Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Komisioni po mbyll afatin pa asnjë produkt final”/ BIRN: Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro
Politikë

“Komisioni po mbyll afatin pa asnjë produkt final”/ BIRN: Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

• 14 Korrik, 2026 • 8 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore kërkon zgjatjen e mandatit të saj, pasi në tetë muajt e funksionimit nuk ka ende ndonjë produkt real. Përfaqësuesit e shoqërisë civile sugjerojnë se komisioni duhet të ndryshojë të gjithë mënyrën e funksionimit.

Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore pritet t’i kërkojë Kuvendit një shtyrje afati për funksionimin e tij, pasi po mbyll afatin ligjor pa asnjë produkt final.

Bashkëkryetari socialist i këtij komisioni, Damian Gjiknuri, tha të hënën në seancë plenare se shtyrja do të kërkohet edhe për disa muaj të tjerë me synimin që të adresohen të gjitha rekomandimet për draft-projektligjet për Financimin e Partive Politike dhe për Kodin Zgjedhor.

Gjiknuri deklaroi në seancë se Komisioni ka kryer “një punë relativisht të mirë”, por ka pasur vështirësi në komunikimin politik.

“Një projekt konsensual që ka kaluar filtrat e Komisionit Europian dhe Komisionit të Venecias dhe kemi mundësinë edhe këto javë që kanë mbetur t’i vijmë Kuvendit me një ligj të gjithëpranuar,” tha ai.

Edhe bashkëkryetari opozitar i këtij komisionit, Oerd Bylykbashi, shprehu dakordësi me nevojën për shtyrje të afatit dhe vlerëson se komisioni me punën e deritanishme ka shtruar rrugën për realizimin e një pakete ligjore që do të rregullojë disa ligje, jo vetëm ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Read more:“Albanian Files”, libër i Ramës dhe njerëzve të mi!”, Këlliçi nga Kuvendi: Të ngrihet komision hetimor për projektet e arkitektëve të huaj në Shqipëri

Për opozitën duket urgjente adresimi i çështjes së përdorimit të burimeve shtetërore në fushatat zgjedhore, ndëshkimi i krimeve zgjedhore dhe përmirësimi i draftit për financimin e partive me reflektimin e rekomandimeve të ardhura nga OSBE/ODIHR dhe nga Komisioni i Venecias.

“Nuk është hera e parë që shtyhet mandati, kështu është vepruar edhe në reformat e suksesshme konsensuale të viteve 2002, 2004 , 2008 dhe 2012 kur reformat kanë nevojitur disa mandate komisioni. Kryesore është që ato norma që do të miratohen të jenë të aplikueshme dhe efikase para zgjedhjve vendore të 2027-ës,” tha Bylykbashi për BIRN, duke shtuar se synimi është që për zgjedhjet e ardhshme lokale, të paktën të kenë ngritur “një strukturë të qartë ndalimi dhe ndëshkimi për përdorimin e shtetit në zgjedhje”.

“E rëndësishme është që ne të arrijmë të bëjmë një kornizë ligjore të zbatueshme që mundësojnë zgjedhje demokratike e që mund të kërkojë edhe ndërhyrje në ligje të tjera, përfshirë dhe në Kodin Penal apo ligje që rregullojnë funkionimin e administratës publike,” theksoi ai.

Komisioni u ngrit me konsensus politik mes dy partive kryesore, PS-PD në tetor 2025 në një klimë të tensionuar politike, vetëm disa muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ku PS siguroi një mandat të katërt me 83 mandate.

Kalendari i punës së komisionit parashikonte hartimin e një ligji të ri për Financimin e Partive Politike deri në dhjetor 2025 dhe hartimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, sipas disa temave dhe çështjeve që lidheshin me rekomandimet deri në korrik 2026.

Read more:Mbingarkesa elektrike rrit rrezikun e zjarreve në pallate! Kreu i zjarrfikësve për Report Tv: Jo bombola kampingu në shtëpi (VIDEO)

I vetmi produkt që ky komision ka prezantuar për publikun është një draft-projektligj për Financimin e Partive Politike, i hartuar me konsensus nga ekspertë të komisionit – një nismë që u prit me kritika dhe sugjerime shtesë nga përfaqësues të shoqërisë civile.

Edhe një opinion i Komisionit të Venecias mbi këtë dokument rekomandon që disa prej dispozitave ligjore të ndryshojnë, si për shembull ato të lidhura me financimin indirekt të partive përmes subjekteve të lidhura me partitë, palët e treta, platformat digjitale apo shërbimet në natyrë.

Për organizatat e shoqërisë civile që janë pjesë e tryezave konsultuese dhe monitoruese të proceseve zgjedhore, përfundimi i afatit ligjor të komisionit pa asnjë produkt është vetëm njëra anë e problemit.

“Më shumë shqetësues se shtyrja e afatit është fakti që nuk kemi një qartësi të reformës dhe kjo reformë nuk bën dallim nga praktikat e dështuara të komisioneve të mëparshme bipartizane,” tha Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit për Studime Politike.

Sipas Krasniqit, vullneti politik dhe përkushtimi real për të respektuar afatet dhe pritshmëritë nuk i përgjigjet nevojës për një reformë të plotë zgjedhore.

Read more:Anketa/ SPAK është institucioni më i besueshëm, mbi 90% e shqiptarëve vlerësojnë reformën. SHBA partneri më i besuar

Edhe Erida Skëndaj, drejtuese e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, thotë se reforma zgjedhore nuk u trajtua si prioritet i punës së Kuvendit dhe kjo sipas saj “është pasqyra e mungesës së vullnetit politik”.

“Nëse reforma zgjedhore do të ishte trajtuar si prioritet dhe do të ishte punuar në mënyrë sistematike, Komisioni i Posaçëm do të kishte prodhuar produkte, qoftë edhe të pjesshme,” tha Skëndaj, duke vlerësuar gjithsesi si pozitive kërkesën për vazhdimësinë e punës së tij.

Impakti tek zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve parashikon që çdo ndryshim ligjor të miratohet të paktën 6 muaj përpara një procesi zgjedhor, në mënyrë që ato të reflektohen në praktikë. Sipas këtyre afateve, ndryshimet do të duhej të ishin mbyllur brenda këtij sesioni parlamentar në mënyrë që të ishin të zbatueshme në zgjedhjeve vendore të pranverës së ardhshme.

Për organizatat e shoqërisë civile, ky do të jetë një tjetër shans i humbur për të impelmentuar rekomandimet në zgjedhjet e ardhshme.

Rigels Xhemollari, drejtues i organizatës “Qëndresa Qytetare” vlerëson se pasoja afatshkurtër e mungesës së një produkti do të ndjehet në zgjedhjet vendore, pasi ato do të organizohen pa asnjë ndryshim që përmirëson cilësinë e votimeve.

Read more:Lufta në Iran rrit çmimet e ushqimeve, paralajmëron Programi Botëror i Ushqimit: Miliona njerëz rrezikojnë urinë

Xhemollari e lidh mungesën e një drafti ndryshimesh me klimën politike të vendit dhe me protestat qytetare të përditshme që i adresohen edhe establishmentit politik të mbizotëruar nga dy partitë e mëdha.

“PD – PS nuk mund të bënin dot pazarin e radhës mes këtyre protestave dhe kanë vendosur ta shtyjnë,” tha Xhemollari, duke shtuar se fakti që në tetë muaj nuk u prodhua asnjë produkt për reformën përbën një shpërdorim të besimit dhe taksave të qytetarëve.

Skëndaj nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit rikthen në vëmendje afatat e ngutshme deri në zgjedhjet e ardhshme lokale për të implementuar një reformë të pritshme.

“Nëse Komisioni dhe Kuvendi i miratojnë ndryshimet e pjesshme me vonesë, KQZ-së i mbetet me pak kohë për t’u njohur me to dhe për t’i zbatuar. Kështu rrezikohet që rekomandimet e pazbatuara të OSBE/ODIHR të mbeten sërish të hapura edhe në një cikël tjetër zgjedhor,” theksoi ajo.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile kritikojnë mënyrën se si komisioni i fundit Gjiknuri-Bylykbashi ka funksionuar edhe në aspektin teknik.

Read more:​Gara për Kuvendin, partitë drejt afatit final për dorëzimin e listave

Sipas Krasniqit, do të duhej të kishte një mënyrë tjetër funksionimi, që nga kalendari i punës dhe konsultimi publik, në mënyrë që sipas tij “të reflektonte gabimet e së kaluarës”.

“Do të duhej të kishte një paketë ligjore për financimin e partive politike dhe fushatat zgjedhore, ligjin për partitë dhe Kodin Zgjedhor në mënyrë që të mos kishte mbivendosje,” tha ai, duke e konsideruar punën e Komisionit si të pjesshme.

Skëndaj gjithashtu mendon se vazhdimësia e këtij komisioni do të ketë kuptim vetëm nëse ndryshon metodologjinë e punës: një kalendar i detajuar me objektiva, masa, konsultim substancial dhe afate për të gjitha ndryshimet në legjislacion që kërkojnë adresim të këtij Komisioni dhe që garantojnë reformë zgjedhore të gjithëanshme.

Ajo propozon që kalendari i ri i punës të monitorohet dhe vlerësohet periodikisht nga një strukturë e dedikuar brenda Kuvendit./BIRN

Lexo edhe
Politikë

Revolta nuk ndalet! Sot protesta e 45-të për dorëheqjen e Ramës: Të marrim në dorë fatet e vendit

Politikë

“Qytetarët janë ngritur për të shporrur këtë regjim” – Andi Tepelena nga protesta: Rinia dhe diaspora do marrin fatet e vendit në dorë!

Tags: #jetë #Komision #Komisioni qendror i zgjedhjeve #Komiteti Shqiptar i Helsinkit #Kqz #Kryesore #Opinion #Organizatat

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Revolta nuk ndalet! Sot protesta e 45-të për dorëheqjen e Ramës: Të marrim në dorë fatet e vendit
  • “Qytetarët janë ngritur për të shporrur këtë regjim” – Andi Tepelena nga protesta: Rinia dhe diaspora do marrin fatet e vendit në dorë!
  • Zemrat e protestuesve ngrihen në peshë! Thirrja e fortë e djalit të mitur nga Kryeministria: Rama n’burg, Berisha n’burg
  • “Nesër më shumë!”/ Protestuesit mbyllin fjalimet para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në Bulevard
  • “Rama Spak you!”/ Protestuesit mbushin plot rrugët e Tiranës, thirrje në kor: Parlamenti i krimit
Nga të njëjtat tag-e
  • “Himni ynë: Rama n’burg, Berisha n’burg”! Erjon Murataj: Kongresi i SHBA regjistroi kërkesën për hetimin e lidhjeve të qeverisë shqiptare me narkotrafikun
  • “Nesër qeveria në PE”/ Aktivistja Luçiana Kokaj njofton protestën para Parlamentit Europian: Shqiptarët në Bruksel të tregojnë fytyrën e vërtetë të Shqipërisë
  • “Dora e armikut”/ Protestat masive për dorëheqjen e Ramës, Jonila Godole “sfidon” teoritë konspirative: Jo çdo lëvizje ka një dirigjent të fshehur
  • Berisha merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI në Bruksel
  • “Protesta nuk do të ndalet, çdo ditë do të jenë me mijëra në shesh”/ Aktivisti: Duhet të dorëhiqet Edi Rama bashkë me deputetët, integriteti i tyre ka rënë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Mbështeti protestat për largimin e Ramës/ Ish-ministrja e PS, Ermelinda Meksi: Pse nuk flasin intelektualët? Duhet kurajë dhe integritet moral. S’do hezitoj të them atë që besoj! 58 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Berat/ Po ndihmonte të atin në arë dhe u fut në lumë për t’u larë, mbytet 15-vjeçari (EMRI+VIDEO) 17 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama-Berisha, ortakë”/ Opozita bojkotoi seancën plenare, Salianji: Shërbimi më i madh që mund t’i bëhet kryeministrit! Sot Kuvendi duhet të ziente 17 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Politikë Shqiptarët kërkojnë masivisht largimin e Ramës nga zyrat e OKB në New York: Qeveria të japë dorëheqjen menjëherë! 15 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Himni ynë: Rama n’burg, Berisha n’burg”! Erjon Murataj: Kongresi i SHBA regjistroi kërkesën për hetimin e lidhjeve të qeverisë shqiptare me narkotrafikun 14 lexime · 12 orë më parë
  6. 06
    Politikë Revolta kundër Ramës/ Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, mesazh qytetarëve: Vazhdoni rezistencën! Kauza për të cilën po luftoni është shumë e drejtë 14 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE – Sot dita e 43-të e revoltës në Tiranë, protestuesit mblidhen në Sheshin Skënderbej 11 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Revolta nuk ndalet! Sot protesta e 45-të për dorëheqjen e Ramës: Të marrim në dorë fatet e vendit

Shqipëria hyn sot në ditën e 45-të të protestave qytetare, ndërsa organizatorët kanë bërë të qartë se revolta…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Qytetarët janë ngritur për të shporrur këtë regjim” – Andi Tepelena nga protesta: Rinia dhe diaspora do marrin fatet e vendit në dorë!

Protesta ka marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku kanë nisur edhe fjalimet e para përpara godinës së…

• 9 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Zemrat e protestuesve ngrihen në peshë! Thirrja e fortë e djalit të mitur nga Kryeministria: Rama n’burg, Berisha n’burg

“Rama n’burg, Berisha n’burg!”. Kjo ishte thirrja që erdhi nga një fëmijë mitur nga protesta. Teksa shoqërohej nga…

• 11 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by