Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Kësaj qeverie po i shkulen themelet, fundin e ka shpejt!” – Kapri: Rama po shfaqet si autokrat para Perëndimit! Është delegjitimuar nga populli
Politikë

“Kësaj qeverie po i shkulen themelet, fundin e ka shpejt!” – Kapri: Rama po shfaqet si autokrat para Perëndimit! Është delegjitimuar nga populli

• 17 Korrik, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri, ka folur në studion e programit të drekës në News24 lidhur me situatën politike në vend, duke u ndalur te protestat masive kundër kryeministrit Edi Rama që vijojnë prej 47 ditësh. Sipas Kaprit, kjo është protesta më e madhe që ka ndodhur ndonjëherë në vend dhe po lëkund seriozisht themelet e qeverisë, pavarësisht përpjekjeve të mazhorancës për ta delegjitimuar atë.

Kapri kritikiroi rrethimin e Parlamentit me forca të shumta policore, duke u shprehur se kjo pamje jep përshtypjen e gabuar sikur vendi ndodhet në gjendje lufte. Megjithatë, ai theksoi se opozita nuk duhet ta braktisë parlamentin, por ta përdorë atë si arenë për t’ia përplasur në fytyrë qeverisë të gjitha dështimet.

“Ky parlament e ka humbur legjitimitetin, legjitimiteti është në shesh. Shoqëria shqiptare po kërkon largimin e Ramës dhe një ndryshim sistemi. Rrethimi i parlamentit me polici, edhe kur nuk ka protestues, është i turpshëm. Ne nuk mund të lëmë hapësira bosh, aty kemi mundësi t’ia plasim në fytyrë keqqeverisjen”, deklaroi deputeti Kapri.

Read more:Mesazhi i fortë i të riut ngre peshë zemrat e protestuesve: Rama e ka lakun në fyt, fuqia është në duart tona. Duam një Shqipëri të re!

Sipas deputetit të Partisë “Mundësia”, bilanci i këtij viti të mandatit qeverisës është i mbushur me skandale korrupsioni, duke përmendur rastet në AKSHI, ministrinë e Belinda Ballukut dhe ndryshimet e shpeshta në kabinetin qeveritar, të cilat çuan popullin në shesh.

Kapri nënvizoi se kjo qëndresë qytetare po e nxjerr zbuluar kryeministrin para partnerëve ndërkombëtarë:

Read more:Asnjë hap pas/ Revolta në ditën e 48, qytetarët sërish në shesh: Jo negociata! Rama të japë dorëheqjen

“Populli po i tregon Perëndimit se Rama është një autokrat që po sundon përmes një grushti të vogël njerëzish popullin më të varfër në Evropë. Kjo protestë po e zhvesh Ramën në sytë e perëndimorëve. Ai mund ta shtyjë pak në kohë dorëheqjen, por vetëm do të gërryhet politikisht. Fundin e kanë të shpejtë dhe po marrin urrejtjen e shqiptarëve”, përfundoi Erald Kapri.

Lexo edhe
Politikë

“Rama i trembet përballjes me drejtësinë!”/ Revolta prej 47 ditësh, Kapri: Qytetarët nuk janë trembur nga presionet! Kjo protestë e anëtarëson vendin në BE

Politikë

Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë solidarizohet me opozitën dhe protestuesit! CDI mbështet kërkesat e popullit shqiptar

Tags: #AKSHI #Edi Rama #Hapesira #opozita #Para #Protesta #proteste #protestues

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Rama i trembet përballjes me drejtësinë!”/ Revolta prej 47 ditësh, Kapri: Qytetarët nuk janë trembur nga presionet! Kjo protestë e anëtarëson vendin në BE
  • Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë solidarizohet me opozitën dhe protestuesit! CDI mbështet kërkesat e popullit shqiptar
  • “Euro ka arritur minimumin e saj historik”/ Tabaku: Kambanë alarmi! Modeli ekonomik i mazhorancës godet familjet dhe bizneset
  • “Do ta spastroja etnikisht Kosovën”/ Profesori serb për deklaratën e ministres së Vuçiçit: Fyeu shqiptarët dhe poshtëroi Serbinë! Qeveria të distancohet ose…
  • Ministrja Sala: Shqipëria në “Genuine Cup 2026” me të rinjtë me aftësi të kufizuara, një hap i rëndësishëm drejt gjithëpërfshirjes
Nga të njëjtat tag-e
  • Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë solidarizohet me opozitën dhe protestuesit! CDI mbështet kërkesat e popullit shqiptar
  • Sarandë/ Oficeri i Policisë përfshihet në sherr me disa persona, ‘Blutë’ kontrolle të shumta në qytet! Disa të shoqëruar
  • “Kryeministri përdor emrin e djalit tonë për propagandë” – Familja e Martin Canit kritika ndaj Edi Ramës: Pse nuk ka kërkuar falje për dështimet e sistemit që ai drejton?
  • Asnjë hap pas/ Revolta në ditën e 48, qytetarët sërish në shesh: Jo negociata! Rama të japë dorëheqjen
  • Media prestigjioze amerikane: Protestat 6-javore në Shqipëri po e çojnë Ramën drejt rrëzimit. Lëvizja ka edhe mbështetjen e Dua Lipës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin, vihet në pranga! Në kërkim 18-vjeçari (VIDEO) 17 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Mesazhi i fortë i të riut ngre peshë zemrat e protestuesve: Rama e ka lakun në fyt, fuqia është në duart tona. Duam një Shqipëri të re! 14 lexime · 18 orë më parë
  3. 03
    Politikë Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë, “thumbon” Ramën: Qytetarëve duhet t’u përgjigjemi me përulësi, jo me arrogancë 10 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Mijëra shqiptarë protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama”/ Profesori i njohur amerikan citon Jefferson: Një rebelim i vogël herë pas here është një gjë e mirë 9 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Do spastroja etnikisht Kosovën”/ Redi Muçi: Rama sulmon protestuesit por nuk mbron shqiptarët jashtë vendit! Balla: Karagjoz! Kadet i ri, laj gojën kur përmend kryeministrin 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Rrëzohu ose dorëzohu”/ 47 ditë revoltë! Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës:Ju erdhi fundi! 7 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Pensionisti vjen nga Durrësi çdo ditë me autobus për t’iu bashkuar protestës: Rama, fatkeqësi për kombin tonë. Do të ikë shumë shpejt! 7 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Rama i trembet përballjes me drejtësinë!”/ Revolta prej 47 ditësh, Kapri: Qytetarët nuk janë trembur nga presionet! Kjo protestë e anëtarëson vendin në BE

Deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri, i ftuar në studion e News24, ka komentuar qëndresën popullore që po…

• 10 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë solidarizohet me opozitën dhe protestuesit! CDI mbështet kërkesat e popullit shqiptar

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, deklaroi se Internacionalja Demokrate e Qendrës (CDI), organizata më e madhe ndërkombëtare…

• 2 orë më parë • 4 min lexim
Politikë

“Euro ka arritur minimumin e saj historik”/ Tabaku: Kambanë alarmi! Modeli ekonomik i mazhorancës godet familjet dhe bizneset

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas rënies së kursit të euros në raport me lekun,…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by