Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Protesta frikëson turistët? Rama shembi me tritol ‘Prestige Resort’ në pikun e sezonit turistik/ Robert Aliaj: Kryeministri si Enveri, tejkaloi edhe Ramizin
Politikë

Protesta frikëson turistët? Rama shembi me tritol ‘Prestige Resort’ në pikun e sezonit turistik/ Robert Aliaj: Kryeministri si Enveri, tejkaloi edhe Ramizin

• 14 Korrik, 2026 • 11 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Debati për mënyrën se si po menaxhohet turizmi në Shqipëri është rikthyer në vëmendje pas komenteve të këngëtarit Robert Aliaj, ndërsa ndër mend të vjen rasti i paprecedentë me Prestige Resort, i cili u hodh në tritol në kulmin e sezonit turistik. Teksa sot Rama ‘kujdeset’ për imazhin e Shqipërisë, në rastin e Prestige harroi që ishte plotë me turistë.
Në “Programin e Drekës” në News24, gazetarja Nisida Tufa solli në vëmendje paradoksin e një aksioni të tillë me urdhër qeveritar, në një periudhë kur resorti kishte fluks turistësh.

“Duke marrë një paralelizëm, sa ironike mund të tingëllojë kur në mes të pikut të turizmit, u prish Prestige Resort. Po e them si eksperiencë në televizionin ku pikërisht punoj. Nuk e di sa ironike mund të jetë kjo për sa i takon turistëve, për t’i akomoduar këtu dhe për t’u dhënë një situatë të qetë e të mirë për të shijuar pushimet e tyre”, u shpreh Tufa.

Read more:Shqiptarët e Kosovës dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i lartë hyrjesh në Morinë! 2 aksidente në Vërmicë shtojnë trafikun (VIDEO)

Duke iu referuar edhe debatit për koncertin e Kanye West në Tiranë, Robert Aliaj tha se ngjarje të tilla po përdoren si mjete propagandistike, ndërsa kritikoi mënyrën se si kryeministri Edi Rama u përfshi në promovimin e koncertit. “Unë e kam thënë edhe më parë, ndoshta edhe më kanë keqkuptuar. Një koncert ishte në fund të fundit një iniciativë private, sepse qeveritë nuk bëjnë koncerte”, tha Aliaj.

Sipas tij, mënyra se si u trajtua eventi nga qeveria ishte e pazakontë. “I vetmi individ që kam parë në Europë, që përfaqëson shtetin, ministër, kryeministër apo president – që ka bërë këtë gjë, është një shqiptar, Edi Rama. E pa, e takoi dhe e trajtoi Kryeministrinë si një lajm të kohës së Enver Hoxhës”, deklaroi ai. Aliaj bëri edhe një krahasim me ish-udhëheqjen komuniste, duke thënë se edhe kur u soll në Shqipëri këngëtari Al Bano, sipas tij, nuk u përdor në të njëjtën mënyrë për propagandë. “Edhe Ramiz Alia, që bëri të njëjtën gjë me Al Banon, nuk e çoi veten deri aty. E përdori si simbol hapjeje, por jo në këtë formë”, u shpreh artisti. Ai kundërshtoi gjithashtu idenë se një koncert i tillë mund të konsiderohet sukses turistik.

Read more:“Evropa të jetë më shumë kritike ndaj qeverisë”/ 44 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës, Neomalësorja për median holandeze: Protestat do të rriten edhe më shumë!

BISEDA
Nisida Tufa:
Duke marrë një paralelizëm, sa ironike mund të tingëllojë kur në mes të pikut të turizmit, prishi Prestige Resort. Po e them si eksperiencë në televizionin ku pikërisht punoj.
Por nuk e di sa ironike mund të jetë kjo për sa i takon turistëve për t’i akomoduar këtu dhe për t’i dhënë një situatë të qetë e të mirë për të shijuar pushimet e tyre.

Robert Aliaj:
Po unë e kam thënë më parë, e kam thënë dhe pse është keqkuptuar, ndoshta dhe më kanë keqkuptuar njerëzit. Nuk e di pse s’kuptohen njerëzit që kjo… një koncert që ishte në fund të fundit një iniciativë private, sepse qeveritë nuk bëjnë koncerte. I vetmi, i vetmi individ që ka takuar në jetën e vet, individ flas me kreditë e pushtetit, dua të thëm që përfaqëson shtetin, ministër, apo kryeministër, apo president në Evropë, është i vetmi, është një shqiptar, që është Edi Rama, që e pa dhe ja hapi dhe zorrat, dhe kryeministrinë e trajtoi siç quanin lajm në kohën e Enver Hoxhës. Duhet të them që as Ramiz Alia, që bëri të njëjtën gjë si Edi, që solli Al Banon, nuk e takoi, nuk e çoi veten deri aty të bëhet zorraxhi fare. Domethënë, nuk i dha rëndësi shumë, e përdori për të treguar që ne jemi më të hapur, kemi tendenca e kështu, siç u përdor për propagandë. Edhe këtë radhë u përdor. Por qartë dështimi është aty sepse nuk ka mundësi një qeveri të alokojë buxhete të fondit rezervë me tekat e secilit pa pasur nevojë, sepse janë 1 milion nevoja më përpara se të shkojmë aty, që s’është nevojë fare. Bile nuk kemi pse t’i referohemi kësaj ne, para kësaj duhet të themi që… pra, kjo ishte për sa i përket të gjitha gënjeshtrave që u thanë për turizmin.
Sigurisht që ky nuk është turizëm. Mbi të gjitha, nuk është turizëm kulturor. Turizmi duhet të lidhet me domosdo, jo vetëm për kushtet që është Shqipëria, që është një vend që njihet shumë keq edhe pak për vlerën e vet që ka. Flas tani, nuk po them vetëm detin, det ka kudo. Shqipëria tërhoqi njerëz në fillim për çmimet që ka. Tani po ndryshojnë situatat, po tani çfarë turistësh po ndjellim ne, po thithim?

Read more:LIVE- “Bashkohuni me ne”/ Dita e 44 e revoltës! Marshimi në Tiranë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës: Poshtë patronazhistët

Sigurisht, unë e di se kam bërë nja tre udhëtime në Shqipëri me të huaj. Domethënë, një herë i kam marrë vetë, në dy raste kam dërguar belgë, njerëz shumë të rëndësishëm këtu. Gati diku te, në një rast 17 veta, në një rast 20 veta, të cilët e kanë vizituar Shqipërinë. Në një rast ka qenë prokuror i Pallatit të Drejtësisë belge, të cilët unë nuk i kisha takuar kur ishin kthyer mbas ca kohësh. Dhe në një event që patëm ne midis njerëzve të njohur e kështu, ku isha i ftuar unë, takova një nga këta prokurorët dhe i thashë: “Shiko se ju shkuat atje…” dhe unë kisha rregulluar pak, të paktën si të thuash një autobus, diçka, një lloj trajekti ku do shkonin ata, që të plotësonte pak një panoramë të bukur për Shqipërinë, në jug gjithmonë, se s’kishte kohë për të shkuar në veri.

Dhe ata, mbasi qëndruan një natë në Tiranë, më thanë që… më tha që: “Ishte një qytet… nuk të kemi thënë pikërisht për këtë, Tirana është një qytet pa identitet, pa histori. Ishte sikur është ndërtuar, domethënë, një qytet i bombarduar dhe është ndërtuar të nesërmen kështu random, shpejt e shpejt për të futur njerëzit brenda.” Nuk e pëlqyen fare Tiranën. Dhe në jug, që natën e parë që shkuan, të nesërmen u tmerruan dhe, edhe pse ishte çdo gjë e paguar, shkuan në Korfuz. “Pra, ikëm – tha, – se ishte tmerr, ishte e patolerueshme. Domethënë, u zhgënjyem dhe nuk donim të të thonim.” Kjo është arsyeja pse s’më thanë. Ky është një impakt i një kategorie turizmi i cili nuk vjen të plasi si bratkosë në diell. Janë njerëz, në përgjithësi turistët, të paktën nga ne, nga shoqëria e mesme, kërkojmë të zbulojmë vendin. Dhe turizmi në gjithë botën kërkon që të na ofrojë sa më tepër, të promovojë trashëgiminë e vet kulturore edhe synon pikërisht që neve të na edukojë dhe të na pasurojë kulturalisht nëpërmjet këtij kontakti drejtpërdrejtë me kulturën e vendit ku shkojmë, ose ata që vijnë këtu, e kupton? Dhe kjo krijon jo vetëm të ardhura ekonomike për komunitetin, sepse do ketë aty artizanë, do ketë guida turistike, do ketë restorante ndoshta tradicionale, por mbi të gjitha është një strategji për të forcuar identitetin tonë kulturor, trashëgiminë tonë kulturore. Jo të bëjmë ne gam-gam sa më shumë këtu, por duke ia ofruar këtë akses edhe një turisti që ka pak mundësi ekonomike dhe e ka në dorë për ta vizituar një vend.
Pra, infrastrukturë duhet të ketë jugu: autobusa që çojnë njerëz modestë nga një cep në tjetrin, sepse nuk kanë njerëzit kaq shumë para për të bredhur me taksi edhe kaq shtrenjtë, e të humbasin kohë vetëm duke ecur rrugëve. E kam gjithmonë për atë kategori që tha kryeministri që “do harxhojnë para këtu” — nuk harxhojnë para. Edhe mos t’u vijë keq njerëzve kur them “me bukë në sqetull”, se nuk e kam për të denigruar shqiptarët fare. Flas për të huaj që vijnë me bukë në sqetull sepse kontrollojnë ushqimin ose janë njerëz…

Read more:“Rama po e shet koncertin e Kaney West si antiming”/ Këlliçi nxjerr dokumentin: Eventi do u kushtojë 4.2 mln euro taksapaguesve shqiptarë

Gazetarja: Dhe ju e keni eksperiencën tuaj me turistët, ju e përmendët. Dua t’ju pyes pak tani, ju jetoni në Belgjikë por vini edhe në Tiranë. Keni marrë fjalën madje edhe në protestë herë pas herë. Kur vini, si e shikoni Shqipërinë? Çfarë shqetësimi shihni ndër njerëz dhe çfarë fryme patë ju tek ajo protestë e qytetarëve, që është në ditën e saj të 45-të tashmë? Fryma që ju patë teksa ishit aktualisht, dhe me gjasë do të riktheheni, apo jo?
Robert Aliaj:
Shiko, unë vij në Shqipëri me shumë dashuri. Domethënë, s’ka nevojë ta them se më duket një gjest hipokrit. Po seriozisht po ta them, është hipokrite sepse e kam brenda meje atë dhembshurinë për atë vend, nuk ka nevojë fare as ta deklaroj. Pra, vij sepse e kam nevojë. E kam nevojë. Le të jem unë këtu (në Belgjikë), shumë mirë jam, nuk kam nevojë për asgjë. Problemi është që nevojat e mia janë dhe për atë vend ku unë u rrita, u bëra 30 vjet dhe kontribuova aq sa munda në jetën time. Dhe nuk është që unë dua të marr mbrapsht kontributin që dhashë, është që unë dua të shoh frytet e asaj — si brez flas tani, frytet e diçkaje.
Unë isha 30 vjeç kur e lashë, kanë kaluar dhe gati 30 vjet të tjera. Pra, vendi është pseudo-i zhvilluar, në kuptimin se kur flasim që ndërtohen kulla, nuk është zhvillim ekonomik kjo. Ky është zhvillim ekonomik i xhepit të një oligarku, të një ndërtuesi, të një privati që ndërton, edhe le të ndërtojë ai. Mënyra si ndërtohet pastaj, është një histori tjetër fare.

Read more:“Kur arrestohen të tijët Rama thotë hëngrën dardha pas shpine”/ Protestuesi: Bashkohuni pa dallim partie, nga veriu në jug, ai duhet të largohet

Kështu që, kur sheh një Tiranë e cila shkatërron gjithçka identitare, shkatërron gjithçka që si gjurmë ekzistence e këtij qyteti, në këmbim të një paçavure si të thuash moderniteti, është e dhimbshme. Është e dhimbshme sepse, jo vetëm për faktin që unë si qytetar dhe kategoria ime e njerëzve të moshës sime, të brezit tim, që janë të atashuar… ne e humbëm këtë atashim me Shqipërinë. Dhe kjo ka një kosto gjigante që kryeministri nuk e shikon fare, se kryeministri është akoma në vitin 1991 si mindset. Mënyra si procedon është krejtësisht ashtu: me shantazhe, me fyerje, me të gjitha, me rezistencë. Vendos policinë të përplaset me njerëzit, arrogancë… domethënë, të gjitha këto tregojnë panikun që ka për të humbur shtetin. Pra, duhet të vij prapë këtu, që kjo është pjesa që mua më përket: të vij dhe ta gjej siç është, edhe që më vret kur vjen puna tek protesta. Po prapë tek pyetja jote, këta njerëz janë ngritur për të njëjtat gjëra që thashë unë. Duan një vend që u përket dhe ku jetohet më mirë se ç’bënë këta në 30 vjet. Këta dështuan të ndërtojnë shtet në 30 vjet, të gjitha palët. Këta jo dështuan, po këta e masakruan. Këta kanë sukses në shkatërrimin total të gjithçkaje. Domethënë është jashtëzakonisht e vështirë se si mund të kthehesh mbrapa.

Lexo edhe
Politikë

Deklarata raciste e ministres serbe ndaj Kosovës/ PD kërkon shpalljen non grata të Snezhana Paunoviç dhe ngritjen e padisë për nxitje të gjenocidit

Politikë

Deklarata raciste e ministers serbe ndaj Kosovës/ PD kërkon shpalljen non grata të Snezhana Paunoviç dhe ngritjen e padisë për nxitje të gjenocidit

Tags: #autobus #Biseda #Diell #Edi Rama #Europë #Event #fluks #jetë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Deklarata raciste e ministres serbe ndaj Kosovës/ PD kërkon shpalljen non grata të Snezhana Paunoviç dhe ngritjen e padisë për nxitje të gjenocidit
  • Deklarata raciste e ministers serbe ndaj Kosovës/ PD kërkon shpalljen non grata të Snezhana Paunoviç dhe ngritjen e padisë për nxitje të gjenocidit
  • “Deklaratat e ministres së Vuçiçit nuk janë spontane”/ Mediu: Serbia mike e Ramës, por armike e hapur e Kosovës dhe e kombit shqiptar
  • “PS në koma, anija duhet braktisur nga socialistët”/ Robert Aliaj “shuplakë” Ramës: As Ramiz Alia nuk u soll kaq zorraxhi sa ai. Protesta e jashtëzakonshme!
  • Demokratët Evropianë: Dua Lipa i dha botës zërin e “Flamingo Revolution”, Rama nuk mund të injorojë më shqiptarët
Nga të njëjtat tag-e
  • Iu afruan pushuesve, gjobiten me 500 000 lekë dy drejtuesit e gomoneve në Vlorë! Bllokohen edhe mjetet lundruese (VIDEO)
  • “Deklaratat e ministres së Vuçiçit nuk janë spontane”/ Mediu: Serbia mike e Ramës, por armike e hapur e Kosovës dhe e kombit shqiptar
  • “PS në koma, anija duhet braktisur nga socialistët”/ Robert Aliaj “shuplakë” Ramës: As Ramiz Alia nuk u soll kaq zorraxhi sa ai. Protesta e jashtëzakonshme!
  • Demokratët Evropianë: Dua Lipa i dha botës zërin e “Flamingo Revolution”, Rama nuk mund të injorojë më shqiptarët
  • “Zoti e ruajt këtë monstër që duartroket dhe glorifikon krimet”, Spiropali dënon deklaratën e ministres serbe: Barbarizëm verbal që turpëron Serbinë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Mbështeti protestat për largimin e Ramës/ Ish-ministrja e PS, Ermelinda Meksi: Pse nuk flasin intelektualët? Duhet kurajë dhe integritet moral. S’do hezitoj të them atë që besoj! 69 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama-Berisha, ortakë”/ Opozita bojkotoi seancën plenare, Salianji: Shërbimi më i madh që mund t’i bëhet kryeministrit! Sot Kuvendi duhet të ziente 17 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Shqiptarët kërkojnë masivisht largimin e Ramës nga zyrat e OKB në New York: Qeveria të japë dorëheqjen menjëherë! 15 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Himni ynë: Rama n’burg, Berisha n’burg”! Erjon Murataj: Kongresi i SHBA regjistroi kërkesën për hetimin e lidhjeve të qeverisë shqiptare me narkotrafikun 14 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Politikë Revolta kundër Ramës/ Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, mesazh qytetarëve: Vazhdoni rezistencën! Kauza për të cilën po luftoni është shumë e drejtë 14 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës/ Profesori Lush Susaj: Shoqëria duhet të kalojë në pluralizëm real. Protesta, bashkim kombëtar! 13 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Unë, poliagjent!”, ironizon protestuesi: Rama dhe Berisha, marrëveshje të fshehtë! 12 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Deklarata raciste e ministres serbe ndaj Kosovës/ PD kërkon shpalljen non grata të Snezhana Paunoviç dhe ngritjen e padisë për nxitje të gjenocidit

PD kërkon shpalljen non grata të Snezhana Paunoviç, ministrja serbe e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale pas deklaratave…

• 56 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Deklarata raciste e ministers serbe ndaj Kosovës/ PD kërkon shpalljen non grata të Snezhana Paunoviç dhe ngritjen e padisë për nxitje të gjenocidit

PD kërkon shpalljen non grata të Snezhana Paunoviç, ministren serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale pas deklaratave…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Deklaratat e ministres së Vuçiçit nuk janë spontane”/ Mediu: Serbia mike e Ramës, por armike e hapur e Kosovës dhe e kombit shqiptar

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar ndaj deklaratave të ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisjen…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by