Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Lezhë/ Kishte kthyer banesën në parcelë për kultivim kanabisi, arrestohet pronari dhe një tjetër! Nën hetim 4 punonjës të OSHEE-së (EMRAT+VIDEO)
Kronikë

Lezhë/ Kishte kthyer banesën në parcelë për kultivim kanabisi, arrestohet pronari dhe një tjetër! Nën hetim 4 punonjës të OSHEE-së (EMRAT+VIDEO)

• 15 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Lezhë- Pesë parcela me kanabis në ambiente të mbyllura dhe të hapura janë zbuluar nga policia e Lezhës pas një aksioni antidrogë në fshatin Velë.

Gjatë këtij operacioni në pranga ranë 2 persona të identifikuar si Marin Feta, 39-vjeç dhe Anton Mashnori, 27-vjeç, teksa në gjendje të lirë do të hetohen 4 punonjës të OSHEE-së.

39-vjeçari kishte përshtatur një pjesë të banesës për kultivim kanabisi me llamba dhe pajisje të tjera që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, ndërsa 2 ambiente të tjera të së njëjtës banesë ishin përgatitur për të njëjtin qëllim kriminal.

Read more:Në vend të rrobave, valixhet mbushur me drogë! Sekuestrohen 46 kilogramë kanabis në Rinas, vinin nga Kanadaja! 2 të shoqëruar

Policia asgjësoi 174 bimë narkotike kanabis dhe sekuestroi 2 armë gjahu që mbanin autorët, pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike dhe i shërbenin kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, 1 automjet dhe 18 celularë.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i administrimit disajavor të një informacioni të siguruar në vijim të punës intensive operative dhe operacionale kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, se në territorin e fshatit Velë, njësia administrative Kolsh, ishin kultivuar bimë narkotike, në ambiente të mbyllura dhe të hapura, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin e koduar “Lightning”.

Në kuadër të operacionit u kapën në flagrancë, në ambientet e banesës së përshtatur për këtë qëllim, dhe u vunë ne pranga shtetasit M. F. (pronari i banesës), 39 vjeç, banues në fshatin Velë, dhe A. M., 27 vjeç, banues në Ishull Shëngjin.

Read more:Vrau bashkëshorten për xhelozi, Gjykata e Shkodrës lë në burg 64-vjeçarin! Asnjë fjalë në seancë (VIDEO)

Gjatë ndërhyrjes u konstatua se në njërin ambient të banesës, ishin kultivuar me llamba dhe pajisje të tjera që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, 119 bimë të dyshuara narkotike, ndërsa 2 ambiente të tjera të së njëjtës banesë ishin përgatitur për të njëjtin qëllim kriminal.

Ndërkaq, si rezultat i kontrolleve të mëtejshme, u konstatuan në afërsi të kësaj banese, 2 parcela, në të cilat ishin kultivuar 55 bimë narkotike Cannabis Sativa, dyshohet nga 2 të arrestuarit.

Read more:Merr flakë makina në Vlorë, shoferi ia hedh ‘paq’ dhe del në kohë

Në vijim u krye kontroll dhe në banesën e 27-vjeçarit, ku u gjetën 16 celularë. Vijojnë hetimet për të sqaruar mënyrën e sigurimit dhe qëllimin e përdorimit të tyre.

Më tej, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal, për veprat “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv”, për shtetasit J. Gj., F. M., N. G. dhe B. N., me detyra përkatëse shef grupi, lexues dhe elektricistë të OShEE-së.

Hetimet vijojnë edhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

Read more:Qiratë e banesave rekord këtë vit, BSH: Janar-prill rritje me 7.8%, kërkesë e lartë e ndikuar nga turizmi

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

——————————-

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

Pas Semanit, ish-drejtori i Kadastrës së Fierit dyshohet se tjetërsoi edhe 71.7 hektarë tokë në Levan, i sekuestrohen 716 mijë euro! Gjykata e lë në burg

Kronikë

Fier/ U dogjën 500 ha ullishte dhe 15 objekte, numri 2 i policisë: Shkak transformatori i OSHEE! 41 të arrestuar për zjarret e qëllimshme, shumica mbi 70-vjeç (VIDEO)

Tags: #Anton Mashnori #Armë #automjet #banese #cannabis sativa #Kanabis #Lezhe #Marin Feta

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Pas Semanit, ish-drejtori i Kadastrës së Fierit dyshohet se tjetërsoi edhe 71.7 hektarë tokë në Levan, i sekuestrohen 716 mijë euro! Gjykata e lë në burg
  • Fier/ U dogjën 500 ha ullishte dhe 15 objekte, numri 2 i policisë: Shkak transformatori i OSHEE! 41 të arrestuar për zjarret e qëllimshme, shumica mbi 70-vjeç (VIDEO)
  • Vlorë/ Qytetarët sërish protestë kundër muzeut hebraik! Historiani: Nuk cenon identitetin tonë, as ‘klubin labëria’
  • Vdekja e bashkëshortes së ish-portierit Alban Hoxha, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e dy mjekëve! Dënimi për mjekim të pakujdesshëm
  • Burri vret me thikë gruan teksa kujdesej për 2 nipërit, kapet në Kamëz pas arratisë! Zbardhet dëshmia e 68-vjeçarit: E qëllova në zemër, më gënjeu (EMRAT+VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Laç/ Policia arreston dy të rinj në makinë me 80 doza kokainë gati për t’i shitur (VIDEO)
  • Kufizohet lëvizja në Urën e Matit, ndalohet kalimi i mjeteve mbi 13 tonë! ARRSH: Masë parandaluese që të mos dëmtohet (VIDEO)
  • “Narkoshteti dhe drejtësia si armë politike”/ Berisha tregon çfarë përcolli në takimet në SHBA: Diaspora, e gatshme për çmontuar këtë regjim
  • Skandali i KAYO-s/ Këlliçi: Rama trafikant ndërkombëtar armësh, Roni Yeffet nuk ngopet me pasuritë publike të Shqipërisë
  • Mirditë/ Arrestohet 37-vjeçari, u kap nga droni teksa kujdesej për parcelën e drogës, asgjesohen dhjetëra bimë narkotike
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Burri vret me thikë gruan në shtëpinë e vajzës, kapet në Kamëz pas arratisë! 58-vjeçarja po kujdesej për dy nipërit e mitur (EMRAT+VIDEO) 44 lexime · 12 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur! Arrestohen 3 autorët e dyshuar, VIDEO e sulmit me thikë brenda berberhanes 20 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Provo dil, të tërheqin zvarrë”/ Tabaku i kujton Ramës 110 ditë protesta: Mos trego arrogancë, por jep dorëheqjen (VIDEO) 19 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Reagimi i Ramës pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së, hipokrizi”/ Bytyçi: Duhet të kërkojë ndjesë, mori helikopterin drejt Prishtinës dhe ndikoi për miratimin e Gjykatës Speciale 12 lexime · 6 orë më parë
  5. 05
    Politikë “SPAK bëj gati prangat”/ 111 ditë revoltë, protestuesit sot sërish në shesh: Rama jep dorëheqjen! 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “SPAK bëj gati prangat!”/ 111 ditë revoltë, protestuesit sot sërish në shesh: Rama jepe dorëheqjen! 7 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Përplasja për pagat e drejtësisë/ Parlamenti miraton propozimin e PS, rrogat e magjistratëve rriten 2%. Gjyqtarët dhe prokurorët kundër 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Pas Semanit, ish-drejtori i Kadastrës së Fierit dyshohet se tjetërsoi edhe 71.7 hektarë tokë në Levan, i sekuestrohen 716 mijë euro! Gjykata e lë në burg

Në një hetim të ri nga Prokuroria e Fieri, ish drejtori i Kadastrës së Fierit, Ertis Shehu, i…

• 4 orë më parë • 5 min lexim
Kronikë

Fier/ U dogjën 500 ha ullishte dhe 15 objekte, numri 2 i policisë: Shkak transformatori i OSHEE! 41 të arrestuar për zjarret e qëllimshme, shumica mbi 70-vjeç (VIDEO)

FIER– Kur kanë kaluar 13 ditë nga zjarri masiv i 4 shtatorit që përfshiu 6 fshatra në njësitë…

• 7 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Vlorë/ Qytetarët sërish protestë kundër muzeut hebraik! Historiani: Nuk cenon identitetin tonë, as ‘klubin labëria’

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur mëngjesin e së shtunës pranë kantierit të Muzeut Hebraik në Vlorë, për të protestuar…

• 7 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by