Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Institucionet s’duhet të përdoren për të heshtur kritikët”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Kur komentet nuk kontrollohen më, pushteti kërkon të kontrollojë komentuesit
Politikë

“Institucionet s’duhet të përdoren për të heshtur kritikët”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Kur komentet nuk kontrollohen më, pushteti kërkon të kontrollojë komentuesit

• 9 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Aktivisti Ilir Xhemalaj ka reaguar pas deklaratës zyrtare të Policisë së Shtetit lidhur me hetimet për aktivitetin në rrjetet sociale, duke ngritur shqetësimin se institucionet mund të përdoren për të intimiduar qytetarët që shprehin mendimin e tyre kritik ndaj qeverisë.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Xhemalaj shprehet se “kur komentet nuk kontrollohen më, pushteti kërkon të kontrollojë komentuesit”, ndërsa ngre pyetjen nëse autoritetet po hetojnë vërtet krimet kibernetike apo po ushtrojnë presion ndaj qytetarëve.

Sipas tij, prej vitesh propaganda qeveritare është mbështetur nga rrjete të koordinuara në mediat sociale, por për këtë, sipas tij, nuk ka pasur asnjë hetim apo reagim institucional.

Read more:35 ditë protestë për largimin e Edi Ramës/ Aktivisti: Sot do të jetë organizim madhështor, na janë bashkuar shqiptarë nga e gjithë diaspora. Ata po e ndjejnë fundin

“Ne, si aktivistë, kemi qenë vazhdimisht objekt i sulmeve të koordinuara në rrjetet sociale. Jemi denigruar, raportuar masivisht, sulmuar nga profile të rreme dhe nga makineria propagandistike. Atëherë Policia nuk foli”, shprehet ai.

A post shared by Ilir Xhemalaj (@ilirxhemalaj)

Read more:Sekuestrohen rreth 100 mijë euro pasuri nga krimet kibernetike në Prishtinë

Xhemalaj thekson se askush nuk mbron profilet e rreme apo manipulimin e organizuar në rrjet, por shton se ligji nuk duhet të përdoret si mjet për të frikësuar qytetarët që kritikojnë pushtetin.

“Liria e shprehjes nuk është krim. Kritika nuk është krim. Frikësimi i qytetarëve është rruga e gabuar”, deklaron ai.

Read more:Shoferi britanik filmohet me portë futbolli sipër makinës

Në përfundim të reagimit, aktivisti i bën thirrje Policisë së Shtetit të mbrojë qytetarët dhe jo, sipas tij, “imazhin politik të qeverisë”, duke theksuar se zëri kritik i qytetarëve nuk mund të intimidohet.

Reagimi i plotë;

Kur komentet nuk kontrollohen më, pushteti kërkon të kontrollojë komentuesit.
Deklarata e Policisë së Shtetit ngre një pyetje të thjeshtë: a po hetohen krimet kibernetike, apo po intimidohen qytetarët që shprehin mendimin e tyre?
Për vite me radhë kemi parë me sytë tanë se si propaganda shtetërore është ushqyer nga ushtri patronazhistësh, faqe të sponsorizuara, profile të koordinuara dhe administratë që përdoret për të bërë like, share dhe komente në favor të qeverisë. Për këtë nuk kemi dëgjuar asnjë konferencë shtypi, asnjë hetim dhe asnjë alarm.
Ne, si aktivistë, kemi qenë vazhdimisht objekt i sulmeve të koordinuara në rrjetet sociale. Jemi denigruar, raportuar masivisht, sulmuar nga profile të rreme dhe nga makineria propagandistike. Atëherë Policia nuk foli.
Sot, sepse qytetarët po reagojnë lirshëm dhe zemërimi ndaj qeverisë nuk fshihet më, na thuhet se mijëra komente dhe vlerësime duhen hetuar.
Askush nuk mbron profilet e rreme apo manipulimin e organizuar. Nëse ka shkelje të ligjit, ato duhet të hetohen. Por ligji nuk mund të përdoret si armë për të frikësuar qytetarët që kritikojnë pushtetin.
Demokracia nuk matet me numrin e pëlqimeve që merr Kryeministri. Demokracia matet me aftësinë për të pranuar kritikat, edhe kur ato janë të forta, të shumta dhe të pakëndshme.
Policia e Shtetit duhet të mbrojë qytetarët, jo imazhin politik të qeverisë. Institucionet nuk duhet të përdoren për të heshtur zërat kritikë.
Liria e shprehjes nuk është krim. Kritika nuk është krim. Frikësimi i qytetarëve është rruga e gabuar.
Zëri i qytetarëve nuk intimidohet…

Lexo edhe
Politikë

“Rama dhe Belinda në burg”/ Dita e 109-të e protestës, qytetarët rikthehen në shesh, paralajmërohet marshim drejt Parlamentit

Politikë

“Nuk kam frikë nga askush veç Zotit”/ Ngërçi me pagat, kreu i Unionit të Gjyqtarëve “shpërthen” te “Ligjet”: Nëse do bëni atentat dhe puç kushtetues…

Tags: #Armë #Demokracia #Krimet kibernetike #Mediat #Mediat sociale #Policia #policia e shtetit #pushteti

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Rama dhe Belinda në burg”/ Dita e 109-të e protestës, qytetarët rikthehen në shesh, paralajmërohet marshim drejt Parlamentit
  • “Nuk kam frikë nga askush veç Zotit”/ Ngërçi me pagat, kreu i Unionit të Gjyqtarëve “shpërthen” te “Ligjet”: Nëse do bëni atentat dhe puç kushtetues…
  • FOTO-VIDEO/ “Liri për Çlirimtarët”! Numërimi mbrapsht në Hagë, orët e fundit para vendimit për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin
  • VIDEO/ “Nesër më shumë”, mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Ju erdhi fundi, Edi Rama jepe dorëheqjen
  • Fiona Papajorgji takohet me kreun e Gjykatës Kushtetuese të Italisë, pritet në audiencë nga Presidenti Mattarella
Nga të njëjtat tag-e
  • “Je rrezik për vendin”/ Protestuesi shpërthen ndaj Ramës: Nuk na shuan dot kurrë si komb
  • “Daja i Zegjinesë më rrëmbeu dhe përdhunoi”, reagon deputetja socialiste: Organet ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre
  • “KAYO skemë mafioze, “News 24” u nxor me dhunë nga godina”/ Tedi Blushi: Përgjimet e Ron Yeffet treguan se shteti i kapur nga krimi! Rama me modelin Roni dhe Gysi…
  • U dhunua në komisariat! Protestuesi për News24: Më rrahu policia. Jam në gjendje të rënduar ekonomike, Rama e ka degraduar vendin
  • Aksident në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, përplasen 3 automjete! 3 persona të plagosur
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Është vonë, kërkohet reflektim i thellë, Rama të dorëhiqet!”, Marjana Koçeku: Ardhja e diasporës në shesh, realitet politik! 24 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë ‘Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri’, kushëriri i Çim Pekës sulmon verbalisht Ramën në shkallët e avionit në Napoli, shoqërohet nga policia italiane (VIDEO) 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë 10 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Jemi shumë pranë fitores”/ Sot protesta e 108-të kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh: Kryeministër jep dorëheqjen! 10 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Konflikti për pagat e magjistratëve, BIRN: Një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë! Qëllim shpërqendrimi nga protestat 8 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Politikë “S’është barrë e madhe! Aq para GJKKO i sekuestron nga krimi çdo vit!”, Rama “shpërthen” ndaj Engert Pëllumbit: Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu! 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Rama u tmerrua në sarajet e Surrelit” – Berisha mban konferencën e parë pas udhëtimit në SHBA: Shkova të kërkoj ndihmën e administratës amerikane për rrëzimin e diktaturës së krimit e drogës 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Rama dhe Belinda në burg”/ Dita e 109-të e protestës, qytetarët rikthehen në shesh, paralajmërohet marshim drejt Parlamentit

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës hyn sot në ditën e 109-të, me qytetarët dhe aktivistët që pritet…

• 22 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Nuk kam frikë nga askush veç Zotit”/ Ngërçi me pagat, kreu i Unionit të Gjyqtarëve “shpërthen” te “Ligjet”: Nëse do bëni atentat dhe puç kushtetues…

Kreu i Unionit të Gjyqtarëve, Gerd Hoxha, në fjalën e tij në Komisionin e Ligjeve ka kundërshtuar draftin…

• 22 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

FOTO-VIDEO/ “Liri për Çlirimtarët”! Numërimi mbrapsht në Hagë, orët e fundit para vendimit për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Ka nisur numërimi mbrapsht në Hagë, ku kanë mbetur vetëm pak orë deri në shpalljen e vendimit për…

• 9 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by