Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Një nga ne/ Historia e Muhamet Trepçit, mjeshtri që ‘lexoi’ të fshehtat e drurit të ullirit: Kam gjetur 30 vepra artistike nga natyra
Sociale

Një nga ne/ Historia e Muhamet Trepçit, mjeshtri që ‘lexoi’ të fshehtat e drurit të ullirit: Kam gjetur 30 vepra artistike nga natyra

• 11 Korrik, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në punishten e Muhamet Trepçit nuk gjen vetëm punime druri. Një zog i fshehur në drurin e ullirit, u bë pikënisja e një rrugëtimi të pazakontë për mjeshtrin nga Shkodra. Që prej asaj kohe, numëron 30 vepra artistike me autor natyrën.

“U bënë 30 vjet që punoj me drurin e ullirit, e dua sepse është i shenjtë për të gjitha fetë. Përmendet në Bibël dhe Kuran ky dru dhe unë kam gjetur disa të fshehta që janë quajtur vepra arti.

Isha 17 vjeç kur fillova punën. Mora kategoritë përkatëse të vogla fillimisht. Kryeva shërbimin ushtarak dhe u ktheva për të vazhduar punën si marangoz.

Read more:Nga mësimdhënia në fshat tek arti në Shkodër, Teuta Lagjja rrëfehet në ‘Një nga ne’: Bëj dy punë që të mbaj familjen

Puna me drurin e ullirit u përqëndrua në katër sektorë: punë dore si artizan me enët e kuzhinës me suvenire, me objekte fetare edhe bizhuteri. Gjatë kësaj kohe unë nxora një figurë zogu. Gjëja kryesore ishte çudia e madhe, por artikulli i Umberto Ecos shërbeu si busull për mua. Atëherë bëra shumë kujdes në gjetjen e figurave dhe këtu në thelb janë dy momente interesante si gjetja dhe rastësia.”, tregon mjeshtri i drurit për fillesat e këtij misioni të veçantë.

Gjatë punës së përditshme që bën me drurin e ullirit, ai i rikthehet copave për të identifikuar një figurë. Thuhet se pema fotografon, por jo kushdo mund të hasi veprat e natyrës.

Read more:“Më kanë shkaktuar 70 milionë lekë dëm”, grabitja e argjendarisë në Kamëz, pronari për “Shqipëria Live”: S’kam konflikt me askënd

“Meqë pema ka brenda celulozë impresionohet prej dritës së madhe që ka shkreptima dhe fotografon objektet. Kjo është një tip legjende edhe mua më intereson edhe më pëlqen me e besu, por për ta përcaktuar duhen botanistët. Veprat e gjetura prej natyrës janë ekspozuar në monumentin historik të Vittoriano në Romë dhe unë isha i vetëm me këtë gjini”, tregon Muhameti ndërsa shton se këto gjetje u ekspozuan gjithashtu në Stamboll, Selanik, Budva dhe Londër.

Më tej mjeshtri i drurit shpjegon sesi u prezantuan këto vepra dhe çfarë i ndan ato nga puna e një piktori.

Read more:LIVE- 41 ditë revoltë! “Nesër më shumë”/ Qytetarët marshim-protestë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit: Rama në burg, Berisha në burg

“Figurat i kemi konceptuar në disa pozicione: fotografi, ikonografia, vepra arti. Piktori ideon, merr penelin dhe fillon të hedh ngjyrat. Kjo është figurë që të del gjatë punës dhe ti e evidenton ose jo. Kontrastet e ngjyrave janë nga e verdha bojëkafe deri në zezë. Janë kontrastet në maksimum dhe harmonia e linjave është në perfeksion të natyrës.”, thotë Muhameti.

Ai është i vetmi në Shqipëri që merret me këtë punë, por shpreson që në të ardhmen të gjejë dhe individë të tjerë që do të kërkojnë këto vepra artistike.

Read more:BYD po flet me Stellantis dhe të tjerë “për të marrë përsipër” fabrikat e tyre evropiane

“Rastësia është thelbi. Ata mund të presin gjithë pyllin dhe mund të mos gjejnë asgjë. Pema ka emocionet e veta dhe figurat mund të dalin të ndryshme. Personalisht kënaqësia është shumë e madhe kur gjej edhe kur shoh reagime shumë interesante nga personat e tjerë. Do kisha dëshirë që të kishim një grup që merret me këtë punë, mos jem i vetëm. Unë mendoj se kam kryer një detyrë qytetare në Shkodër i kam shërbyer ambientit dhe kam lënë një gjurmë që do të vlerësohet nga strukturat, persona të ndryshëm. Kam gjetur 30 vepra, por me respektu personat që do vijnë pas meje kam thënë që do gjenden vepra më të bukura.”, përfundon Muhamet Trepçi.

Emisionin “Një nga ne” mund ta ndiqni çdo të shtunë, ora 13:00 në ekranin e Report Tv.

Lexo edhe
Sociale

2 milionë hyrje-dalje u përpuan në pikat kufitare mes Kukësit e Kosovës gjatë majit e qershorit, mbi 12 mijë vetëm sot (VIDEO)

Sociale

Infarktet, 15% e rasteve te persona nën moshën 45 vjeç! Kardiologu Edison Skëndo: Ndryshoni stil jetese! Bëni analiza të paktën 1 herë në vit (VIDEO)

Tags: #Arti #bizhuteri #Detyrë #Emocionet #Fotografi #Interesante #Kryesore #Muhamet Trepçi #nje nga ne

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • 2 milionë hyrje-dalje u përpuan në pikat kufitare mes Kukësit e Kosovës gjatë majit e qershorit, mbi 12 mijë vetëm sot (VIDEO)
  • Infarktet, 15% e rasteve te persona nën moshën 45 vjeç! Kardiologu Edison Skëndo: Ndryshoni stil jetese! Bëni analiza të paktën 1 herë në vit (VIDEO)
  • Radhë kilometrike në doganën e Qafë Botës, qytetarët dynden drejt Greqisë për fundjavë (VIDEO)
  • ENGLISH VERSION/ Kanye West concert in Tirana, shuttle services, traffic restrictions and everything fans need to know
  • Moti i kthjellët me vranësira të pakta, parashikimi për sot (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • LIVE- Protesta kombëtare për dorëheqjen e Ramës, shqiptarët në revoltë prej 42 ditësh, nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”
  • 2 milionë hyrje-dalje u përpuan në pikat kufitare mes Kukësit e Kosovës gjatë majit e qershorit, mbi 12 mijë vetëm sot (VIDEO)
  • Kukës/ Zbulohet parcelë me kanabis, në kërkim babë e bir, procedohen bashkëshortja dhe kryeplaku i fshatit (VIDEO)
  • Pensionistët drejt kufirit të varfërisë ekstreme, Tabaku: Ramës i ka mbetur vetëm vetëviktimizimi dhe sajimi i armiqve, dështimi ekonomik s’fshihet me propagandë
  • Protesta kombëtare për dorëheqjen e Ramës hyn në ditën e 42, sot i bashkohen revoltës edhe shqiptarë nga diaspora
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vrasja në Shkodër/ U grindën për celularin, Shtjefën Ziçi e qëlloi të shoqen për shkak të xhelozisë, nuk shfaq pendesë! Kamerat e sigurisë fiksojnë momentin para krimit 14 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Pensionistët drejt kufirit të varfërisë ekstreme, Tabaku: Ramës i ka mbetur vetëm vetëviktimizimi dhe sajimi i armiqve, dështimi ekonomik s’fshihet me propagandë 14 lexime · 7 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Në kërkim për vrasje e plagosje nga Maqedonia e Veriut, arrestohen 2 të rinjtë në Durrës! Në pranga edhe një tjetër (EMRAT+VIDEO) 12 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Problem në Shqipëri është sistemi, duhet protestuar edhe për ndërkombëtarët”/ Lubonja: Rama përkrahet nga BE sepse siguron stabilitet. Krimi shqiptar i përhapur edhe në Holandë dhe Gjermani 11 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë 22 pasuri të Gramoz Totos i kalojnë shtetit shqiptar, i dënuar me 18 vite burg nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni 11 lexime · 7 orë më parë
  6. 06
    Politikë Revolta e 40 në Tiranë/ “Bashkohuni që ta ndryshojmë këtë vend”, studenti në protestën kundër Ramës: Nuk duan rini që punon, i kanë lënë në baltë 10 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- Protestë e pandalur kundër kryeministrit, shqiptarët kërkojnë dorëheqje/ Qytetari: Kanë vjedhur popullin, Rama të arrestohet 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

2 milionë hyrje-dalje u përpuan në pikat kufitare mes Kukësit e Kosovës gjatë majit e qershorit, mbi 12 mijë vetëm sot (VIDEO)

Gjatë muajve maj dhe qershor është shënuar rekord i hyrje-daljeve në pikat kufitare të qarkut Kukës me Kosovën,…

• 4 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Infarktet, 15% e rasteve te persona nën moshën 45 vjeç! Kardiologu Edison Skëndo: Ndryshoni stil jetese! Bëni analiza të paktën 1 herë në vit (VIDEO)

Temperaturat e larta të kësaj vere japin veçanërisht ndikim tek persona që vuajnë nga sëmundje kronike të zemrës,…

• 5 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Radhë kilometrike në doganën e Qafë Botës, qytetarët dynden drejt Greqisë për fundjavë (VIDEO)

SARANDË – Radhë kilometrike janë regjistruar këtë të shtunë në doganën e Qafë Botës. Ditën e sotme po…

• 5 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by