Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Kukësi, Gjirokastra dhe Elbasani me rënien më të fortë të punësimit në 2025
Sociale

Kukësi, Gjirokastra dhe Elbasani me rënien më të fortë të punësimit në 2025

• 16 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e lehtë në nivel kombëtar, por me diferenca të forta mes qarqeve. Sipas të dhënave të INSTAT, numri total i të punësuarve në 2025, pësoi tkurrje vjetore prej 4,886 të personash ose 0.4%.

Rënia më e thellë u regjistrua në Kukës, ku punësimi ra me 18.2% në raport me një vit më parë. Numri i të punësuarve në këtë qark zbriti në 28,323 persona në 2025, nga 34,621 në vitin 2024, me 6,298 vende pune më pak. Kukësi vijon të jetë ndër qarqet më të ekspozuara ndaj tkurrjes demografike, emigracionit dhe varfërisë, faktorë që ndikojnë drejtpërdrejt edhe në tregun e punës. Sipas të dhënave 68 e të punësuarve në këtë qark punojnë në bujqësi, më të larti në rang vendi teksa kontributi prodhimi bujqësor kombëtar është më i ulëti.

Read more:Anëtarësimi në BE, ministri Hoxha nga Shkodra: Të rinjtë rrëzuan diktaturën 36 vite më parë, sot rol kyç për ndërtimin e Shqipërisë evropiane

Pas Kukësit, rënien më të madhe e shënoi Gjirokastra, ku numri i të punësuarve ra me 15.1%. Në këtë qark u numëruan 29,540 të punësuar në vitin 2025, nga 34,809 një vit më parë, me një humbje prej 5,269 vendesh pune. Tkurrja e popullsisë në moshë pune, largimi i të rinjve dhe përqendrimi i aktivitetit ekonomik në pak sektorë e bëjnë këtë qark më të ndjeshëm ndaj luhatjeve të punësimit.

Elbasani regjistroi rënien më të madhe në numër absolut, me 8,162 të punësuar më pak. Punësimi në këtë qark zbriti në 102,712 persona, nga 110,874 në vitin 2024, me një rënie prej 7.4%. Kjo tregon një dobësim të tregut lokal të punës në një qark me peshë të rëndësishme industriale dhe shërbimesh, ku ristrukturimi i aktiviteteve ekonomike dhe lëvizja e fuqisë punëtore drejt Tiranës dhe emigracionit kanë ndikuar në uljen e numrit të të punësuarve.

Read more:Perimet u shtrenjtuan, ekspertët: Çmimet u rritën edhe për shkak oligopoleve, importi vetëm në pak duar

Rënie të ndjeshme pati edhe Korça, me 4,737 të punësuar më pak, ose -5.2%, ndërsa Shkodra humbi 2,921 të punësuar, me një tkurrje prej 3.9%. Dibra gjithashtu shënoi rënie, me 1,682 të punësuar më pak, ose -3.2%.

Në kahun tjetër, Tirana ishte qarku që kompensoi pjesërisht rënien në qarqet e tjera, duke shtuar 17,986 të punësuar, ose 5.1% më shumë se në vitin 2024. Kjo tregon se tregu i punës po përqendrohet gjithnjë e më shumë në kryeqytet, ku ndodhen pjesa më e madhe e shërbimeve, administratës, ndërtimit, teknologjisë dhe aktiviteteve me produktivitet më të lartë.

Read more:E mërkura me mot të nxehtë, reshje të dobëta në veri të vendit… parashikimi për sot (VIDEO)

Të dhënat tregojnë një polarizim të tregut të punës dhe ekonomisë, pasi Tirana vijon të tërheqë punësim dhe fuqi punëtore, ndërsa qarqet periferike, veçanërisht Kukësi, Gjirokastra, por edhe ato të qendrës si Elbasani, po përballen me humbje të ndjeshme vendesh pune. Arsyet kryesore lidhen me emigracionin, plakjen e popullsisë, zhvendosjen e fuqisë punëtore drejt Tiranës dhe dobësinë strukturore të ekonomive lokale./Monitor

Lexo edhe
Sociale

Ditë me temperatura të larta dhe pika shiu, si parashikohet moti i së enjtes

Sociale

Mjalti po bëhet biznes fitimprurës për fermerët

Tags: #Elbasan #elbasani #Gjirokaster #Instat #jetë #Kryesore #Kukes #papunesia #Përqendrimi #Punësim

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ditë me temperatura të larta dhe pika shiu, si parashikohet moti i së enjtes
  • Mjalti po bëhet biznes fitimprurës për fermerët
  • Turizmi në Pogradec, kryebashkiaku: Synojmë turizëm elitar! Vitin e kaluar patëm 452 mijë vizitorë, mbizotërojnë gjermanët dhe francezët
  • Temperaturat e larta, meteorologia: Në fundjavë termometri do të shënojë 40 gradë, do të jenë ditët më të nxehta
  • Gjuetia spektakolare, peshkatari në Vlorë fiton ‘përleshjen’ nën ujë, kap peshkun 27 kilogramësh (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Ditë me temperatura të larta dhe pika shiu, si parashikohet moti i së enjtes
  • “Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë plotësimin e kërkesave
  • “Nga policia te spitalet, sistemi nuk funksionon”/ I riu: Që nga 31 maji e kuptova se gjërat nuk do të jenë më njësoj, ndryshimet rrënjësore do të vijnë
  • Zgjedhja e kupolës drejtuese të PD/ Berisha prezanton 6 kandidatët për nënkryetarë dhe emrat për sekretariatet
  • “Kërkoj shtyrjen e mandatit të Komisionit për ‘Territorialen’”/ Tabaku: Duhet të gjejmë gabimet, reforma e re të jetë në shërbim të qytetarëve
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Posta Shqiptare kallëzon punonjësit, dyshohet se vodhën mbi 700 mijë euro në filialin në Durrës! Shkarkohet drejtoresha 18 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Braçe shtyu dhunshëm gazetarin e News24, reagon Shehaj: E papranueshme! Pasojë e arrogancës dhe modelit të të fortëve të Ramës 14 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë 46 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës/ Presidenti i EDS nga Brukseli: Rinia shqiptare po frymëzon gjithë Europën 14 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Mos thoni të japë dorëheqjen, por…”/ Thirrja e fortë e pensionistit për Forcat e Armatosura nga protesta: Bashkohuni me ne. Merreni Ramën dhe… 13 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Deklaratat e ministres së Vuçiçit nuk janë spontane”/ Mediu: Serbia mike e Ramës, por armike e hapur e Kosovës dhe e kombit shqiptar 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Rama po mban të bllokuar çështjen ‘Balluku’ deri në shtator? Braho-deputetes së PD: Nëse keni prova, bën kallëzim! Të gjithë të barabartë para ligjit! 11 lexime · 21 orë më parë
  7. 07
    Politikë Qytetarja mesazh të fortë nga sheshi Skënderbej: Zgjohuni shqiptarë. Koha për revolucion 9 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Ditë me temperatura të larta dhe pika shiu, si parashikohet moti i së enjtes

Ditën e enjte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.…

• 6 minuta më parë • 1 min lexim
Sociale

Mjalti po bëhet biznes fitimprurës për fermerët

Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fundit duke u kthyer në një biznes fitimprurës për fermerët.…

• 16 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

Turizmi në Pogradec, kryebashkiaku: Synojmë turizëm elitar! Vitin e kaluar patëm 452 mijë vizitorë, mbizotërojnë gjermanët dhe francezët

Qyteti i Pogradecit mbetet një nga destinacionet e preferuara për turistët dhe vendasit. Kryetari i bashkisë, Ilir Xhakolli…

• 16 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by