Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Policia e Elbasanit bën bilancin: Gjatë dy muajve të fundit janë kryer 14 operacione, 63 të arresuar! Hoxha apel drejtuesve: Respektoni rregullat e qarkullimit
Kronikë

Policia e Elbasanit bën bilancin: Gjatë dy muajve të fundit janë kryer 14 operacione, 63 të arresuar! Hoxha apel drejtuesve: Respektoni rregullat e qarkullimit

• 15 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Policia e Elbasanit ka bërë bilancin e punës gjatë intervalit kohor maj-qershor. Drejtues Fatmir Hoxha në një konferencë për shtyp tha se janë arrestuar 63 persona ndërsa në kërkim janë shpallur 365 të tjerë.

“Gjatë kësaj periudhe janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, 428 raste të veprave penale, nga të cilat janë zbuluar dhe dokumentuar 427, ose 99.76% e tyre. Janë proceduar penalisht 448 shtetas, nga të cilët 63 janë arrestuar në flagrancë, 16 janë ndaluar me urdhër të Prokurorisë, 4 janë shpallur në kërkim dhe 365 janë proceduar në gjendje të lirë.

Është zbuluar dhe dokumentuar plotësisht autorësia për 45 raste të veprave penale kundër personit dhe 47 raste të veprave penale kundër pasurisë”, tha Hoxha ndërsa theksoi se janë zhvilluar 14 operacione policore.

Read more:Aksident në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën 2 persona! Makina merr përpara barrierën mbrojtëse, përplaset me murin (EMRAT)

Ndërkohë gjatë këtyre operacioneve Hoxha shtoi se janë sekuestruar: 1 kilogram lëndë e dyshuar narkotike Heroinë; 50.4 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa; 177.7 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë; 1 armë zjarri (automatik); 2 armë zjarri (pistoleta); 14 automjete të tipeve të ndryshme; 1 motomjet; 43 celulare; 4 peshore elektronike; 2740 euro; 119 600 lekë; 15 paunde; 20 franga zvicerane; 290 dinarë; 249 steka me cigare; 1 armë e ftohtë (thikë).

“Gjithashtu, është ekzekutuar vendimi i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për vendosjen e sekuestrove preventive mbi disa pasuri me vlerë 225 000 euro, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale”, tha ai teksa shtoi se vijojnë kontrollet në zonat me risk për kultivimin e bimëve narkotike.

Read more:Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, policia çmonton grupin kriminal me 20 anëtarë! 14 në burg, 1 në arrest shtëpie, 5 në kërkim

Një vëmendje e veçantë Hoxha thotë se iu është kushtuar pikave dhe zonave më të frekuentuara turistike të qarkut, ku gjatë muajve maj dhe qershor është evidentuar rritje e fluksit të turistëve.

“Duke pasur parasysh rritjen e ndjeshme të fluksit të automjeteve në qarkun Elbasan, gjatë sezonit veror, shërbimet e Policisë Rrugore kanë intensifikuar monitorimin dhe kontrollet në akset rrugore të qarkut, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore”, nënvizoi Hoxha.

Read more:Vrasja e Ilir Gjinit në Laç, policia gjen një pistoletë tjetër në vendin e ngjarjes

Problemtikë mbetet respektimi i Kodit Rrugor, thotë Hoxha ndërsa bën apel për drejtuesit që t’i respektojmë ato.

Policia Rrugore ka evidentuar 121 raste të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Gjatë kësaj periudhe, fatkeqësisht kanë ndodhur 3 aksidente rrugore me pasojë humbjen e jetës. Një apel të veçantë dua t’iu drejtoj qytetarëve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, për të parandaluar aksidentet, por dhe për të kontribuar pozitivisht në menaxhimin e trafikut. Çdo shkelje që cenon jetën, shëndetin apo sigurinë e qytetarëve do të trajtohet me seriozitet maksimal dhe në përputhje me ligjin”, tha ai.

Lexo edhe
Kronikë

Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)

Kronikë

Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria

Tags: #akset rrugore #Aksidente #Armë #Automjete #cannabis sativa #Cigare #Elbasan #Fatmir Hoxha #policia e shtetit

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)
  • Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria
  • Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)
  • Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private
  • Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Projektvendimi i ri për automjetet e vjetra/ Pronarët mund t’i dorëzojnë pa pagesë për riciklim, parashikohen dy përjashtime
  • Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO)
  • 10 orë protestë/ Policia strategji të re në ditën e shtatë, neutralizon sulmet që në nisje! Sulm Gjykatës së Apelit, 5 të arrestuar! Fishekzjarre e molotovë efektivëve
  • Protesta përshkallëzon në zjarre! Molotovë Gjykatës së Lartë e Bankës së Shqipërisë te ish-hotel Dajti! Digjet banka private, plaçkiten biznese! 21 efektivë dhe 13 protestues të lënduar
  • Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 15 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 13 orë më parë
  4. 04
    Editoriale ERA QË NUK NDALET MË! – Blog 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 13 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 12 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)

Ka përfunduar pa incidente protesta para kryeministrisë në ditën e 15-të saj. Gjergji Ogreni këshilltar i PS i…

• 13 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar këtë të hënë në ‘Repolitix’, ndërsa komentoi rreth paketës anti dhunë të publikuar…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)

Protestuesi 28-vjeçar nga Elbasani, Erjon Vishkulli, do të kryejë një nesër një ndërhyrje të dytë në sy në…

• 3 ditë më parë • 13 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin