Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Ministrja Sala: Shqipëria në “Genuine Cup 2026” me të rinjtë me aftësi të kufizuara, një hap i rëndësishëm drejt gjithëpërfshirjes
Politikë

Ministrja Sala: Shqipëria në “Genuine Cup 2026” me të rinjtë me aftësi të kufizuara, një hap i rëndësishëm drejt gjithëpërfshirjes

• 17 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Për herë të parë, Kombëtarja Shqiptare e Futbollit e personave me aftësi të kufizuara do të përfaqësojë Shqipërinë në “Genuine Cup 2026”, një aktivitet ndërkombëtar sportiv që do të zhvillohet në Houston, Texas, SHBA, nga 26 korriku deri më 2 gusht,. Pjesëmarrja e 12 futbollistëve të rinj me aftësi të kufizuara intelektuale në këtë kompeticion është një dëshmi e angazhimit për përfshirjen sociale, fuqizimin e personave me aftësi të kufizuara dhe garantimin e mundësive të barabarta. .

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Prof. Evis Sala, së bashku me Zv.presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Geri Çipi, dhe anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Blendi Fevziu, vizituan ekipin përfaqësues gjatë seancës së radhës stërvitore, përpara nisjes së tij drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në bashkëbisedim me futbollistët dhe prindërit e tyre, ministrja Sala vlerësoi këtë moment historik për sportin gjithëpërfshirës në Shqipëri, duke theksuar se Qeveria Shqiptare po ndërton politika që shkojnë përtej mbështetjes ekonomike, duke krijuar mundësi reale për pjesëmarrje në arsim, punësim, kulturë dhe sport.

Read more:Muzikë dhe shfaqje artistike/ Elbasani feston me tavën e dheut, krenarinë e gastronomisë

“Për herë të parë Shqipëria merr pjesë në Genuine Cup me një ekip të të rinjve me aftësi të kufizuara. Kjo është një arritje sportive, por mbi të gjitha është një fitore për përfshirjen. Politikat tona synojnë që çdo person me aftësi të kufizuara të ketë më shumë mundësi për të mësuar, për të punuar, për të bërë sport dhe për të qenë pjesë aktive e jetës së vendit,” u shpreh ministrja Sala.

Ministrja Sala falënderoi Federatën Shqiptare të Futbollit, organizatën “Klubi Kombëtar i Prindërve të Fëmijëve me ÇSA & P.A.K / Autizmi Flet”, trajnerët, prindërit dhe të gjitha strukturat e përfshira në realizimin e kësaj nisme.

Read more:Ministrja Sala prezanton reformat në forumin botëror të kancerit në Bruksel: Shqipëria po transformon sistemin e trajtimit të sëmundjes

Zëvendëspresidenti i FSHF-së, Geri Çipi, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në promovimin e përfshirjes dhe integrimit të personave me aftësi të kufizuara përmes sportit.

“Ky është një mesazh i qartë se futbolli është gjithëpërfshirës, që edhe këta persona të ndihen njësoj si gjithë të tjerët dhe të krijojnë e të zhvillojnë një aktivitet normal si të gjithë ne”,tha z.Çipi.

Read more:Sulmohen arbitrat në stadiumin e Vlorës, Eldorjan Hamiti përcillet me ‘libër shtëpie’ dhe me furgonin e FNSH-së

Ndërsa, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Blendi Fevziu, falënderoi të gjitha institucionet dhe strukturat që bënë të mundur këtë përfaqësim të Shqipërisë, duke vlerësuar shembullin frymëzues që japin këta të rinj në tejkalimin e sfidave përmes sportit.

“Kjo tregon, së pari, se nuk ka pamundësi në jetë, pra se gjithçka është e mundur, dhe, së dyti, se futbolli është gjithëpërfshirës, si për ata që stërviten çdo ditë në futbollin profesionist, ashtu edhe për ata që janë amatorë, por edhe për këta të rinj që kanë pasur një vështirësi në jetën e tyre dhe përpiqen ta tejkalojnë pikërisht nëpërmjet futbollit”, u shpreh z.Fevziu.

Read more:Turisti gjerman në protestën kundër Ramës: Politika dhe korrupsioni po boshatisin Shqipërinë

Pjesëmarrja në “Genuine Cup 2026”, është rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërinstitucional dhe i angazhimit për zbatimin e politikave që promovojnë gjithëpërfshirjen, integrimin dhe fuqizimin e personave me aftësi të kufizuara. Përmes zgjerimit të shërbimeve komunitare, rritjes së aksesit në arsim, rehabilitim, punësim dhe aktivitete sociale, synohet garantimi i mundësive të barabarta dhe krijimi i kushteve që çdo individ të zhvillojë potencialin e tij dhe të jetë pjesë aktive e shoqërisë.

Lexo edhe
Politikë

Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!

Politikë

Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!

Tags: #Aktivitet #Aktivitete #AMP #Autizmi #Evis Sala #fshf #jetë #Politika

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
  • Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin
Nga të njëjtat tag-e
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
  • Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas
  • Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO)
  • FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni
  • Bizneset kërkojnë mbrojtje/ Mbi 15 filiale bankash të dëmtuara, punonjësit denoncojnë mungesën e policisë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës! 8 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë! 4 lexime · 14 orë më parë
  3. 03
    Ekonomi FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO) 2 lexime · 14 orë më parë
  6. 06
    Sociale Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO) 2 lexime · 14 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Serbi, duke e cilësuar humbjen…

• 14 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!

Protesta e zhvilluar këtë të shtunë, më 24 tetor, në Tiranë ka marrë vëmendjen edhe të medias së…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë komentoi zgjedhjet në Serbi, ku Vuçiç…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin