Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Nuk kam udhëtuar kurrë me privatisht me lekët e shtetit”, Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: Lejo komisionin hetimor, nxirr faturat e 140 udhëtimeve
Politikë

“Nuk kam udhëtuar kurrë me privatisht me lekët e shtetit”, Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: Lejo komisionin hetimor, nxirr faturat e 140 udhëtimeve

• 18 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Përveç protestës, së fundmi në fokus janë kthyer edhe udhëtimet jashtë vendit dhe shpenzimet e kryeministrit. Pas një videoje të publikuar ditët e fundit ku Rama shfaqej në një bar në Zvicër, në rrjet ishin të shumta akuzat se kryeministri po bën udhëtime private me paratë e buxhetit të shtetit.

Rama vetë i mohoi kategorikisht këto pretendime, teksa në lidhje me këtë çështje ka folur edhe kryetari i Partisë Demokarike, Sali Berisha.

“Sot ai me një gjuhë ordineri prej gangsteri, reagon ndaj protestës dhe lidhur me udhëtimin e tij në Zvicër. Ai zotohet dhe stërzotohet se ai dhe bashkëshortja e tij nuk kanë udhëtuar për qëllime private me paratë e shtetit. Unë i them se ti je një mashtrues jo dy metra i gjatë, por dy kilometra i gjatë.

Read more:“Fokus te partneriteti me Gjermaninë”/ Rama takon në Berlin ministren e ekonomisë në Bundestag, zbardhen diskutimet

Dhe në qoftë se ta mban, hajde lejo të krijojmë komisionin të analizojmë 140 udhëtime me Ismailin në dispozicion, sa kenë qenë zyrtare dhe sa kanë qenë private dhe familjare. Po ti nuk ke turp dhe ti çdo fjali do nxjerrësh një mashtrim. Urdhëro në ta mban, pse nuk lejove komisionin hetimor parlamentar për 140 udhëtimet tuaja në dy vite që i kushtuan vendit 23 milionë euro.

Dhe tani betohesh nga atje se unë nuk kam udhëtuar kurrë me paratë e shtetit me udhëtime private. Na nxirr pak faturat 200 apo 300 mijë euro që ke paguar Ismailin ti nga xhepi yt në 140 udhëtime. Ndërkohë në dy vite, presidenti i SHBA ka udhëtuar 73 herë, jo Donald Trump, por ata në katërvjeçar.

Read more:Alarm për Ebolën në Kongo, CDC Afrika: Mund të jetë shpërthimi më i keq ndonjëherë

Na thuaj pak, është lehtë të përdorësh shprehje gangsteri dhe kujton se me atë bëhesh më i besueshëm. Po hajde të vërtetojmë se cila është e vërteta. Se me ato udhëtime, ti akuzohesh se ke transportuar para, ka të tjerë që thonë drogë, nuk e them dot, nuk i kam faktet, po për para po, të sfidoj, urdhëro të krijojmë komisionin që nesër po deshe.

Dhe tani vërsulesh me gjuhë gangsteri se unë i tillë dhe i atillë nuk kam udhëtuar ndonjëherë… po avionin me çfarë parash e ke paguar ti? Në një kohë kur kancelari i Austrisë në udhëtime zyrtare, udhëtonte më përpara, tani nuk e di, udhëtonte me linjë tregtare.

Read more:Skandali i kalendarit të famshëm në Romë, “prifti seksi” pranon: Nuk kam qenë kurrë klerik

Po, Austria është një vend shumë e shumë herë më i pasur dhe me të ardhura më të lartat. Ndaj dhe i kërkoj urgjent të lejojë komisionin. Krijimi i komisionit do mundësonte transparencën e plotë para shqiptarëve”, tha Berisha.

Lexo edhe
Politikë

“Protestat kanë tronditur themelet e Partisë Socialiste” – Avokati Tafaj: Reforma territoriale, një politikë shpopullimi dhe centralizimi i pushtetit! Qytetarët po braktisen

Politikë

“Protesta sot, lëvizja më pro-evropiane që nga 1990”, Nurellari: Revolta theu duopolin politik dhe vuri në vështirësi pushtetin! Rama tentoi ta anatemojë

Tags: #Austria #Donald Trump #euro #Fokus #Mashtrim #Para #Presidenti

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Protestat kanë tronditur themelet e Partisë Socialiste” – Avokati Tafaj: Reforma territoriale, një politikë shpopullimi dhe centralizimi i pushtetit! Qytetarët po braktisen
  • “Protesta sot, lëvizja më pro-evropiane që nga 1990”, Nurellari: Revolta theu duopolin politik dhe vuri në vështirësi pushtetin! Rama tentoi ta anatemojë
  • Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë ngre alarmin: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe për shkak të investimeve të ulëta në shëndetësi
  • “Protesta ka vënë Ramën në panik dhe ka shembur fasadën”, Memo: Gen Z gati për ndryshim! Kemi ngritur qëndresën kundër klasës politike
  • VIDEO/ Rama kundër Ramës! Në opozitë kishte vizionin e një Shqipërie pa hajdutë, sot kabineti i tij para drejtësisë për akuza korrupsioni. Metamorfoza e kryeministrit në pushtet
Nga të njëjtat tag-e
  • Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë ngre alarmin: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe për shkak të investimeve të ulëta në shëndetësi
  • VIDEO/ Rama kundër Ramës! Në opozitë kishte vizionin e një Shqipërie pa hajdutë, sot kabineti i tij para drejtësisë për akuza korrupsioni. Metamorfoza e kryeministrit në pushtet
  • Hita inauguron godinën e re të Policisë në Berat: Nuk do të ketë asnjë hap pas në luftën kundër krimit
  • Shpejtësia ‘fundos’ shoferët në Kavajë, 972 gjoba në një javë! Arrestohen 3 drejtues mjetesh, mijëra kontrolle në akset kryesore
  • “75 milionë euro për Inteligjencën Artificiale inekzistente” – Berisha lëshon akuza të forta nga selia blu: Armand Frangu merr paratë e taksapaguesve pa asnjë produkt!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Rama nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi (VIDEO) 29 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë VIDEOLAJM/ Fishekzjarre në qiellin e Tiranës gjatë marshimit kundër Ramës, protestuesit njëzëri: Jepe dorëheqjen 28 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Nuk lëvizim nga sheshi deri sa ta largojmë. As deti s’e shpëton”/ Qytetari ia numëron Ramës: Erdhi në pushtet me mashtrime. Rrafshoi shtëpitë, shëndetësi falas nuk ka 25 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Politikë VIDEO/ Pas aludimeve për shtatzëninë e Ballukut, Shehaj ironizon Ramën dhe Ballën: Nuk mbeteni dot shtatzënë 16 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Alabbar pranoi se gaboi me Portin e Durrësit, SPAK të hetojë aferën”/ Kedhi: Godinat e para janë duke u fundosur, fatura iu mbetet shqiptarëve 12 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Rama shkëputet nga rutina dhe nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi. Filmohet duke lundruar me skaf (VIDEO) 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Aksident në aksin Korçë-Pogradec, vdes shoferi 26-vjeçar! Plagosen 2 të tjerë (VIDEO) 10 lexime · 8 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Protestat kanë tronditur themelet e Partisë Socialiste” – Avokati Tafaj: Reforma territoriale, një politikë shpopullimi dhe centralizimi i pushtetit! Qytetarët po braktisen

Avokati Agred Tafaj, ka bërë një analizë të situatës politike në Shqipëri dhe valës së protestave kundër qeverisë…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
Politikë

“Protesta sot, lëvizja më pro-evropiane që nga 1990”, Nurellari: Revolta theu duopolin politik dhe vuri në vështirësi pushtetin! Rama tentoi ta anatemojë

I ftuar në një transmetim të drejtpërdrejtë në News24, analisti Adri Nurellari ka komentuar ecurinë e protestës kombëtare,…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
Politikë

Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë ngre alarmin: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe për shkak të investimeve të ulëta në shëndetësi

Shpenzimet e ulëta publike për shëndetësinë në Shqipëri nuk ndikojnë vetëm te cilësia e shërbimit, por edhe te…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by