Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë solidarizohet me opozitën dhe protestuesit! CDI mbështet kërkesat e popullit shqiptar
Politikë

Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë solidarizohet me opozitën dhe protestuesit! CDI mbështet kërkesat e popullit shqiptar

• 17 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, deklaroi se Internacionalja Demokrate e Qendrës (CDI), organizata më e madhe ndërkombëtare e qendrës së djathtë, ka miratuar një deklaratë për situatën në Shqipëri, duke shprehur solidaritet me opozitën dhe protestuesit.

Read more:“Mbështesim protestat, ndalni dhunën ndaj qytetarëve”/ Lea Ypi ndan letrën e hapur të Diasporës Shqiptare për revoltën kundër Ramës

CDI shpreh shqetësim për atë që e cilëson përkeqësim të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe institucioneve demokratike në Shqipëri.

Read more:PD mblodhi dje Këshillin Kombëtar, zgjidhen drejtuesit e strukturave të partisë (LISTA)

Organizata ndërkombëtare deklaron gjithashtu solidaritet me opozitën demokratike dhe qytetarët që protestojnë në mënyrë paqësore, duke theksuar se e drejta për protestë, liria e shprehjes dhe pjesëmarrja politike janë të drejta themelore demokratike.

Read more:Berisha merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI në Bruksel

Deklarata:
Të nderuar qytetarë,
Organizata ndërkombëtare e qendrës së djathtë, më e madhja në botë, Centrist Democrat International CDI, me 115 parti anëtare që përfaqësojnë 83 shtete të botës, ku mes tyre bën pjesë dhe PDSH, zhvilloi punimet e Asamblesë së Përgjithshme në Bruksel.
Delegacioni i PDSH, i kryesuar nga Kryetari Sali Berisha, informoi Asamblenë mbi zhvillimet aktuale në Shqipëri, protestën epike qytetare që tashmë ka hyrë në ditën e 48 në shesh, si dhe kërkoi ngritjen e një grupi pune për të dokumentuar lidhjet e qeverisë shqiptare me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës, një kërkesë e cila u mirëprit menjëherë pozitivisht, së bashku me propozimin për zhvillimin e një konferencë ndërkombëtare për narkoshtetin në Shqipëri.
Pas njohjes me aktualitetin në vendin tonë dhe zhvillimet më të fundit, si dhe pas mbështetjes permanente me një sërë rezolutash mbi farsën elektorale të 11 majit 2025, kjo organizatë miratoi një deklaratë mbi situatën në Shqipëri, si më poshtë vijon:
Deklaratë e CDI-së për Situatën në Shqipëri.
Internacionalja Demokrate e Qendrës (CDI),
– Shpreh shqetësimin e saj të thellë për përkeqësimin e vazhdueshëm të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe institucioneve demokratike në Shqipëri, siç pasqyrohet në raportet dhe vlerësimet e fundit ndërkombëtare.
– Shpreh solidaritetin e saj me opozitën demokratike dhe me mijëra qytetarë shqiptarë, veçanërisht me të rinjtë e shumtë, të cilët prej më shumë se 45 ditësh protestojnë në mënyrë paqësore në mbrojtje të demokracisë, transparencës, shtetit të së drejtës, mbrojtjes së mjedisit, të drejtës së pronës dhe të ardhmes evropiane të Shqipërisë.
– Rikonfirmon se e drejta për protestë paqësore, liria e shprehjes dhe pjesëmarrja politike janë liri themelore demokratike që duhet të respektohen dhe të mbrohen plotësisht.
– I bën thirrje autoriteteve shqiptare të angazhohen në një dialog të mirëfilltë demokratik, të zbatojnë plotësisht rekomandimet ndërkombëtare për reformën zgjedhore dhe forcimin e shtetit të së drejtës, të garantojnë kushte të barabarta për konkurrencën politike dhe të ndalin çdo formë intimidimi apo presioni ndaj protestuesve paqësorë, gazetarëve dhe shoqërisë civile.
– Rikonfirmon angazhimin e palëkundur të CDI-së për të mbështetur popullin shqiptar në përpjekjet e tij për demokraci, pluralizëm, shtetin e së drejtës dhe vlerat e CDI-së.
Ju faleminderit.

Read more:Kreu i SPAK raporton te “Nismat Qytetare”, Klodian Braho: Krimi Zgjedhor, fenomen shqetësues!

Lexo edhe
Politikë

Protesta mbarëkombëtare në Tiranë/ Emigrantja nga Italia: Na thanë që jemi dele, në shesh janë luanë dhe luanesha! Në revoltë deri rrëzimin e Ramës…

Politikë

“Në burg organizonim greva, na torturonin”, ish i burgosuri politik: Më thonë pse del në protestë, kuptojeni çfarë bën komunizmi

Tags: #Bruksel #Organizata #Pdsh #proteste #sali berisha #shqiperi #shqiptar

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protesta mbarëkombëtare në Tiranë/ Emigrantja nga Italia: Na thanë që jemi dele, në shesh janë luanë dhe luanesha! Në revoltë deri rrëzimin e Ramës…
  • “Në burg organizonim greva, na torturonin”, ish i burgosuri politik: Më thonë pse del në protestë, kuptojeni çfarë bën komunizmi
  • Ndizen blicat e celularëve/ Oshëtin bulevardi: Dorëheqje, dorëheqje
  • “Qeveria bëri gjenocid”/ Denoncimi i fortë i protestuesit: U shkatërruan 175 shtëpi në Paskuqan në 2023, njerëzit u lanë rrugëve
  • “Pas hekurave duhet të jenë ata që na kanë vjedhur 30 vite”/ Revolta e protestueses: Zegjineja një vit deputete, del me apartament 250 mijë euro. Ku është drejtësia?
Nga të njëjtat tag-e
  • “Në burg organizonim greva, na torturonin”, ish i burgosuri politik: Më thonë pse del në protestë, kuptojeni çfarë bën komunizmi
  • “Qeveria bëri gjenocid”/ Denoncimi i fortë i protestuesit: U shkatërruan 175 shtëpi në Paskuqan në 2023, njerëzit u lanë rrugëve
  • “Rama kërkon të shesë atdheun”/ Meçan Zotaj në protestën e 105 kundër qeverisë: Të bashkuar deri në zhdukjen e tradhtisë
  • Protesta e 105-të/ “4 mandate që ju gënjejnë dhe 36 vite që ju vjedhin”, Gazetari Osman Stafa: Kur shqiptarët bëhen bashkë, nuk ka pushtet që t’u dalë përpara
  • Oshëtin bulevardi: Arrestoni Ramën. Protestuesi: Të bllokojmë rrugët, të nisim mosbindjen civile
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama i zënë ngushtë”, Shpend Gashi: Tre muaj protestë rekord botëror. Tirana nesër do ziejë, qeveria të bjerë 11 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlameni 11 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Një vilë në këmbim të tenderit”/ BIRN: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë! Pagoi qindra mijëra euro për pajisje luksi 9 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlamenti 8 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- Nuk ndalet rezistenca! Kumbojnë thirrjet në Bulevard: Bashkohuni studentë, kombi na thërret! 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Edhe sa vila e pasuri të tjera duhet të zbulohen”/ Bardhi publikon videon: Tani që ra alibia e Ramës, pse SPAK nuk sjell në Kuvend kërkesën për arrestimin e Ballukut? 7 lexime · 5 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Ishte duke punuar në një shtyllë tensioni, humb jetën elektricisti në Marglliç te Patosit! Policia shoqëron në Komisariat 4 persona (EMRI) 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Protesta mbarëkombëtare në Tiranë/ Emigrantja nga Italia: Na thanë që jemi dele, në shesh janë luanë dhe luanesha! Në revoltë deri rrëzimin e Ramës…

Në protestën e 105, Diaspora ka zbarkuar në Tiranë. Gjatë fjalës së saj qytetarja bëri thirrje që shqiptarët…

• 13 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

“Në burg organizonim greva, na torturonin”, ish i burgosuri politik: Më thonë pse del në protestë, kuptojeni çfarë bën komunizmi

Një ish i burgosur politik, nuk hezitoi të kthehej mbrapa në kohë. Në protestën e 105-të, ai tregoi…

• 13 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

Ndizen blicat e celularëve/ Oshëtin bulevardi: Dorëheqje, dorëheqje

Sot po mbahet protesta e 105 në Tiranë, ku në shesh është edhe diaspora. Gazetari Osman Stafa mbajti…

• 13 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by