Po mbahet protesta e 105 para Kryeministrisë sot në 12 shtator.
Kanë kaluar mbi 3 orë, që diaspora është në shesh dhe ka rrethuar edhe Kryeministrinë.
Me flamuj kombëtar, daulle dhe simbole shqiptare, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
“Gjithë Shqipëria është me ne”, “Rama ik”, “Dorëheqja”, “Ju erdhi fundi”, janë disa nga thirrjet e protestuesve.
Ata kërkojnë dorëheqjen e Ramës, që e akuzojnë se drejton një qeveri të mbushur me skandale korrupsioni dhe se ka keqeverisur.




