Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Kallëzim i ri në SPAK për ish-zv/kryeministren/ Adriana Kalaja: Belinda Balluku dhe Petrit Malaj pjesë të skandalit 123 mln euro të Bankers
Politikë

Kallëzim i ri në SPAK për ish-zv/kryeministren/ Adriana Kalaja: Belinda Balluku dhe Petrit Malaj pjesë të skandalit 123 mln euro të Bankers

• 16 Korrik, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja ka deklaruar se ka depozituar dy kallëzime penale në SPAK ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, njëri për çështjen e “Bankers” dhe tjetri për një park fotovoltaik.

Kalaja tha se kallëzimi për parkun fotovoltaik, sipas saj, është regjistruar dhe se pritet të japë shpjegimet e saj në Prokurorinë e Posaçme. Ajo bëri me dije se është thirrur së fundmi nga SPAK për t’u pyetur lidhur me kallëzimin.

Read more:E quajti ‘të çmendur’, Kokalari i kthehet ashpër Adriana Kalasë: Ilir Meta të futi në PD se donte që të merrte partinë, more në telefon Shkëlzen Berishën

Duke folur për çështjen “Bankers”, Kalaja deklaroi se po zhvillohet një hetim i thelluar dhe se në dokumentet e paraqitura prej saj janë ngritur dyshime për vepra penale si ushtrim ndikimi të paligjshëm, korrupsion pasiv, përfitim interesash të paligjshme, pastrim të produkteve të veprës penale, si dhe grup i strukturuar kriminal.

Sipas saj, përgjegjësia i atribuohet Belinda Ballukut në bashkëpunim me ish-ministren e Financave, Anila Denaj, si dhe zyrtarë të tjerë për çështje që lidhen me një detyrim prej rreth 123 milionë eurosh.
Kalaja pretendoi se detyrimi ndaj kompanisë “Bankers” është pezulluar dhe më pas falur nga institucione që, sipas saj, nuk kishin kompetencë ligjore për ta marrë këtë vendim.Lidhur me vendimin e Gjykatës së Lartë për të lënë në fuqi masën e pezullimit të Belinda Ballukut nga ushtrimi i funksioneve, Kalaja tha se e përshëndet vendimin, por sipas saj masat duhej të ishin më të rënda.

Read more:“Nuk mund të shkojmë në BE me fytyra të korruptuara”/ Protestuesi: Ambasadat të na mbështesin. SPAK të arrestojë Ramën dhe Ballukun, na shpëtoni nga kthetrat e tyre

Ajo ngriti gjithashtu pretendime për vonesa në hetime, duke thënë se nuk ka informacion nëse prokurori Prençi ka kërkuar zgjatje të afateve apo ka dorëzuar dosjen brenda afatit ligjor.

Read more:LIVE- “Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit thirrje para godinës së Kuvendit: Më 23 korrik seanca e fundit, të gjithë të prezent! Parlament i krimit

“Kisha referuar dy kallëzime në SPAK, për Belinda Ballukun pra kallëzimi i parë penal, kishte të bënte me çështjen e “Bankers”, dhe kallëzimi tjetër me një park fotovoltaik për të cilin në dijeninë time edhe kjo është regjistruar, por po pres të shkoj të jap shpjegimet e duhura. Kështu që prokurori kishte gjykuar që regjistrimi i kallëzimit penal dhe thirrja ime ishte bërë në kohë rekord.

Dje u thirra për tu pyetur rreth kallëzimit.
Për “Bnakers” po bëhët një hetim i thelluar dhe një nga problematikat është ushtrimi i ndikimit të paligjshëm, korrupsioni pasiv, përfitimi i interesave të paligjshme, pastrimi i produktit të veprës penale, por edhe organizatë kriminale apo gurp i strukturuar kriminal, që në dokumentat që kam paraqitur i adresohen Belinda Ballukut, e cila në bashkëpunim me ministren e Financave të kohës, Anila Denaj, por edhe për shpërdorim detyre jo vetëm këto të dyja, por edhe ministri aktual i Financave pasi pyetja që kemi bërë, është a është bërë në kohën e duhur për t’u vjelë sepse bëhët për 123 milionë euro jmei para në “Becchetti numër 2″. Denaj dhe Balluku e pezulluan dhe më pas vendosën që detyrim të falej, kur nuk kanë tagër sepse e ka vetëm Drejtoria e Përgjithshme.

Read more:Nga skandali Bankers te anijet e Bangladeshit dhe akuzat ndaj Frida Krifcës, Myslim Murrizi: Pyetjet që deputetët nuk ia bënë kreut të SPAK, Klodian Braho

Përshëndes vendimin e Gjykatës së Lartë, masat do të doja të ishin më rënduese sepse janë arrestuar drejtues të opozitës pa iu komunikuar akuza. Prokurori Prençi duhet që brenda prillit të dorëzonte dosjen ose të bënte zgjatje të afatit ne s’kemi informacion që është bërë. Mua më ngre dyshime që po amnistohet sepse që nga marsi s’ka veprim për heqjen e imunitetit.
Do të ketë rikaulifikim të veprave penale dhe rrezikon deri në 35 vite burg. Ligji thotë se brenda 6 muajsh duhet mbyllur dosja çfarëdo vendimi të marrësh”, tha Kalaja.

Lexo edhe
Politikë

“Rrezikon deri 35 vite burg”/ Adriana Kalaja për dosjen “Balluku”: Prokurori Prençi duhej të dorëzonte dosjen brenda prillit. Nga marsi s’ka asnjë veprim për heqjen e imunitetit

Politikë

Nën hetim per korrupsion, pastrim parash e abuzime me tenderat, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut/ Mbetet në fuqi pezullimi nga funksionet

Tags: #adriana kalaja #anila denaj #belinda balluku #Burg #Detyrim #euro #hetime #korrupsion

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Rrezikon deri 35 vite burg”/ Adriana Kalaja për dosjen “Balluku”: Prokurori Prençi duhej të dorëzonte dosjen brenda prillit. Nga marsi s’ka asnjë veprim për heqjen e imunitetit
  • Nën hetim per korrupsion, pastrim parash e abuzime me tenderat, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut/ Mbetet në fuqi pezullimi nga funksionet
  • Vrasja e Martin Canit te shkolla “Fan Noli”/ Rama ‘shfajëson’ TikTok-un pas mbylljes njëvjeçare: Fajin e ka algoritmi, rrugaçi i lagjes në xhepin e fëmijëve. “Smart City” përgjigjja jonë institucionale
  • Gazetari Erebara: Rama ka humbur algoritmin dhe ndikimin tek mediat, është dobësuar infrastruktura e propagandës
  • “Sulmi i shtetit, hileqar dhe i padrejtë”/ Erebara i përgjigjet Ballës: E drejta për të protestuar është kushtetuese. Përdorimi i fuqisë ekzekutive, shqetësues
Nga të njëjtat tag-e
  • “Rrezikon deri 35 vite burg”/ Adriana Kalaja për dosjen “Balluku”: Prokurori Prençi duhej të dorëzonte dosjen brenda prillit. Nga marsi s’ka asnjë veprim për heqjen e imunitetit
  • Nën hetim per korrupsion, pastrim parash e abuzime me tenderat, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut/ Mbetet në fuqi pezullimi nga funksionet
  • Gazetari Erebara: Rama ka humbur algoritmin dhe ndikimin tek mediat, është dobësuar infrastruktura e propagandës
  • Kush ia bleu 15 mln euro Agron Shehajt vilën që vetëm 4 vite më herët kishte paguar 2.9 mln €?! Deputeti zero transparancë! Paralajmërohet padi në SPAK, Balla: Pastrim parash
  • 4.3 mln euro për koncertin e Kanye West/ PD i kërkon KLSH të auditojë Qeverinë, Bozdo: Rama donte të shuante “zjarrin” e protestës dhe të mbulonte rrënjët e krimit e korrupsionit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë 46 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës/ Presidenti i EDS nga Brukseli: Rinia shqiptare po frymëzon gjithë Europën 15 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Mos thoni të japë dorëheqjen, por…”/ Thirrja e fortë e pensionistit për Forcat e Armatosura nga protesta: Bashkohuni me ne. Merreni Ramën dhe… 13 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Rama po mban të bllokuar çështjen ‘Balluku’ deri në shtator? Braho-deputetes së PD: Nëse keni prova, bën kallëzim! Të gjithë të barabartë para ligjit! 11 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Qytetarja mesazh të fortë nga sheshi Skënderbej: Zgjohuni shqiptarë. Koha për revolucion 11 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin, vihet në pranga! Në kërkim 18-vjeçari (VIDEO) 8 lexime · 3 orë më parë
  6. 06
    Politikë A do nisë hetim ndaj Ramës për “Albanian Files”? Klodian Braho: Asnjë person nuk është imun ndaj SPAK! Provat… 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Qytetarët, protesta në Bruksel për t’i treguar Marta Kos të vërtetën e qeverisjes shqiptare”/ Aktivistja: Vetëm kryeministri dhe shërbëtorët e tij nuk e shohin mbështetjen ndaj nesh 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Rrezikon deri 35 vite burg”/ Adriana Kalaja për dosjen “Balluku”: Prokurori Prençi duhej të dorëzonte dosjen brenda prillit. Nga marsi s’ka asnjë veprim për heqjen e imunitetit

Adriana Kalaja ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila nuk pranoi rekursin e bërë nga…

• 7 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Nën hetim per korrupsion, pastrim parash e abuzime me tenderat, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut/ Mbetet në fuqi pezullimi nga funksionet

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e ish-zëvendës kryeministres Belinda Balluku dhe la në fuqi masën masën e sigurisë…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

Vrasja e Martin Canit te shkolla “Fan Noli”/ Rama ‘shfajëson’ TikTok-un pas mbylljes njëvjeçare: Fajin e ka algoritmi, rrugaçi i lagjes në xhepin e fëmijëve. “Smart City” përgjigjja jonë institucionale

Kryeministri Edi Rama teksa mori pjesë në inagurimin e Qendrës së Monitorimit për projektin “Smart City” deklaroi se…

• 2 orë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by