Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Tingulli që bashkon fetë, historia e rrallë nga Lura e myslimanit që kujdeset për kishën! Luan Doçi: E bëj për sevap (VIDEO)
Sociale

Tingulli që bashkon fetë, historia e rrallë nga Lura e myslimanit që kujdeset për kishën! Luan Doçi: E bëj për sevap (VIDEO)

• 23 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Çdo mëngjes, tingulli i kambanës zgjon fshatin e Lurës.

Pas saj, nuk qëndron një prift, por një besimtar mysliman. Çdo ditë Luan Doçi lë shtëpinë dhe merr rrugën drejt qendrës së Lurës.

38-vjeçari është i pari që hap dyert e kishës së Shën Mërisë, e mirëmban atë dhe i bie kambanës duke thirrur në lutje besimtarët katolikë.

Për të, besimi nuk është një kufi që ndan njerëzit, por një vlerë që i bashkon.

“Këtu kanë punuar djem myslimanë, kanë ikur në Angli kush ka punuar këtu. Na ndihmonte Zoti, pa u vrarë as gishti i vogël, kanë ikur në Angli ata djemtë myslimanë”, thotë ai.

Read more:Kthehet në tragjedi festa në Ksamil, punonjësi i ‘Principotes’ vret turistin portugez me thikë brenda beach-barit! Sherri për një vajzë, autori kapet pas 5 orësh në bagazhin e makinës së dy turqve (EMRAT + VIDEO)

Kisha mbart një pjesë të rëndësishme të historisë së fshatit Lurë, e si të tillë, Luani thotë se do ta ruante si çdo objekt tjetër të shenjtë.

“Edhe myslimanët vijnë e luten këtu, edhe katolikët, këtu është kishë shumë e fortë, motër me kishën e Laçit. Ma ka bërë Zoti mbarë, edhe te familja më kanë shkuar punët mirë, më ka ndihmuar Zoti që i kam bërë hyzmet kësaj”, shprehet 38-vjeçari.

Për të Kisha e Sh’Mrisë siç e cilësojnë banorët është kishë e fortë, ndaj së cilës besimi është përtej fesë e që sipas Luanit ka dëshmuar se lutjet në të u pranohen të gjithëve.

Përkushtimi i tij si besimtar mysliman, ndaj kishës, ka mahnitur edhe të huajt, siç vetë 38-vjeçari tregon.

Read more:Universiteti i Münsterit do të hapë “Fakultetin e parë të Teologjisë Islame” në Gjermani

“Thonë je mysliman, them e bëj me qejf, sa mundësi të kem do ta mbaj”, thotë Luani.

Kjo nuk e ka penguar Luan Doçin të ndjekë dhe ritet fetare të besimit të tij.

“Thonë e ka bërë me rrogë, jo, s’marr rrogë, për sevap të Zotit”, shpjegon ai.

Për të shërbesa është veç vijim i rrugës së të parëve, siç gjithnjë e ka pasur zakon shqiptari.

Read more:Fitoi profesionin në emigrim, tani kuzhinier në vendlindje! Astrit Cenalia: Ndërtojeni me punë të ardhmen në atdhe!

“Nuk ndahen shqiptarët për fe, të gjithë bashkë janë”, përfundon 38-vjeçari.

Historia që vjen nga Lura është një copëz e realitetit shqiptar ku bashkëjetesa fetare ka qenë gjithnjë virtyt i shqiptarëve jo vetëm tani, por ndër shekuj.

Pikërisht kjo kambanë që një mysliman i bie çdo ditë, është zëri më i bukur i bashkëjetesës fetare në Shqipëri.

Lexo edhe
Sociale

Në prag të vitit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës masa të shtuara për institucionet arsimore! Në fokus garantimi i procesit të rregullt mësimor

Sociale

Pas 30 vitesh pritje, nis asfaltimi i rrugës në Domën! Fshati panoramik i Shkodrës pret t’i rikthehet zhvillimit

Tags: #angli #Diber #Familja #Kisha e Shën Mërisë #luan doci #lure #Myslimanët #shqiperi #shqiptar #shqiptaret #Video

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Në prag të vitit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës masa të shtuara për institucionet arsimore! Në fokus garantimi i procesit të rregullt mësimor
  • Pas 30 vitesh pritje, nis asfaltimi i rrugës në Domën! Fshati panoramik i Shkodrës pret t’i rikthehet zhvillimit
  • Farmacistë të huaj në kërkim të punës në Shqipëri, Urdhri: Leja e qëndrimit nuk mjafton, duhet licencë dhe njohuri e gjuhës shqipe
  • Rriten regjistrimet në Universitetin e Gjirokastrës, 300 studentë në fazën e parë, interesi i lartë për infermierinë dhe ekonomikun
  • Azilet kërkojnë staf jashtë vendit, filipinasit dhe tunizianët pritet të kujdesen për të moshuarit
Nga të njëjtat tag-e
  • Përfundojnë fjalimet/ Me thirrjet “Dorëheqje”, protestuesit drejtohen për tek sheshi “Nënë Tereza”
  • “Na kërcënuan me thikë, por t’i vënë gishtin kokës…”/ Mesazhi i fortë i 12-vjeçarit: Protestoj se s’dua të largohem nga Shqipëria!
  • Të shtunën protesta e madhe! Protestuesi: Presim krahëhapur diasporën, do e rrëzojmë këtë regjim kriminal
  • “Bashkisë së Tiranës iu pre koka”/ Rama për Veliajn në burg: Eksperiment i padëgjuar në BE, dëme kolosale për kryeqytetin (VIDEO)
  • Balliu nxjerr fjalimin e Trump: Kartelet dhe komunizmi, dy rreziqe për një shtet!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Plagosi dy persona në Laprakë, shpallet në kërkim autori 14 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Arrestoni Ramën!”/ 103 ditë revoltë, gazeta amerikane: Protestat kundër qeverisë kanë tronditur Shqipërinë 12 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Gjyqtarët kallëzuan penalisht Petrit Malajn, Rama: Shkresës i mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë! Pagat do rriten me vendim të Parlamentit 10 lexime · 7 orë më parë
  4. 04
    Politikë Skandali i trafikut ndërkombëtar të armëve/ Muçollari: Ky është biznesi i Ramës dhe Yeffet, do apelojmë tek partnerët që të angazhohen në zbardhjen e aferës 7 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Asnjë qeveri s’del mbi vendimet e GJK”, Lala zbërthen përplasjen për pagat: Gjyqtarët e akuzojnë Petrit Malajn për shpërdorim detyre dhe… 6 lexime · 7 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Protestuesit të ndarë! Një grup bllokoi rrugët e Tiranës, rrethoi dhe sulmoi një makinë! Rama replikon sërish me ‘Demokratët Evropianë’: Kjo është dhunë (VIDEO) 6 lexime · 13 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Të bllokojmë gjithë institucionet!”/ Mërgata shqiptare në shesh më 12 shtator, aktivisti Daci: Nisemi nesër për Tiranë, të bashkohemi gjithë shqiptarët! 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Në prag të vitit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës masa të shtuara për institucionet arsimore! Në fokus garantimi i procesit të rregullt mësimor

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor 2026–2027, Bashkia e Tiranës ka njoftuar se ka marrë…

• 3 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

Pas 30 vitesh pritje, nis asfaltimi i rrugës në Domën! Fshati panoramik i Shkodrës pret t’i rikthehet zhvillimit

Ka nisur puna për asfaltimin e rrugës në fshatin Domën, në Njësinë Administrative Postribë, një investim i kërkuar…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Farmacistë të huaj në kërkim të punës në Shqipëri, Urdhri: Leja e qëndrimit nuk mjafton, duhet licencë dhe njohuri e gjuhës shqipe

Një njoftim për punësimin e farmacistëve nga Etiopia ka vënë në lëvizje Urdhrin e Farmacistëve të Shqipërisë. Në…

• 4 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by