalet: Në Shqipëri krimi nuk bën më dallim nga shteti!
  • “Rama e trajton Shqipërinë si mbulesën e tavolinës në Kuç”/ Protestuesi: Ne kemi një hartë më të bukur, atë të ndryshimit
Nga të njëjtat tag-e
  • “Nesër më shumë”/ Revoltë kundër të gjithë klasës politike, mbyllet protesta e 86: Rama jep dorëheqjen!
  • “Shqipëria e rinisë, jo e partisë”/ Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën! Poshtë oligarkia
  • Rama mbledh PS dhe qeverinë në Pogradec/ “Kush i paguan shpenzimet?”, analisti Krasniqi: Retorika antikorrupsioni, Balluku vijon të jetë vendimmarrëse!
  • VIDEO/ Revoltë kundër të gjithë klasës politike, mbyllet protesta e 85-të! “Nesër më shumë”, qytetarët mesazh të qartë: Rama jepe dorëheqjen! Arrestoni Ballukun
  • Tingulli që bashkon fetë, historia e rrallë nga Lura e myslimanit që kujdeset për kishën! Luan Doçi: E bëj për sevap (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 35 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 26 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 26 lexime · 16 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 15 lexime · 16 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 14 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 14 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 12 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

87 ditë revolucion! Shqiptarët mblidhen sot sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Sot shënohet dita e 87-të e protestës qytetare. Qytetarët do të organizohen sërish për të kërkuar dorëheqjen e…

• 39 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Nesër më shumë”/ Revoltë kundër të gjithë klasës politike, mbyllet protesta e 86: Rama jep dorëheqjen!

Me thirrjet “Nesër më shumë”, “Bashkohuni me ne”, mbyllet protesta e 86 kundër Ramës. Për të 86 ditë…

• 10 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Shqipëria e rinisë, jo e partisë”/ Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën! Poshtë oligarkia

Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit. Marshimin e drejtojnë edhe sot gratë dhe vajzat ndërkohë që…

• 11 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by