Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Amnistia penale, nis zbatimi në institucionet e vuajtjes së dënimit! Lirohen 541 të burgosur, mes përfituesve edhe Rozeta Dobi e Erisa Fero
Kronikë

Amnistia penale, nis zbatimi në institucionet e vuajtjes së dënimit! Lirohen 541 të burgosur, mes përfituesve edhe Rozeta Dobi e Erisa Fero

• 15 Korrik, 2026 • 9 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ditën e sotme nis zbatimi i amnistisë penale për mbi 1300 të burgosur, nga të cilët 541 lirohen sot. Ligji, i cili u miratua më 18 qershor dhe u dekretua më 30 qershor nga presidenti Bajram Begaj, tashmë ka hyrë në fuqi. Prej tij përfitojnë edhe gra e të mitur.

Sipas ligjit të miratuar me votën e 84 deputetëve, 81 ligjvënës socialistë dhe tre të PSD, do të përfitojnë të gjithë ata që kanë marrë një vendim të formës së prerë deri më 31 maj të këtij viti, përfshirë edhe nëse vendimi i Apelit nuk është zbardhur ende.

Mes emrave të njohur është ai i Rozeta Dobit, sanitares së ish-zyrtares Alda Klosi, në shtëpinë e së cilës u gjetën 500 mijë euro të cilat pretendonte se ia kishte dhënë shefja e saj për t’i ruajtur. Dobi ishte dënuarme 4 vite e 8 muaj burg.

Erisa Fero, ish-punonjësja e AKSHI-t që u kap me 58 kilogram kanabis, gjithashtu do të lirohet, si edhe mësuesja Marsela Pushani, e cila vrau motrën e saj të alkoolizuar.

Lirohet gjithashtu Florian Përvathi, i dënuar me 8 vite burg për vrasjen e Lek Legjonajt, vëllait të vrasësit të babait të tij. Mes përfituesve është edhe Ariel Rraja, nipi i ish-deputetit Rrahman Rraja.

Read more:Amnistia penale, nis sot zbatimi në institucionet e vuajtjes së dënimit! Përfitojnë 1335 të burgosur, përjashtohen subjektet e SPAK

Tirana – 6 të liruar
Lushnja – 127 të liruar
Fieri – 104 të liruar, 210 ulje dënimi
Reçi – 101 të liruar
Rrogozhina – 94 të liruar
Korça – 60 të liruar

Sipas ligjit, liri do të përfitojnë burrat e dënuar me burgim deri në 3 vjet ose me dënime më të lehta gjobë, apo dënime të tjera alternative, gratë e dënuara me burgim deri në 4 vjet ose me dënime më të lehta. Po ashtu lirohen burrat që janë aktualisht në burg dhe u kanë mbetur për të vuajtur deri në 3 vjet dënim si dhe gratë të cilave u kanë mbetur për të vuajtur deri në 4 vjet dënim.

Një tjetër kriter përfitues është dhe mosha. Burrat mbi 60 vjeç, gratë mbi 50 vjeç dhe personat që kanë qenë nën moshën 18 vjeç kur kanë kryer veprën penale, pavarësisht dënimit, por jo kur ndodhen në burg për vepra të rënda që përjashtohen nga amnistia.

Jashtë amnistisë mbeten të dënuarit për një sërë veprash të rënda penale, mes tyre vrasjet me dashje dhe krimet kundër jetës, krimet kundër njerëzimit, përdhunimet dhe krimet seksuale, trafikimi i qenieve njerëzore, dhe shumë vepra të tjera të rënda. Gjithashtu nuk do të përfitojnë personat që i janë shmangur drejtësisë, pra ata që janë fshehur, arratisur ose kanë shmangur ekzekutimin e vendimit penal.

Të gjitha veprat që bien nën juridiksionin e SPAK, dhe të gjithë personat që kanë një vendim nga GJKKO nuk do të mund të përfitojnë pavarësisht për çfarë janë dënuar.

Përfituesve të tjerë u falet ndjekja penale për disa kundërvajtje dhe vepra me rrezikshmëri të ulët.

Read more:Revolta kundër Ramës/ Protestuesja: Shqipëria është në pikën e moskthimit, duhet ta shpëtojmë!

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 10:53

Lirohen 60 të dënuar në burgun e Drenovës, ish të burgosurit: Duhej! Më pret një jetë e re

60 të dënuar janë liruar nga burgu i Drenovës ditën e sotme si rezultat i amnistisë penale, ndërsa nga burgu i grave në Pojskë kanë fituar lirinë 11 të dënuara dhe 8 të tjera kanë përfituar ulje të dënimit me 1.5 vite.

Një i burgosur për trafik ndërkombëtar droge, thotë se i kishin mbetur edhe 20 muaj burg nga 6.8 që ishte dënimi. Gjysmën e dënimit e ka kryer jashtë kufijve dhe ka përfituar nga dy amnisti.

“Edhe 1 vit kisha, jo më shumë. Deshëm ca burg se djemtë duhet të bëjnë ca burg. Duhet të hyjë njëherë djali. Edhe vështirë, edhe mirë”, shprehet ai.

Ndërsa një tjetër, i dënuar me 9 vite burg prej të cilave vuajti 5, thotë se e pret një jetë e re, por jo pa sfida.

“Shumë e vështirë ishte. Një jetë e re. Do ta kem të vështirë të gjej punë”, tha ish i burgosuri.

Read more:“Balluku u mbrojt nga Parlamenti, 23 rrugë me vlerë qindra mln euro u shembën”, Këlliçi nga PE: Integrimi i Shqipërisë në rrezik nga korrupsioni dhe krimi i organizuar

Ora 10:35

Amnistia penale/ Vodhi mbi 500 mijë euro në shtëpinë e Alda Klosit, lirohet sanitarja Rozeta Dobi

Rozeta Dobi, e dënuar për vjedhjen e më shumë se 500 mijë eurove nga banesa e ish-zyrtares së lartë Alda Klosi, është liruar këtë të mërkurë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale.

Emri i saj u bë i njohur në fillim të vitit 2023, kur u arrestua nën akuzën e vjedhjes së 120 mijë eurove, 30 mijë dollarëve amerikanë dhe sendeve me vlerë nga banesa ku punonte si pastruese prej disa vitesh.

Hetimet zbuluan një shumë edhe më të madhe parash. Gjatë kontrollit në banesën e Dobit, policia sekuestroi 404 mijë euro, 8 500 dollarë amerikanë dhe bizhuteri floriri të fshehura në tubin e aspirimit. Gjithashtu, u sekuestruan 58 150 euro, 7 mijë dollarë, 368 mijë lekë dhe tre automjete, dy prej të cilave dyshohej se ishin blerë me paratë e përfituara nga vjedhja.

Ora 10:19

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar edhe për burgun, më ka bërë mirë

Nga amnistia penale kanë përfituar 101 të burgosur në Reç.

Read more:Zjarri në Drizë të Fierit/ Rrezikohen banesat, evakuohen 11 familje! Ndërhyrje me helikopterë! Shoqërohen 2 persona, dyshohet për zjarrvënie e qëllimshme (VIDEO)

Sapo doli nga burgu i Reçit, Igli Muhameti falënderoi Zotin për këtë moment dhe tha se vuajtja e dënimit ishte një përvojë e vështirë, por ka nxjerrë mësime.

“Jam krenar edhe për këtë burgun që kam bërë, më ka bërë mirë. Në Shqipëri nuk rrihet. Kam 3 fëmijë dhe s’më takon të bëj kaq burg sa kam bërë se dola përdorues. Duhet ndonjëherë të bësh, por sa më pak. Ka shumë njerëz të pafajshëm brenda”, u shpreh Muhameti.

Ilir Shkafja, i cili ka përfituar vetëm 11 ditë nga amnistia, pati rezerva për këtë periudhë.

“Periudhë shumë e keqe. Ushqim katastrofë, as derrat nuk i hanë. Kushtet nuk janë siç thotë Edi Rama”, tha ai.

Ora 10:07

Rifitoi lirinë prej amnistisë, ish i burgosuri në Fier: Në Shqipëri s’jeton dot pa shkelur ligjin, bën vaki rikthehem

Një i burgosur që ka fituar lirinë pas vuajtjes së dënimit prej 3 vitesh në burgun e Fierit, thotë se në Shqipëri është e pamundur të jetosh nëse nuk shkel ligjin.

Read more:“Më kanë shkaktuar 70 milionë lekë dëm”, grabitja e argjendarisë në Kamëz, pronari për “Shqipëria Live”: S’kam konflikt me askënd

“Vuajta 3 vjet, për shkelje të ligjit. Përfitova 2 muaj. Sot do të iki në Tepelenë. Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin. Nuk di me çfarë do ta mbaj familjen. Bën vaki të kthehem prapë, ku ta dish”, përfundoi ai.

Ora 09:45

I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht, do të kërkoj drejtësinë! Mbi dy vjet pa takuar familjen

Besmir Gjezari është një nga të burgosurit në burgun e Drenovës që lënë qelinë duke përfituar nga amnistia penale. Në një deklaratë për mediat, ai tregon se është dënuar me 5 vite dhe ka vuajtur 2 vite e 7 muaj, për prodhim dhe shitje droge.

Këtë akuzë ai e mohon dhe thotë se është dënuar padrejtësisht, teksa akuzon oficerin e Policisë Gjyqësore, Mariglen Beqon. Sipas Gjezarit, Beqo ka marrë kërcënime nga njerëz të drejtësisë. Ish i burgosuri thotë se tani do të kërkojë drejtësi pasi për dy vite nuk është lejuar as të takojë familjarët.

“Unë jam akuzuar për lëndë narkotike, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Jam dënuar me pesë vite burg. Vuajta dy vite e shtatë muaj. Dhe unë nuk jam kapur me asnjë lloj gjëje. Jam dënuar padrejtësisht nga ana e Prokurorisë së Korçës dhe Gjykatës, dhe këtë e kam nga oficeri i policisë gjyqësore, Mariglen Beqo. E ka me tendencë. Nga ai u nis ajo. Dhe më ka marrë dhe familjen në qafë ai dhe kam dy vite e kusur këtu që s’po takoj dot familjen time. Do ta kërkoj drejtësi dhe kjo është vetëm fillimi. Sa kam dalë, do t’i nis të gjitha gjërat nga e para. Nuk i kam takuar familjarët se nuk i ka lejuar prokurorja. Atë çështje që s’kam pasur, dhe ky ndikim ka qenë nga oficeri i policisë gjyqësore për të më hequr dhe padrejtësisht takimin, të drejtën e fëmijës. Se kam një fëmijë të mitur, të moshës 3 vjeçare dhe e kam lënë gati një vit, një vit e pak, dhe nuk e kam takuar, nuk e kam parë. Nga padrejtësitë që më ka bërë oficeri i policisë gjyqësore, Mariglen Beqo. Ai ka marrë dhe presion e kërcënime nga njerëz të drejtësisë, dhe ndihem shumë i kërcënuar dhe i rrezikuar, si unë dhe familja ime. Jam i kërcënuar me jetë, si unë dhe familja ime. Më kanë kthyer gjëra personale. Për çfarë, oficeri i policisë gjyqësore se unë nuk e di dhe nuk e kuptoj akoma përse, arsye. Për çfarë ka ndikuar mos takimi me familjen dy vite e kusur këtu, takimet me njerëzit e mi? Unë nuk e kuptoj se çfarë ka bërë vaki këtu. Dhe të më hiqet e drejta e fëmijës padrejtësisht, se ndikon oficeri i policisë gjyqësore. Për çfarë arsye? Atë e di ai, dhe këtë do ta kërkojmë me drejtësinë. Po, normale, që po, normale. Jam familjar, kam një fëmijë të mitur, kam një biznes timin, dhe dua t’i përkushtohem familjes”, përfundoi ai.

Lexo edhe
Kronikë

Sulmoi farmacisten dhe vodhi një shumë parash, arrestohet 45-vjeçari në Durrës! (EMRI+VIDEO)

Kronikë

Amnistia penale, nis zbatimi në institucionet e vuajtjes së dënimit! Lirohen 541 të burgosur, mes përfituesve edhe Rozeta Dobi e Erisa Fero

Tags: #1 maj #AKSHI #amnisti penale #Automjete #Bajram begaj #Banesa #bizhuteri #Biznes #IEVP

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Sulmoi farmacisten dhe vodhi një shumë parash, arrestohet 45-vjeçari në Durrës! (EMRI+VIDEO)
  • Amnistia penale, nis zbatimi në institucionet e vuajtjes së dënimit! Lirohen 541 të burgosur, mes përfituesve edhe Rozeta Dobi e Erisa Fero
  • Amnistia penale, nis zbatimi në institucionet e vuajtjes së dënimit! Lirohen 541 të burgosur, mes përfituesve edhe Rozeta Dobi e Erisa Fero
  • Lezhë/ Kishte kthyer banesën në parcelë për kultivim kanabisi, arrestohet pronari dhe një tjetër! Nën hetim 4 punonjës të OSHEE-së (EMRAT+VIDEO)
  • Amnistia penale, nis zbatimi në institucionet e vuajtjes së dënimit! Lirohen 541 të burgosur, mes përfituesve edhe Rozeta Dobi e Erisa Fero
Nga të njëjtat tag-e
  • Amnistia penale, nis zbatimi në institucionet e vuajtjes së dënimit! Lirohen 541 të burgosur, mes përfituesve edhe Rozeta Dobi e Erisa Fero
  • Amnistia penale, nis zbatimi në institucionet e vuajtjes së dënimit! Lirohen 541 të burgosur, mes përfituesve edhe Rozeta Dobi e Erisa Fero
  • Amnistia penale, nis zbatimi në institucionet e vuajtjes së dënimit! Lirohen 541 të burgosur, mes përfituesve edhe Rozeta Dobi e Erisa Fero
  • Amnistia penale, nis zbatimi në institucionet e vuajtjes së dënimit! Lirohen 541 të burgosur, mes përfituesve edhe Rozeta Dobi e Erisa Fero
  • Amnistia penale, nis sot zbatimi në institucionet e vuajtjes së dënimit! Përfitojnë 1335 të burgosur, përjashtohen subjektet e SPAK
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Mbështeti protestat për largimin e Ramës/ Ish-ministrja e PS, Ermelinda Meksi: Pse nuk flasin intelektualët? Duhet kurajë dhe integritet moral. S’do hezitoj të them atë që besoj! 69 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama-Berisha, ortakë”/ Opozita bojkotoi seancën plenare, Salianji: Shërbimi më i madh që mund t’i bëhet kryeministrit! Sot Kuvendi duhet të ziente 17 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës/ Profesori Lush Susaj: Shoqëria duhet të kalojë në pluralizëm real. Protesta, bashkim kombëtar! 16 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Himni ynë: Rama n’burg, Berisha n’burg”! Erjon Murataj: Kongresi i SHBA regjistroi kërkesën për hetimin e lidhjeve të qeverisë shqiptare me narkotrafikun 15 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Posta Shqiptare kallëzon punonjësit, dyshohet se vodhën mbi 700 mijë euro në filialin në Durrës! Shkarkohet drejtoresha 14 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Politikë Braçe shtyu dhunshëm gazetarin e News24, reagon Shehaj: E papranueshme! Pasojë e arrogancës dhe modelit të të fortëve të Ramës 13 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Mos thoni të japë dorëheqjen, por…”/ Thirrja e fortë e pensionistit për Forcat e Armatosura nga protesta: Bashkohuni me ne. Merreni Ramën dhe… 12 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Sulmoi farmacisten dhe vodhi një shumë parash, arrestohet 45-vjeçari në Durrës! (EMRI+VIDEO)

Durrës – Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrrësit pasi vodhi një shumë parash në…

• 2 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Amnistia penale, nis zbatimi në institucionet e vuajtjes së dënimit! Lirohen 541 të burgosur, mes përfituesve edhe Rozeta Dobi e Erisa Fero

Ditën e sotme nis zbatimi i amnistisë penale për mbi 1300 të burgosur, nga të cilët 541 lirohen…

• 31 minuta më parë • 9 min lexim
Kronikë

Amnistia penale, nis zbatimi në institucionet e vuajtjes së dënimit! Lirohen 541 të burgosur, mes përfituesve edhe Rozeta Dobi e Erisa Fero

Ditën e sotme nis zbatimi i amnistisë penale për mbi 1300 të burgosur, nga të cilët 541 lirohen…

• 1 orë më parë • 9 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by