Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Kallëzim i ri në SPAK për ish-zv/kryeministren/ Adriana Kalaja: Belinda Balluku dhe Petrit Malaj pjesë të skandalit 123 mln euro të Bankers
Politikë

Kallëzim i ri në SPAK për ish-zv/kryeministren/ Adriana Kalaja: Belinda Balluku dhe Petrit Malaj pjesë të skandalit 123 mln euro të Bankers

• 16 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja ka deklaruar se ka depozituar dy kallëzime penale në SPAK ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, njëri për çështjen e “Bankers” dhe tjetri për një park fotovoltaik.

Kalaja tha se kallëzimi për parkun fotovoltaik, sipas saj, është regjistruar dhe se pritet të japë shpjegimet e saj në Prokurorinë e Posaçme. Ajo bëri me dije se është thirrur së fundmi nga SPAK për t’u pyetur lidhur me kallëzimin.

Read more:E quajti ‘të çmendur’, Kokalari i kthehet ashpër Adriana Kalasë: Ilir Meta të futi në PD se donte që të merrte partinë, more në telefon Shkëlzen Berishën

Duke folur për çështjen “Bankers”, Kalaja deklaroi se po zhvillohet një hetim i thelluar dhe se në dokumentet e paraqitura prej saj janë ngritur dyshime për vepra penale si ushtrim ndikimi të paligjshëm, korrupsion pasiv, përfitim interesash të paligjshme, pastrim të produkteve të veprës penale, si dhe grup i strukturuar kriminal.

Sipas saj, përgjegjësia i atribuohet Belinda Ballukut në bashkëpunim me ish-ministren e Financave, Anila Denaj, si dhe zyrtarë të tjerë për çështje që lidhen me një detyrim prej rreth 123 milionë eurosh.
Kalaja pretendoi se detyrimi ndaj kompanisë “Bankers” është pezulluar dhe më pas falur nga institucione që, sipas saj, nuk kishin kompetencë ligjore për ta marrë këtë vendim.Lidhur me vendimin e Gjykatës së Lartë për të lënë në fuqi masën e pezullimit të Belinda Ballukut nga ushtrimi i funksioneve, Kalaja tha se e përshëndet vendimin, por sipas saj masat duhej të ishin më të rënda.

Read more:“Nuk mund të shkojmë në BE me fytyra të korruptuara”/ Protestuesi: Ambasadat të na mbështesin. SPAK të arrestojë Ramën dhe Ballukun, na shpëtoni nga kthetrat e tyre

Ajo ngriti gjithashtu pretendime për vonesa në hetime, duke thënë se nuk ka informacion nëse prokurori Prençi ka kërkuar zgjatje të afateve apo ka dorëzuar dosjen brenda afatit ligjor.

Read more:LIVE- “Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit thirrje para godinës së Kuvendit: Më 23 korrik seanca e fundit, të gjithë të prezent! Parlament i krimit

“Kisha referuar dy kallëzime në SPAK, për Belinda Ballukun pra kallëzimi i parë penal, kishte të bënte me çështjen e “Bankers”, dhe kallëzimi tjetër me një park fotovoltaik për të cilin në dijeninë time edhe kjo është regjistruar, por po pres të shkoj të jap shpjegimet e duhura. Kështu që prokurori kishte gjykuar që regjistrimi i kallëzimit penal dhe thirrja ime ishte bërë në kohë rekord.

Dje u thirra për tu pyetur rreth kallëzimit.
Për “Bnakers” po bëhët një hetim i thelluar dhe një nga problematikat është ushtrimi i ndikimit të paligjshëm, korrupsioni pasiv, përfitimi i interesave të paligjshme, pastrimi i produktit të veprës penale, por edhe organizatë kriminale apo gurp i strukturuar kriminal, që në dokumentat që kam paraqitur i adresohen Belinda Ballukut, e cila në bashkëpunim me ministren e Financave të kohës, Anila Denaj, por edhe për shpërdorim detyre jo vetëm këto të dyja, por edhe ministri aktual i Financave pasi pyetja që kemi bërë, është a është bërë në kohën e duhur për t’u vjelë sepse bëhët për 123 milionë euro jmei para në “Becchetti numër 2″. Denaj dhe Balluku e pezulluan dhe më pas vendosën që detyrim të falej, kur nuk kanë tagër sepse e ka vetëm Drejtoria e Përgjithshme.

Read more:Nga skandali Bankers te anijet e Bangladeshit dhe akuzat ndaj Frida Krifcës, Myslim Murrizi: Pyetjet që deputetët nuk ia bënë kreut të SPAK, Klodian Braho

Përshëndes vendimin e Gjykatës së Lartë, masat do të doja të ishin më rënduese sepse janë arrestuar drejtues të opozitës pa iu komunikuar akuza. Prokurori Prençi duhet që brenda prillit të dorëzonte dosjen ose të bënte zgjatje të afatit ne s’kemi informacion që është bërë. Mua më ngre dyshime që po amnistohet sepse që nga marsi s’ka veprim për heqjen e imunitetit.
Do të ketë rikaulifikim të veprave penale dhe rrezikon deri në 35 vite burg. Ligji thotë se brenda 6 muajsh duhet mbyllur dosja çfarëdo vendimi të marrësh”, tha Kalaja.

Lexo edhe
Politikë

“Bllokimi i rrjeteve sociale të protestës”, reagon Gazment Bardhi: Edi Rama si Vuçiçi, algoritmi i censurës kundër opozitës

Politikë

“Pro bojkotit mësimor!”/ Bllokimi i mbi 200 faqeve, aktivisti Shpërdhea: Po tentohet të censurohet protesta! Më 7 dhe 12 shtator, pjesëmarrje masive!

Tags: #adriana kalaja #anila denaj #belinda balluku #Burg #Detyrim #euro #hetime #korrupsion

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Bllokimi i rrjeteve sociale të protestës”, reagon Gazment Bardhi: Edi Rama si Vuçiçi, algoritmi i censurës kundër opozitës
  • “Pro bojkotit mësimor!”/ Bllokimi i mbi 200 faqeve, aktivisti Shpërdhea: Po tentohet të censurohet protesta! Më 7 dhe 12 shtator, pjesëmarrje masive!
  • Pagat/ Pas deklaratës së Ministrisë së Financave, reagon Shoqata e Gjyqtarëve: Qëndrim kundër vendimit të GJK. Mund të ngremë kallëzim penal
  • 11 protestues të shoqëruar, shpërthen Balliu: Një turp i madh. Në burg duhet të ishte Balluku dhe hajdutët e qeverisë
  • “Favoret për punësim, vepër penale”/ Blushi ironizon Ramën: Po sms e Ballukut me Berberin për tenderat çfarë janë? Qeverisje?!
Nga të njëjtat tag-e
  • Nga sot hyn në fuqi ndalimi i importit të mishit brazilian në Shqipëri, AKU: I pasigurt
  • 11 protestues të shoqëruar, shpërthen Balliu: Një turp i madh. Në burg duhet të ishte Balluku dhe hajdutët e qeverisë
  • Vlorë/ 10 persona kërcënojnë me armë Vasil Bedinjan në një prej hoteleve të tij! Biznesmeni: Më kërkuan 5 milionë euro! 3 në pranga
  • “Favoret për punësim, vepër penale”/ Blushi ironizon Ramën: Po sms e Ballukut me Berberin për tenderat çfarë janë? Qeverisje?!
  • Blendi Kajsiu: Skandali i vërtetë në rastin Veliaj – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Lëvizja s’do të nxjerrë kryeministër, por…”, Lubonja: Protesta mund të sjellë qeveri teknike, Rama është në krye të një regjimi që nuk do të tërhiqet 20 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Balluku bën kërdinë”/ Klevis Balliu: Rama i frikësuar nga protesta. I zhveshi maskën, një hajdut i lidhur me krimin e organizuar 10 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Fier/ Humbi kontrollin e automjetit dhe përfundoi në kanal, ndërron jetë te Trauma 19-vjeçari (EMRI) 8 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Dha dorëheqjen si ministre e Shëndetësisë, Evis Sala: Kam pranuar angazhime të rëndësishme ndërkombëtare 8 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama ka 5 premtime, 10 rrena, kërkon edhe Besë nga shqiptarët”/ E vetmja media që ka transmetuar protestën nga dita 1, protestuesi: Puna e News24 do të shkruhet në histori 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Aksidenti i mori jetën, 49-vjeçari në Kavajë ishte djali i ish-trajnerit të njohur dhe ish-kryebashkiakes së Shijakut 6 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Në shesh deri në rrëzimin e qeverisë”/ Revolta për largimin e Ramës, “shpërthen” pensionisti: Ata hanë mish fazani dhe pinë shampanjë, ne nuk hamë dot as bukë thatë 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Bllokimi i rrjeteve sociale të protestës”, reagon Gazment Bardhi: Edi Rama si Vuçiçi, algoritmi i censurës kundër opozitës

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me bllokimin e disa llogarive në…

• 16 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Pro bojkotit mësimor!”/ Bllokimi i mbi 200 faqeve, aktivisti Shpërdhea: Po tentohet të censurohet protesta! Më 7 dhe 12 shtator, pjesëmarrje masive!

Aktivisti dhe studenti Jurgen Shpërdhea, pjesëmarrës në protestat kundër qeverisë që prej ditës së parë, ka hedhur akuza…

• 16 minuta më parë • 4 min lexim
Politikë

Pagat/ Pas deklaratës së Ministrisë së Financave, reagon Shoqata e Gjyqtarëve: Qëndrim kundër vendimit të GJK. Mund të ngremë kallëzim penal

Shoqata e Gjyqtarëve ka reaguar sot në 2 shtator pas deklaratës së Ministrisë së Financave, se për pagat…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by