Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Dhuna ndaj 17-vjeçares në Fier, Prençi: Shoqëria po dështon në edukimin e brezit të ri! Malaj: Tabani i familjes nuk është më i fortë dhe po kriset
Sociale

Dhuna ndaj 17-vjeçares në Fier, Prençi: Shoqëria po dështon në edukimin e brezit të ri! Malaj: Tabani i familjes nuk është më i fortë dhe po kriset

• 10 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Dhuna e ushtruar ndaj një 17-vjeçareje në Fier, e cila u filmua dhe më pas u publikua në rrjetet sociale, ka ngritur alarmin për përhapjen e fenomeneve të dhunës dhe bullizmit mes të rinjve.

E ftuar në “Frontline” me Marsela Karapançon në Report Tv, aktivistja Zhaklinë Lakatari u shpreh se ngjarja nuk ishte thjesht një konflikt mes bashkëmoshataresh, por një “spektakël dhune”, pasi e reja u izolua, u dhunua, u filmua dhe më pas videoja u publikua. Sipas saj, kanë dështuar të gjitha hallkat institucionale, nga policia dhe prokuroria te shkolla, psikologët, shërbimet sociale dhe familja.

“Ne kemi një krizë të madhe sociale. Të rinjtë që kryejnë akte të tilla janë gjithashtu viktima të sistemit, të modeleve të gabuara që promovohen dhe të mungesës së politikave për të rinjtë”, deklaroi Gjolla.

Read more:“20 milionë euro për zjarret”, ministri Demo: Janë gati edhe 10 milionë të tjera për transportin publik

Ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi, tha se fenomenet e dhunës mes të rinjve janë shtuar vitet e fundit dhe se shoqëria po i jep shembuj të gabuar brezit të ri.

“Gjuha e ashpër e politikës, bullizmi në jetën publike, dobësimi i rolit të shkollës dhe ndikimi i pakontrolluar i rrjeteve sociale po kopjohen nga të rinjtë. Jemi përballë një shoqërie që po dështon në edukimin e brezit të ri”, u shpreh Prençi, duke kërkuar hartimin e një strategjie kombëtare për edukimin dhe mbrojtjen e të rinjve.

Read more:Dyshohet se lejuan kultivimin e lëndëve narkotike, AMP nis hetim ndaj zinxhirit komandues të komisariatit të Policisë Divjakë

Avokati Edmond Petraj e cilësoi videon “të tmerrshme” dhe tha se nuk arriti ta shikonte deri në fund për shkak të dhunës së ushtruar ndaj 17-vjeçares. Sipas tij, familja, shkolla dhe shteti kanë humbur kontrollin mbi brezin e ri, ndërsa rrjetet sociale po ndikojnë negativisht te adoleshentët.

“Ky brez ka harruar librin, ka harruar mësuesin dhe nuk i llogarit më prindërit. Duhet një ligj i posaçëm dhe një kontroll më i madh mbi përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit”, tha ai.

Read more:Raporti i PE për Shqipërinë/ Gaba: Nëse Parlamenti do i hiqte imunitetin Ballukut, sot do hapnim shampanjën! Demalia: Rama ka merita, opozita pengesë për integrimin!

Ndërsa pedagogia Nora Malaj tha se pas shikimit të videos nuk kishte fjetur gjithë natën, pasi ngjarja i tregoi se kriza më e madhe e shoqërisë shqiptare është ajo e familjes dhe e prindërimit.

“Kuptova se tabani i familjes nuk është më i fortë dhe po kriset. Shpesh prindërit, për të siguruar të ardhura, i lënë fëmijët pa mbështetjen e nevojshme. Këto vajza nuk më krijuan përshtypjen se ishin vetëm, por se pas tyre mund të ketë ndikime apo abuzime të tjera që duhen hetuar”, deklaroi Malaj.

Lexo edhe
Sociale

Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)

Sociale

Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)

Tags: #Adoleshentët #Dhuna #Dhune #edmond petraj #Familja #Fëmijët #Fier #frontline

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)
  • Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)
  • Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO)
  • Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!
  • Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër
Nga të njëjtat tag-e
  • Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)
  • Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)
  • Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!
  • Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër
  • Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 7 lexime · 21 orë më parë
  2. 02
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 3 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të mërkurë një video që prezanton investimet infrastrukturore në qarkun e Lezhës,…

• 21 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)

Një grup protestuesish kanë hyrë brenda ambienteve të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe u kanë bërë thirrje studentëve…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
Sociale

Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO)

Një stadium i vogël dhe fushë futbolli po ndërtohet në Katund të Ri në Durrës. Kryeministri Edi Rama…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin