Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Perimet u shtrenjtuan, ekspertët: Çmimet u rritën edhe për shkak oligopoleve, importi vetëm në pak duar
Ekonomi

Perimet u shtrenjtuan, ekspertët: Çmimet u rritën edhe për shkak oligopoleve, importi vetëm në pak duar

• 13 Korrik, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Muaji qershor shënon kulmin e prodhimit bujqësor, por këtë sezon perimet nuk janë bërë më të lira.

Përkundrazi, sipas të dhënave të INSTAT-it, çmimi i zarzavateve është rritur me 3.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas ekspertëve, në këtë rritje kanë ndikuar tre faktorë kryesorë.

“Faktori i parë lidhet me përmbytjet e fundit të janarit, të cilat sollën ulje të prodhimit vendas. Së dyti, rritja e importeve ndikoi në çmime më të larta. Ndërsa faktori i tretë është lufta në Lindjen e Mesme, efektet e së cilës po ndihen edhe në treg. Këto produkte pritet të kushtojnë edhe më shumë, pasi pasojat e konfliktit ende nuk kanë përfunduar”, shprehet Ergis Sefa, ekspert ekonomie.

Rritja e çmimeve të perimeve ka rënduar më tepër në xhepat e pensionistëve, të cilët kanë të ardhura të ulëta.

“Çmimet për ne pensionistët janë shumë të larta. Çfarë mund të bëj unë me 140 mijë lekë në muaj?”, thonë qytetarët.

Read more:Këto ushqime nuk duhet t’i hani kurrë me stomak bosh

“Shtresa që vuan më tepër jemi ne”, thotë një tjetër qytetar.

“Të lutem, të mos flasim për çmimet, sepse nuk blej dot”, shprehet po ashtu një qytetar tjetër.

Por si mund të frenohet kjo rritje çmimesh?

“Kjo situatë mund të marrë fund nëse frenohet oligopoli, pasi vetëm katër ose pesë subjekte importojnë pjesën më të madhe të fruta-perimeve. Një tjetër faktor i rëndësishëm është promovimi dhe mbështetja e produkteve shqiptare”, argumenton Sefa.

Read more:Blegtoria vijon tkurrjen/ Bien tufat dhe fermat, vetëm bletaria shënon rritje në 2025

Në kahun e kundërt, frutat rezultojnë të kenë kushtuar më lirë. Sipas INSTAT-it, çmimi i nektarinave është ulur me 2.8%.

“Mua më duket se frutat janë më të lira se vitin e kaluar”, thotë një qytetar.

Braktisja e fshatit po rrit varësinë nga importet, çka ndikon drejtpërdrejt në shtrenjtimin e tryezës së konsumatorit shqiptar.

Lexo edhe
Ekonomi

Kontributi i Shqipërisë në BE, projektligji krijon llogarinë e posaçme për pagesat në buxhetin europian

Ekonomi

Nga Cakrani në tregun e BE-së/ Fermeri eksporton mbi 100 tonë perime në vit, por rruga e amortizuar i rrit kostot

Tags: #Ergis Sefa #fruta #importet #Instat #Perimet #Produkte #rritja e cmimeve #shqiptar

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kontributi i Shqipërisë në BE, projektligji krijon llogarinë e posaçme për pagesat në buxhetin europian
  • Nga Cakrani në tregun e BE-së/ Fermeri eksporton mbi 100 tonë perime në vit, por rruga e amortizuar i rrit kostot
  • Çmimet rriten, masat mungojnë/ Greqia ul çmimet e mbi 1600 produkteve, Shqipëria vetëm i numëron në platformë
  • Inflacioni në eurozonë 3.3%, energjia shtyn çmimet lart, Banka Qendrore Europiane pritet të rrisë sërish normat e interesit
  • “Lumë” kredish për biznes dhe shtëpi, stoku i huave të dhëna nga banka kalon një trilion lekë
Nga të njëjtat tag-e
  • Nga sot hyn në fuqi ndalimi i importit të mishit brazilian në Shqipëri, AKU: I pasigurt
  • Protesta e 95! Shqiptari nga SHBA në protestën në Tiranë: Rama ka shpopulluar vendin! SPAK të reagojë, qytetarët janë në shesh
  • Çmimet rriten, masat mungojnë/ Greqia ul çmimet e mbi 1600 produkteve, Shqipëria vetëm i numëron në platformë
  • Inflacioni në eurozonë 3.3%, energjia shtyn çmimet lart, Banka Qendrore Europiane pritet të rrisë sërish normat e interesit
  • VIDEO/ Kur ishte në opozitë premtonte epokë ndryshimesh në shëndetësi, sot të sëmurët me kancer s’kanë ilaçe! Metamorfoza e Ramës në pushtet
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Balluku bën kërdinë”/ Klevis Balliu: Rama i frikësuar nga protesta. I zhveshi maskën, një hajdut i lidhur me krimin e organizuar 11 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama gjen zëvendësuesen e Evis Salës, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë 10 lexime · 7 orë më parë
  3. 03
    Politikë Dha dorëheqjen si ministre e Shëndetësisë, Evis Sala: Kam pranuar angazhime të rëndësishme ndërkombëtare 8 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Vlorë/ Mbi 15 të armatosur të ‘Swat Security’ zbarkojnë te ‘Regina Palm’ të Vasil Bedinaj: Më gjobitën 5 mln €, Luan Muça i Deltës më erdhi në tavolinë! ‘Range’ përmbyset gjatë arratisë, 3 të ndaluar (VIDEO) 8 lexime · 3 orë më parë
  5. 05
    Politikë Protesta e 95! Shqiptari nga SHBA në protestën në Tiranë: Rama ka shpopulluar vendin! SPAK të reagojë, qytetarët janë në shesh 6 lexime · 24 orë më parë
  6. 06
    Politikë Njoftoi platformë për shqetësimet e qytetarëve, Ina Zhupa-Ramës: Nëse do realisht të dëgjosh shqiptarët, jep dorëheqjen! 6 lexime · 8 orë më parë
  7. 07
    Politikë Revolta e 95 kundër Ramës/ “Të bashkohemi që të shporrim këtë kokë krimi”, protestuesi thirrje SPAK: Reago ose vëri drynin 6 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Kontributi i Shqipërisë në BE, projektligji krijon llogarinë e posaçme për pagesat në buxhetin europian

Shqipëria pritet të krijojë një instrument të ri financiar si rrjedhojë e detyrimeve që ka ndaj procesit të…

• 7 orë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

Nga Cakrani në tregun e BE-së/ Fermeri eksporton mbi 100 tonë perime në vit, por rruga e amortizuar i rrit kostot

Fermeri Leonard Hoxhaj, nga Cakrani i Fierit, vijon të jetë një nga prodhuesit e suksesshëm të perimeve, duke…

• 24 orë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

Çmimet rriten, masat mungojnë/ Greqia ul çmimet e mbi 1600 produkteve, Shqipëria vetëm i numëron në platformë

Në raftet e marketeve dhe supermarketeve qytetarët shqiptarë e ndjejnë çdo ditë e më shumë rritjen e kostove…

• 1 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by