Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Pro bojkotit mësimor!”/ Bllokimi i mbi 200 faqeve, aktivisti Shpërdhea: Po tentohet të censurohet protesta! Më 7 dhe 12 shtator, pjesëmarrje masive!
Politikë

“Pro bojkotit mësimor!”/ Bllokimi i mbi 200 faqeve, aktivisti Shpërdhea: Po tentohet të censurohet protesta! Më 7 dhe 12 shtator, pjesëmarrje masive!

• 3 Shtator, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Aktivisti dhe studenti Jurgen Shpërdhea, pjesëmarrës në protestat kundër qeverisë që prej ditës së parë, ka hedhur akuza për censurim në rrjetet sociale, pas mbylljes së një numri të madh faqesh dhe llogarish që raportonin mbi tubimet.

I ftuar në studion e News24 në një bisedë me gazetaren Nisida Tufa, Shpërdhea tha se bllokimi i mbi 200 faqeve aktive gjatë protestave nuk ishte një fenomen i rastësishëm, por sipas tij një veprim i koordinuar. Ai tregoi edhe përvojën personale me Instagramin, duke deklaruar se llogaria e tij u mbyll papritur dhe pa marrë njoftimin zyrtar për apelim që, sipas tij, zakonisht dërgohet nga platforma Meta.

Read more:BE kërkon kufizime nga Meta/ Pas marrëveshjes në SHBA, Brukseli kërkon mbrojtje të njëjtë për fëmijët

“Isha duke punuar në ato momente dhe më nxori instagrami menjëherë nga llogaria. Tentova të futesha, por më kishin hequr direkt. Pa të drejtë apelimi, sikur e kisha bërë apelimin, por mu bllokua. Edhe një tjetër protestuesi i ndodhi e njëjta gjë, paralelisht dhe me persona të tjerë, aktivistë që merren me protestën, si Gent Progni, apo faqe të tilla denoncuese. Unë jam ekspert i fushës, kam mësuar se si funksionojnë bllokimet, apelimet. Në këtë rast nuk na erdhi as emaili i apelimit. Mënyra se si funksionin, për formën e drejtë, është që ty të vjen një report, më pas ke të drejtën për apelim për një post. Përveç një njoftimi që të vjen në instagram, të vjen dhe një email zyrtar nga Meta. Mua nuk më ka ardhur asgjë. Emaili i vetëm është fakti që më ishte hequr pagesa e tikut blu. Para se të niste protesta kam pasur një adresë private. Me fillimin e protestën, angazhimin tim aty, e kam ndjerë të nevojshme që të raportoja ngjarjet që ndodhin kundër sistemit. Tani e kam përdorur instagramin tim për të informuar për protestën. Këtë gjë e kam bërë dhe për rastin e protestuesve të tjerë. Nuk kemi publikuar materiale abuzuese, maksimumi kemi artikuluar fjalën; mosbindje civile.”, tha ai.

Read more:Dibër/ E mitura u mbyt nga shkarkimet e HEC-it në Drinin e Zi, Prefekti: Do t’i kërkojmë Maqedonisë së Veriut të vendosë orare për hapjen e portave

Aktivisti tha se edhe persona të tjerë të angazhuar në protestë, si dhe faqe denoncuese që publikonin pamje nga tubimet, janë përballur me të njëjtin problem. Sipas tij, në rastin e tij nuk është respektuar procedura normale e njoftimit dhe apelimit. Shpërdhea pretendon se nuk ka marrë asnjë email nga Meta lidhur me bllokimin e llogarisë, ndërsa i vetmi njoftim që ka marrë ka qenë për heqjen e pagesës së “tik-ut blu”.

Ai deklaroi se, pas nisjes së protestave, e kishte përdorur llogarinë e tij personale për të informuar publikun mbi zhvillimet dhe për të publikuar pamje nga protestat.

Read more:Një vit nga sulmi ndaj News24, Meta: Rama një autokrat, median e pavarur e sheh si kërcënim për regjimin e tij

“Nuk kemi publikuar materiale abuzuese, maksimumi kemi artikuluar fjalën ‘mosbindje civile’”, tha aktivisti. Duke folur për zhvillimet e muajit shtator, Shpërdhea tha se protestat kanë nisur me intensitet dhe shprehu shqetësimin për reagimin e forcave të policisë ndaj protestuesve. Ai solli në vëmendje situatat kur protestuesit janë afruar pranë Kryeministrisë, duke ngritur pikëpyetje për përdorimin e pajisjeve mbrojtëse dhe shkopinjve të gomës nga efektivët.

Read more:“Rama u largua dje nga zyra si një mi”/ Protestuesi: Aktivistët e arrestuar të lirohen urgjentisht! Ajo sjellje ndaj protestuesve paqësorë nuk ndodhi as me Ergys Agasin

“Ne jemi për përshkallëzim paqësor. Madje jam dhe për bojkot mësimor”, deklaroi ai, duke shtuar se pret një pjesëmarrje aktive edhe në ditën e 100-të të protestave. Sipas Shpërdheas, data 7 shtator dhe 12 shtatori, kur pritet mbërritja e autokolonës së Diasporës, mund të jenë dy momente të rëndësishme për vijimësinë e protestave.

Lexo edhe
Politikë

“Një i ri me bluzë Dolce & Gabbana m’u turr, ishte civil”/ Gazetarja bën ndërhyrjen epike: Mos e ka pasur false! Lapaj: Policia sikur bën aksion kundër firmave false!

Politikë

“Çdo ditë paguhen 35 mijë euro për një incenerator që s’punon”, Lapaj: Ermal Beqiraj i kërkuar nga SPAK, fitoi para 1 jave tenderin e AKSHIT. Dorëheqja e Ramës, e panegociueshme

Tags: #Gent Progni #Instagram #Meta #Njoftim #Pagesa #Para #Private

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Një i ri me bluzë Dolce & Gabbana m’u turr, ishte civil”/ Gazetarja bën ndërhyrjen epike: Mos e ka pasur false! Lapaj: Policia sikur bën aksion kundër firmave false!
  • “Çdo ditë paguhen 35 mijë euro për një incenerator që s’punon”, Lapaj: Ermal Beqiraj i kërkuar nga SPAK, fitoi para 1 jave tenderin e AKSHIT. Dorëheqja e Ramës, e panegociueshme
  • Përfundoi në komisariat pas protestës te Kuvendi/ “Bllokuam makinën e një deputeteje që pengoi arrestimin e Ballukut!”, Lapaj tregon prapaskenat e shoqërimit: Më rrethuan 20 civilë, na tërhoqën zvarrë!
  • Bllokimi i pagave të gjyqtarëve/ Lapaj: Qeveria po ndërhyn në drejtësinë! Duhej të ishin arrestuar drejtorët e Thesarit, deri te Rama!
  • “Pagat të zhbllokohen menjëherë”, Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve paralajmëron: Masat do të përshkallëzohen deri në reduktimin dhe kufizimin e veprimtarisë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Çdo ditë paguhen 35 mijë euro për një incenerator që s’punon”, Lapaj: Ermal Beqiraj i kërkuar nga SPAK, fitoi para 1 jave tenderin e AKSHIT. Dorëheqja e Ramës, e panegociueshme
  • Përfundoi në komisariat pas protestës te Kuvendi/ “Bllokuam makinën e një deputeteje që pengoi arrestimin e Ballukut!”, Lapaj tregon prapaskenat e shoqërimit: Më rrethuan 20 civilë, na tërhoqën zvarrë!
  • Shkodër/ Kërcënuan me kallash e pistoletë dy persona pas sherrit me një të mitur, 2 në kërkim
  • “Dëbimi i News24 me urdhër të Ramës, çmimi që u pagua për pavarësinë editoriale”, Ahmetaj me tone të forta: Ju nxorri me dhunë për t’ju bërë shembull
  • “Drejtësi”/ Qytetarët protestë para SPAK, thirrje prokurorëve të posaçëm: Merrni audiopërgjimet e Arben Ahmetajt (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Xhabaftët kanë sjellë ministra këtu”/ Flamur Noka akuza të forta në Kuvend: Jeni mallkimi i Shqipërisë. Klodiana Spahiu, kujdes kur pranon postin se rrezikon kokën 16 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Plagosi dy persona në Laprakë, shpallet në kërkim autori 13 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Arrestoni Ramën!”/ 103 ditë revoltë, gazeta amerikane: Protestat kundër qeverisë kanë tronditur Shqipërinë 12 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Has/ Plagosje me armë zjarri në Krumë, në kërkim autori 9 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Të bllokojmë gjithë institucionet!”/ Mërgata shqiptare në shesh më 12 shtator, aktivisti Daci: Nisemi nesër për Tiranë, të bashkohemi gjithë shqiptarët! 6 lexime · 22 orë më parë
  6. 06
    Politikë Skandali i trafikut ndërkombëtar të armëve/ Muçollari: Ky është biznesi i Ramës dhe Yeffet, do apelojmë tek partnerët që të angazhohen në zbardhjen e aferës 6 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Gjyqtarët kallëzuan penalisht Petrit Malajn, Rama: Shkresës i mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë! Pagat do rriten me vendim të Parlamentit 7 lexime · 3 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Një i ri me bluzë Dolce & Gabbana m’u turr, ishte civil”/ Gazetarja bën ndërhyrjen epike: Mos e ka pasur false! Lapaj: Policia sikur bën aksion kundër firmave false!

Adriatik Lapaj, kreu i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, i ftuar në emisionin “Minuta e parë” në Neës24 me Ola…

• 28 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Çdo ditë paguhen 35 mijë euro për një incenerator që s’punon”, Lapaj: Ermal Beqiraj i kërkuar nga SPAK, fitoi para 1 jave tenderin e AKSHIT. Dorëheqja e Ramës, e panegociueshme

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se qeveria nuk ka reflektuar për problematikat që, sipas…

• 59 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Përfundoi në komisariat pas protestës te Kuvendi/ “Bllokuam makinën e një deputeteje që pengoi arrestimin e Ballukut!”, Lapaj tregon prapaskenat e shoqërimit: Më rrethuan 20 civilë, na tërhoqën zvarrë!

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka treguar detaje nga shoqërimi i tij në polici gjatë protestës…

• 59 minuta më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by