Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Mbështesim protestat, ndalni dhunën ndaj qytetarëve”/ Lea Ypi ndan letrën e hapur të Diasporës Shqiptare për revoltën kundër Ramës
Politikë

“Mbështesim protestat, ndalni dhunën ndaj qytetarëve”/ Lea Ypi ndan letrën e hapur të Diasporës Shqiptare për revoltën kundër Ramës

• 4 Korrik, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

11 organizata shqiptare në Britani letër të hapur qeverisë: Mbështesim protestat, ndalni dhunën ndaj qytetarëve

Njëmbëdhjetë organizata dhe shoqata shqiptare me bazë në Mbretërinë e Bashkuar i kanë drejtuar një letër të hapur Qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë, ku shprehin mbështetje për protestat qytetare që kanë vijuar prej më shumë se një muaji dhe dënojnë dhunën policore ndaj protestuesve paqësorë.

Nismës i është bashkuar edhe shkrimtarja shqiptare Lea Ypi, e cila e ka publikuar letrën në rrjetet sociale. Në reagimin e tyre, organizatat theksojnë se protestat paqësore përfaqësojnë një shoqëri civile gjithnjë e më të ndërgjegjshme dhe të organizuar, duke i cilësuar ato si një shprehje të demokracisë në veprim dhe të së drejtës kushtetuese të qytetarëve për të kërkuar llogari nga institucionet.

“Në protesta marrin pjesë të rinj, prindër, profesionistë dhe studiues, të cilët kanë dalë për të mbrojtur pasuritë natyrore të vendit, hapësirat publike dhe të drejtën për t’u dëgjuar nga institucionet shtetërore. Për këtë arsye dënojmë me forcë çdo formë dhune, frikësimi apo represioni ndaj protestuesve paqësorë”, thuhet në letër.

Në dokument renditen katër kërkesa kryesore drejtuar qeverisë shqiptare:

Read more:Masakër në Nigeri/ Agresorët hapin zjarr ndaj fermerëve që po punonin në tokat e tyre, 17 të vdekur dhe 5 të plagosur

Transparencë të plotë për ligjet, vendimet dhe kontratat që lidhen me mbrojtjen e mjedisit dhe pasurive natyrore.

Llogaridhënie për shitjen ose dhënien me koncesion të pasurive shtetërore, me konsultim publik dhe mbikëqyrje parlamentare.

Mbrojtjen e interesit publik si parim themelor në politikat e zhvillimit ekonomik.

Nisjen e një dialogu të vërtetë dhe konstruktiv me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe protestuesit.

Read more:35 ditë revoltë! Diaspora “zbarkon” sot në Tiranë, shqiptarët nuk heqin dorë: Rama jep dorëheqjen e panegociueshme!

Letra është firmosur nga UKAP Foundation, Kosovar Albanian Youth Against Violence, British Albanian Culture & Arts Association, Edinburgh University Albanian Society, Albanian Book Lovers Culture Club, Cambridge Uni Albanian Society, LSE Albanian Society, Diasporas Speaking, UCL Albanian Society, Successful Mothers dhe Gjurmë Iliriane.

LETRA E PLOTE:

Të nderuar përfaqësues të Qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë,

Ne, shoqatat dhe bashkësitë shqiptare të themeluara dhe me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, shprehim mbështetje për protestat qytetare në Shqipëri dhe dënojmë dhunën policore ndaj protestuesve paqësorë.

Protestat e përditshme paqësore po shpalosin thelbin e një shoqërie civile gjithnjë e më të ndërgjegjshme dhe të organizuar. Mijëra qytetarë shqiptarë, ndër ta të rinj, prindër, profesionistë dhe studiues, kanë dalë në rrugë për të mbrojtur pasuritë natyrore të vendit, hapësirat publike dhe të drejtën për t’u dëgjuar nga institucionet e shtetit.

Read more:Revolta masive/ “Proces demokratik, jo anarki!”, juristi shqiptaro-britanik: U thye frika! Qeveria e re të vijë përmes zgjedhjeve të lira!

Këto protesta janë shprehja më e pastër e demokracisë në veprim, e drejta kushtetuese dhe demokratike e çdo qytetari për të shprehur mendimin dhe për t’i kërkuar llogari institucioneve shtetërore.

Është pikërisht për këtë arsye që dënojmë me forcë çdo formë të dhunës, frikësimit apo represionit ndaj protestuesve paqësorë.

I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të marrë parasysh kërkesat thelbësore të lëvizjeve protestuese, të cilat kanë të bëjnë me:

Transparencën e plotë në lidhje me ligjet, vendimet dhe kontratat që prekin mbrojtjen e mjedisit dhe të natyrës, duke përfshirë projektet që ndikojnë në zonat e mbrojtura, lagunat bregdetare dhe ekosistemet ujore të vendit;

Read more:Protesta e dhunshme te Kuvendi/ Asociacioni i Gazetarëve: Çdo akt dhune apo intimidimi ndaj gazetarëve është i papranueshëm

Llogaridhënien e institucioneve publike lidhur me shitjen ose dhënien me koncesion të pasurive shtetërore, duke garantuar se çdo vendim i tillë i nënshtrohet shqyrtimit publik, konsultimit paraprak dhe mbikëqyrjes parlamentare;

Mbrojtjen e interesit publik si kriter themelor dhe i panegociueshëm në çdo politikë zhvillimi ekonomik, duke refuzuar modele që i japin prioritet interesave private të ngushta ndaj të mirave kolektive të shoqërisë;

Dialogun e vërtetë dhe konstruktiv me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe lëvizjeve protestuese.

Me respekt dhe me shpresë,

UKAP Foundation

Kosovar Albanian Youth Against Violence

British Albanian Culture & Arts Association

Edinburgh University Albanian Society

Albanian Book Lovers Culture Club

Cambridge Uni Albanian Society

LSE Albanian Society

Diasporas Speaking

UCL Albanian Society

Successful Mothers

Gjurmë Iliriane

Lexo edhe
Politikë

“Nga Bashkëqeverisja te Pasqyra e Shqipërisë”, Zhupa: Edi Rama është bërë i pariciklueshëm, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen dhe qeveri tranzitore

Politikë

Të dhënt e OKB/ Grigels Muçollari: 31.8% e shqiptarëve përballen me pasiguri ushqimore, dështim i qeverisë

Tags: #AMP #Culture #Dhune #Kryesore #Organizata #Organizatat #Private #Protesta

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Nga Bashkëqeverisja te Pasqyra e Shqipërisë”, Zhupa: Edi Rama është bërë i pariciklueshëm, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen dhe qeveri tranzitore
  • Të dhënt e OKB/ Grigels Muçollari: 31.8% e shqiptarëve përballen me pasiguri ushqimore, dështim i qeverisë
  • “U testuan 30 mostra që nga fillimi i vitit”/ Ministria e Shëndetësisë: Konfirmohet rasti i parë me Virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri për 2026
  • “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh?
  • “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti
Nga të njëjtat tag-e
  • “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti
  • “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh?
  • Rriten importet, bie produkti vendas/ 69 mijë tonë ushqime nga jashtë më shumë se një vit më parë, kryesojnë gruri e misri
  • Të huajt vijnë për punë në Shqipëri, mbi 32 mijë me leje qëndrimi, 55% e tyre kanë ardhur për punësim
  • “Protesta, shkollë politike që zgjoi shqiptarët”/ Profesori Lush Susaj: Kriza zgjidhet me dorëheqjen e Ramës. Shtatori do të sjellë pjesëmarrje masive!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 35 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Do të punojmë për atdheun siç ti nuk ke bërë kurrë”/ Protestuesi i drejtohet Ramës: Në shtator do të kesh përballë një rini që nuk njeh parti dhe organizata 24 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 20 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 14 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 13 lexime · 22 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 12 lexime · 5 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Aksidentoi për vdekje biçiklistin në Durrës dy ditë më parë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari! Report Tv siguron foton e viktimës (EMRI) 8 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Nga Bashkëqeverisja te Pasqyra e Shqipërisë”, Zhupa: Edi Rama është bërë i pariciklueshëm, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen dhe qeveri tranzitore

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka reaguar ndaj platformës së re të prezantuar…

• 37 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Të dhënt e OKB/ Grigels Muçollari: 31.8% e shqiptarëve përballen me pasiguri ushqimore, dështim i qeverisë

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, ka reaguar lidhur me të dhënat e FAO-s për pasigurinë…

• 1 orë më parë • 4 min lexim
Politikë

“U testuan 30 mostra që nga fillimi i vitit”/ Ministria e Shëndetësisë: Konfirmohet rasti i parë me Virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri për 2026

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë dhjetëditëshit të dytë të muajit gusht është konfirmuar rasti…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by