Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Ministrja Sala prezanton reformat në forumin botëror të kancerit në Bruksel: Shqipëria po transformon sistemin e trajtimit të sëmundjes
Sociale

Ministrja Sala prezanton reformat në forumin botëror të kancerit në Bruksel: Shqipëria po transformon sistemin e trajtimit të sëmundjes

Viral Alert News • 9 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Aksesi në kujdesin ndaj kancerit vijon të mbetet një nga sfidat kryesore në Europë dhe për këtë arsye, sipas Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, pabarazitë në trajtim nuk mund të zgjidhen me reforma të pjesshme, por kërkojnë transformim të plotë të sistemeve shëndetësore.

Deklaratat u bënë gjatë pjesëmarrjes së saj në forumin e 11-të botëror të kancerit 2026, të organizuar nga revista prestigjioze “The Economist”, ku u diskutuan sfidat dhe zgjidhjet për garantimin e aksesit të barabartë në kujdesin ndaj kancerit në vendet europiane.

Gjatë fjalës së saj, Sala theksoi se lufta kundër kancerit nuk lidhet vetëm me trajtimin e sëmundjes, por kërkon një qasje të plotë që përfshin parandalimin, depistimin, diagnostikimin e hershëm, trajtimin dhe kujdesin pas trajtimit.

Read more:Pas të ftohtit, afron i nxehti në Europë, nis vapa në Francë, termometri kap vlerën 38 gradë Celsius në Spanjë

Ajo nënvizoi se mundësitë për mbijetesë nuk duhet të varen nga vendbanimi i pacientit, ndërsa shtoi se diagnostikimi i hershëm, qasja në trajtime inovative dhe forcimi i kapaciteteve të sistemeve shëndetësore mbeten faktorë vendimtarë për reduktimin e pabarazive në kujdesin shëndetësor.

Në panelin e forumit, ministrja prezantoi edhe reformat që Shqipëria po ndërmerr në sektorin e onkologjisë, të cilat i cilësoi ndër më të rëndësishmet në sistemin shëndetësor të vendit. Sipas saj, fokusi kryesor mbetet rritja e aksesit, cilësisë dhe barazisë në shërbimet për pacientët.

Mes masave të prezantuara ishte krijimi i Institutit Kombëtar të Kancerit, i cili do të shërbejë si qendër kombëtare për kujdesin e integruar, kërkimin shkencor dhe edukimin. Po ashtu, po punohet për decentralizimin e shërbimeve të onkologjisë mjekësore përmes forcimit të njësive rajonale, me synimin që pacientët të marrin më afër vendbanimit të tyre një pjesë më të madhe të shërbimeve.

Read more:Sot Kuvend/ Deputetët e PD kërkojnë interpelancë me Ramën, ndërsa kryeministri vijon vizitën në Seul, ja çfarë përmban rendi i ditës

Sala foli gjithashtu për modernizimin e shërbimit kombëtar të radioterapisë, përmirësimin e legjislacionit për barnat dhe pajisjet mjekësore në përputhje me standardet e Bashkimit Europian, si dhe përshpejtimin e transformimit digjital në shëndetësi për të përmirësuar koordinimin e kujdesit, sistemet e referimit dhe përdorimin e të dhënave shëndetësore.

Në përfundim, ministrja theksoi se suksesi i politikave për kancerin nuk duhet të matet vetëm me përparimet shkencore, por edhe me aftësinë e sistemeve shëndetësore për të ofruar diagnozë më të shpejtë, kohë më të shkurtra pritjeje dhe kujdes më të koordinuar për pacientët.

Lexo edhe
Sociale

Vlorë/ Përfundon loti i parë i rrugës së Smokthinës, deputeti socialist Sinaj: Selenica të qëndrojë bashki më vete!

Sociale

Reshjet e shiut nuk pengojnë qytetarët e Kosovës të kalojnë fundjavën në Shqipëri! Fluks në Morinë (VIDEO)

Tags: #Bruksel #Europë #Evis Sala #kancer #Ministria e shëndetësisë #Shendetesia #Shqiperia #the economist
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Vlorë/ Përfundon loti i parë i rrugës së Smokthinës, deputeti socialist Sinaj: Selenica të qëndrojë bashki më vete!
  • Reshjet e shiut nuk pengojnë qytetarët e Kosovës të kalojnë fundjavën në Shqipëri! Fluks në Morinë (VIDEO)
  • Reshjet e shiut në vend, rrugët në qytetin e Elbasanit nën ‘pushtetin’ e ujit! (VIDEO)
  • Një nga ne/ Këpucari Dritan Ceni rrëfen realitetin e trishtë: Në Shkodër i riparojnë disa herë këpucët, s’kanë mundësi ekonomike
  • Reshjet e shiut në vend, rrugët në qytetin e Elbasanit nën ‘pushtetin’ e ujit! (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Aktivisti Bledar Meti: Nuk do të tërhiqemi, qëndrojmë në shesh! Do t’i japim fund regjimit të Ramës
  • Mbi 3 orë revoltë, Kryeministria e rrethuar, Diaspora nuk largohet nga sheshi: Rama të japë dorëheqje
  • Protestuesit me pankarta dhe me thirrje para Kryeministrisë: Ju erdhi fundi
  • “Rama kërkon të shesë atdheun”/ Meçan Zotaj në protestën e 105 kundër qeverisë: Të bashkuar deri në zhdukjen e tradhtisë
  • Protesta e 105-të/ “4 mandate që ju gënjejnë dhe 36 vite që ju vjedhin”, Gazetari Osman Stafa: Kur shqiptarët bëhen bashkë, nuk ka pushtet që t’u dalë përpara
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama i zënë ngushtë”, Shpend Gashi: Tre muaj protestë rekord botëror. Tirana nesër do ziejë, qeveria të bjerë 11 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlameni 11 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Një vilë në këmbim të tenderit”/ BIRN: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë! Pagoi qindra mijëra euro për pajisje luksi 9 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Blindohen dyert e Kryeministrisë/ Gazetari Stafa: Protestues para godinës së qeverisë, disa e kanë rrethuar. Bllokohet dhe rruga tek Unaza 8 lexime · 3 orë më parë
  5. 05
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlamenti 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë” – Gjyqtari i GJKKO i përgjigjet Ramës: Shantazh politik, tenton të kontrollojë drejtësinë 7 lexime · 6 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Edhe sa vila e pasuri të tjera duhet të zbulohen”/ Bardhi publikon videon: Tani që ra alibia e Ramës, pse SPAK nuk sjell në Kuvend kërkesën për arrestimin e Ballukut? 7 lexime · 8 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Vlorë/ Përfundon loti i parë i rrugës së Smokthinës, deputeti socialist Sinaj: Selenica të qëndrojë bashki më vete!

Përfundon loti i parë i rrugës së Smokthinës, një aks i rëndësishëm që lidh gjashtë fshatra të Lumit…

• 5 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

Reshjet e shiut nuk pengojnë qytetarët e Kosovës të kalojnë fundjavën në Shqipëri! Fluks në Morinë (VIDEO)

Fundjava e dytë e shtatorit ka nisur me një fluks të shtuar të lëvizjeve në të dyja anët…

• 7 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Reshjet e shiut në vend, rrugët në qytetin e Elbasanit nën ‘pushtetin’ e ujit! (VIDEO)

Kjo e shtunë ka sjelllë reshjet e shiut në të gjithë territorin e vendit, teksa temperaturat janë ulur…

• 7 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by