Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Ç’mësuam të re për “folenë e peshkaqenëve” në AKSH – Ide
Editoriale

Ç’mësuam të re për “folenë e peshkaqenëve” në AKSH – Ide

• 19 Qershor, 2026 • 5 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
VA News
News
Ç’mësuam të re për ``folenë e

Në aqualand-in e madh të peshkaqenëve, që është kthyer qeverisja e rilindjes, bazeni i AKSHI-it është ai më i frikshmi.

Natyrisht dikush mund të vërë bast se këtë rekord e mban vjedhja me inceneratorët, ku firuan mbi 400 milionë euro, pa bërë asnjë lek punë. Një tjetër mund të këmbëngulë, se skema e shpikur nga drejtorët e 5D-së, që vetë i jepnin tenderat dhe vetë i fitonin, as nuk qe parë, as nuk qe dëgjuar. Një i tretë nuk do bënte dot paqe me galaksinë e kompanive dhe OJF-ve që ishin krijuar rreth Veliajt, satelitët e së cilës vërtiteshin për të pasuruar të shoqen. Por, me një të rënë injoruese të lapsit, dikush më kokëfortë, mund t’i reduktonte përmasat e këtyre krimeve, pasi të kishte lexuar dosjen e Belinda Ballukut dhe mënyrën se si ajo shpërndante qindra miliona euro para publike, vetëm përmes celularit të saj.

Jahte, vila dhe toka/ SPAK i sekuestron 40 milionë € pasuri grupit të AKSHI-t

Read more:Kush anëtarësohet e para në BE/ Spahiu: Mali Zi më i korruptuar dhe më inkriminuar se Shqipëria

E megjithatë, megjithatë, sado drithëruese të jenë këto skandale që konkurrojnë denjësisht me njëra-tjetërn nga kreativiteti për të vjedhur, ajo që ka ndodhur në maternitetin e Diellës, është e pakrahasueshme me asgjë nga paraaradhëset. Dhe këtu nuk është puna vetëm te sasia e parave të grabitura, por te sistemi që kishte ngritur në këmbë ky grup kriminal.

Po të lexoje të plotë 52 faqet e dosjes së “rrjedhur“ nga GJKKO, e cila sekuestroi rreth 40 milionë euro pasuri të Ergys Agasit, Ermal Beqirit dhe ish-drejtoreshës Mirlinda Karçanaj, e ke më të lehtë të mbërrish në këtë përfundim. Nëse në rastet e tjera të aktakuzave që ka ngritur deri më tani SPAK-u, fshehja e pronave të përftuara përmes korrupsionit ngelet në nivel amator, në këto faqe shikohet se sofistikimi ka kapur tjetër stad.

Read more:Euro bie në minimum historik/ Monedha europiane zbret në 94.5 lekë, ekspertët kërkojnë deeurozim

Tanimë nuk kemi të bëjmë me pasuri të kaluara në emër të një familjari, të një kushëriri, të një miku biznesmen. Jo! Fshehjen e pasurive të përfituara nga marrëveshjet e errëta këtu e marrin në dorë kompani të strukturuara, të cilat janë vetë përfitueset e parave publike të shpërndara nga zyrtari që do të kamuflojë pronësinë reale.

Po të qëmtosh historikun e pronave që dyshohet se ka fshehur ish-drejtoresha, atë një herë e bën, përmes një biznesmeni, Ergys Agasi, në xhepat e të cilit përfundonin paratë e garave fallco dhe një herë tjetër Ermal Beqiri, që ka organizuar të gjithë kompaninë e tij për të fshehur pasuritë e zyrtares që e favorizon. Përpos ndonjë përjashtimi kur mijëra euro jepen në kartone verërash, marrëdhënia e ka tejkaluar atë ndërmjet ryshfetdhënësit dhe ryshfetmarrësit. Grupi nuk kujdeset vetëm se sa para do të duhej t’i shkonin në xhep drejtoreshës, por edhe se si ajo nuk duhet të binte në sy për shumat e fituara. Pra, edhe shqetësimi për t’i fshehur gjurmët e krimit është disa fish më i kamufluar. E pavarësisht kësaj, e gjitha nuk përfundon këtu.

Read more:Nga një ide që ekspertët e quajtën të pamundur te kompania 2 trilionë dollarëshe, rrugëtimi i SpaceX që ndryshoi industrinë hapësinore

Ka një episod në dosje, kur biznesmenes shqiptaro-gjermane, Migena Shroeder, kërkohet t’i imponohet me anë të kërcënimit, mënyra e pagesës nën dorë për paratë e fituara nga puna që kishte marrë përsipër. Ajo këshillohet nga Mirlinda Karçanaj të takojë Ermal Beqirin. Fjalia e tij është: “Je futur në një pishinë peshkaqenësh”. Këta grabitqarë dyshohet se kanë bërë të njëjtën gjë me bashkëjetuesin e saj gjerman, njësoj siç bënë me Geron Meçen, apo Daniel Shimën.

“Jemi SPAK, do të të vrasim familjen“. Rrëfimi i plotë i Gerond Meçes për pengmarrjen

Read more:“Nuk kam udhëtuar kurrë me privatisht me lekët e shtetit”, Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: Lejo komisionin hetimor, nxirr faturat e 140 udhëtimeve

Pra përpos sofistikimit në fshehjen e pasurive, metodat e kërcënimit, duke shkuar deri në rrëmbime, herë me ndihmën e grupeve më të rrezikshme kriminale dhe herë me bashkëpunimin e policisë, e bëjnë grupin e AKSHI-it, një monstër që të kall datën. Për ta skicuar edhe më të ububueshme të gjithë këtë tablo të errët, nuk ka nevojë të shtohet se tarifa e suksesit të vjedhjeve dhe rrëmbimeve, celebrohej në zyrën e kryeministrit, duke hapur tapat 30 mijë euroshe të shisheve Romanee Conti, që tashmë nuk ka dyshime se nga kush silleshin e ku konsumoheshin.

Zbulohet origjina e verës 30 mijë euroshe mbi tryezën e Ramës

Read more:Ferrari ‘fluturon’ nga pista në det, gjiganti i supermakinave prezanton jahtin e parë

Pikërisht për të gjithë këto elementë dosja e AKSHI-it nuk ka konkurentë. Jo vetëm se aty është kapur me zë dhe figurë, “koordinatori i kryeministrit me krimin”, por se pikërisht ai, Ergys Agasi, kishte arritur të formonte një shtet brenda shtetit, me të cilin po të kishe punë, të shqyenin peshkaqenët.

©Lapsi.al

Lexo edhe
Editoriale

Një histori korruptimi jo dashurimi – Ide

Editoriale

Gysi, Bela, Lali, Klodi si maska të një njeriu të vetëm – Ide

Tags: #AKSHI #ergys agasi #euro #GJKKO #jahte #kompani #Kreativiteti #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Një histori korruptimi jo dashurimi – Ide
  • Gysi, Bela, Lali, Klodi si maska të një njeriu të vetëm – Ide
  • Rënia e Vlorës në shtratin e krimit – Ide
  • Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi – Ide
  • Gënjeshtra e rezorteve elitare – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • “Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video…
  • Kushtoi mbi 4.7 mln euro, rruga e re ‘Vllahinë-Poçem’ e shembur prej 7 muajsh! Kalimi me 1 korsi, asnjë punim për riparimin e saj
  • Vlorë/ Abuzoi seksualisht me një grua dhe i vodhi asaj një shumë parash, shpallet në kërkim 43-vjeçari (EMRI)
  • “Integrimi s’mund të përdoret si fasadë për të fshehur kapjen e institucioneve”, Albana Vokshi: Si po e mund narkoshteti shqiptar kushtëzimin evropian
  • Skandali me SHISH/ Balliu reagon pas deklaratave të Ramës: E njëjta skemë si me Ballukun, nuk ka hetim serioz pa pezullimin e kryeministrit nga detyra
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “PD duhet të ngrejë në këmbë Shqipërinë, këta ikin për turizëm në Strasburg!”, Salianji: Berisha ‘patericë’ e Ramës. Nëse s’do ishte ai, kryeministri binte për 2 muaj 7 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Sociale Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO) 7 lexime · 22 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama sulmon News24, fut në godinë Ron Yeffet dhe Analfabet Veliun”, Salianji: Këtu skandalet mbivendosen. U harrua trafiku i armëve dhe “KAYO në shëndetësi” 5 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Teknologji Apple gjobitet me 5.7 miliardë dollarë, përdori pa leje teknologjinë e një kompanie tjetër 3 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video… 2 lexime · 22 orë më parë
  6. 06
    Kronikë I dërgonte mesazhe seksuale nxënëses, arrestohet mësuesi 60-vjeçar në Lushnje 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Sociale ‘Kujdes me llogaritë në WhatsApp’, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Ja masat që duhet të merrni për të mbrojtur llogarinë tuaj 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Një histori korruptimi jo dashurimi – Ide

Ka një përpjekje, veçanërisht në mediat pro-qeveritare, por jo vetëm, për tu marrë me dimensionin rozë të skandalit…

• 3 ditë më parë • 6 min lexim
Editoriale

Gysi, Bela, Lali, Klodi si maska të një njeriu të vetëm – Ide

Sikur nga trekëndëshi Agasi, Vlora, Proda të prodhohej një skenar filmi, pjesa më e madhe e spektatorëve do…

• 5 ditë më parë • 5 min lexim
Editoriale

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit – Ide

Shqipëria, e tronditur nga një varg skandalesh tashmë edhe me famë ndërkombëtare, ka mbetur sot pa drejtuesin e…

• 1 javë më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by