Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Revolta masive/ “Proces demokratik, jo anarki!”, juristi shqiptaro-britanik: U thye frika! Qeveria e re të vijë përmes zgjedhjeve të lira!
Politikë

Revolta masive/ “Proces demokratik, jo anarki!”, juristi shqiptaro-britanik: U thye frika! Qeveria e re të vijë përmes zgjedhjeve të lira!

• 26 Qershor, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Avokati i njohur, shtetas shqiptaro-britanik, Kastriot Berberi ka komentuar revoltën masive që ka ‘mbërthyer’ vendin, teksa qytetarët kërkojnë prej 3 javësh dorëheqjen e Ramës.

Në një bisedë për ‘Programin e drekës’ në News24 me Ola Brukon, Berberi analizoi protestat, rolin e diasporës, ndërsa deklaroi se qeveria e re duhet të vijë përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ai tha se është kundër një sistemi anarkie.

Read more:Media amerikane: Shqipëria, destinacioni evropian ku cilësia tejkalon çmimin

“Kur je politikan i votuar me vota të drejtpërdrejta të popullit britanik për një periudhë 12 vjeçare, të pajisur me përvojë të madhe. E shoh jetën sociale-politike në Shqipërisë me syrin kritik, pavarësisht partisë që drejton. Si shqiptar i diasporës, do të mbështetje çdo aktivitet të qeverisë, por si politikan do ta shihja me syrin kritik. Të jetosh në perëndim nuk pengohesh që të flasësh lirshëm. Në këto 35 vite e kanë pasur mundësi ta bënin dhe të flisnin, por se kanë bërë. Tani frika është vrarë. Lëvizjet dhe protestat në diasporë, janë akt i mrekullueshëm, por janë pak. Duhet të ishin më shumë. Në ditën e parë të protestës pashë rastësisht në median shqiptare zhvillimin e protestës. U mrekullova, u lumturova, e kisha dëshirë që ta shihja këtë gjë prej vitesh. Tani që u zhvillua protesta, kemi nevojë të shohim dhe mësojmë gjëra të tjera. Dita e parë e protestës ishte ajo ngjarja spontane në Zvërnec, që ishte e çiltër. Ajo ishte protestë për t’u përshëndetur. Pse u nis ajo prostatë? Banorët e zonës pretendojnë pronësinë e tokës, disa të tjerë thonë se është zonë arkeologjike, ndërsa institucionet shqiptare thonë; është zonë e mbrojtur. Mungesa e transparencës nga ana e qeverisë, e përshpejtoi protestën. Protesta në vetvete është një nga fenomenet më të shkëlqyera që ka ndodhur në këto 35 vite. Kush është pas perdeve, se di. Nuk jam në dijeni të emrave. Nga mediat kam mësuar se ka përfaqësues nga paritë, organizatat dhe qytetarët. Aty sheh njerëz të bukur, të çiltër, me sjellje të emancipuar. Kur shohim të rinjtë aty, është shpresë. Fillimi është një proces demokratik. Nëse protesta përkon në rrëzim të qeverisë dhe cakton të një qeverie jo demokratike, distancohem nga kjo. Çdo lëvizje duhet të jetë paqësore dhe demokratike, sipas ligjeve dhe kushtetues së Shqipërisë. Çdo qeveri e re duhet të vijë nga rezultatet parlamentare, zgjedhje të lira. Nëse është nevoja për koalicione, të bëhen. Jam për proces demokratik, jo anarki!”, tha ai.

Read more:Shërbimet lënë pas prodhimin, turizmi dhe ndërtimi rriten, industria shqiptare vijon tkurrjen

KUSH ËSHTË KASTRIOT BERBERI
Kastriot Berberi është shtetas shqiptaro-britanik, i lindur në Burrel dhe prej rreth 29 vitesh jeton në Londër me familjen e tij.
Ka përfunduar Akademinë e Policisë në Shqipëri dhe studimet universitare e pasuniversitare në Mbretërinë e Bashkuar në Drejtësi. Ka shërbyer si oficer i Policisë Kriminale në Shqipëri dhe më pas ka ushtruar profesionin e juristit në studion e tij ligjore në Londër.

Read more:“E gjithë Shqipëria ka dalë në rrugë”, gazeta e madhe gjermane: Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Në politikën britanike, është anëtar i Partisë Laburiste prej rreth 20 vitesh dhe ka shërbyer për tre mandate radhazi (2014–2026) si anëtar i Këshillit të Bashkisë së Waltham Forest.
Është vlerësuar me titullin “Freeman of the City of London” (2013), me Certifikatë Mirënjohjeje nga Ambasada Shqiptare në Londër (2014) dhe me titullin “Qytetar Nderi i Matit” (2026).
Berberi njihet për kontributin në promovimin e çështjes shqiptare në Britani, duke organizuar prej vitit 2014 ceremoninë e ngritjes së flamurit shqiptar në Bashkinë e Waltham Forest, si edhe aktivitete për Kosovën dhe komunitete të tjera. Ai është aktiv në çështjet e të drejtave të njeriut, publicistikë, bamirësi dhe lobim në mbështetje të interesave të Shqipërisë dhe Kosovës.
Në qëndrimet e tij për politikën shqiptare, shquhet për një qasje të pavarur dhe kritike ndaj të gjitha qeverive. Politikisht identifikohet si socialdemokrat dhe laburist.

Read more:UBT anëtarësohet në EURASHE, një prej organizatave më të rëndësishme evropiane të arsimit të lartë

Lexo edhe
Politikë

“Prezencë masive në Parlament më 10, 17 dhe 24 shtator”/ Mesazhet pikante nëpërmjet pankartave në protestën e 85 kundër Ramës: Shqipëria kërkon ndryshim (FOTO)

Politikë

Dita e 86-të e protestës kundër Ramës, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion

Tags: #Aktivitet #Aktivitete #burrel #jetë #Koalicione #Londër #Mediat #Organizatat

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Prezencë masive në Parlament më 10, 17 dhe 24 shtator”/ Mesazhet pikante nëpërmjet pankartave në protestën e 85 kundër Ramës: Shqipëria kërkon ndryshim (FOTO)
  • Dita e 86-të e protestës kundër Ramës, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion
  • VIDEO/ “Divjaka e qytetarëve”, banorët kundër reformës territoriale të propozuar nga PS, protesta vijon prej 24 ditësh
  • VIDEO/ Revoltë kundër të gjithë klasës politike, mbyllet protesta e 85-të! “Nesër më shumë”, qytetarët mesazh të qartë: Rama jepe dorëheqjen! Arrestoni Ballukun
  • VIDEO/ Dita e 85-të e revoltës, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi, Rama jepe dorëheqjen
Nga të njëjtat tag-e
  • Qëlloi me armë drejt makinës së parkuar, në kërkim 32-vjeçari në Kuçovë
  • Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë
  • LIVE- Protesta e 85-të/ “Është në presion të jashtëzakonshëm”, aktivisti: Fundi i Ramës dhe qeverisë së tij shumë afër. Sot në Pogradec, pa asnjë ide dhe i mpirë…Në shesh derisa ta rrëzojmë
  • “Te Onkologjiku kam parë tmerr me sy, kimioterapi nëpër korridore”/ Shqiptari nga Roma në revoltën kundër Ramës: Fëmijën ma bënë gjysmë robi, këtu ka vetëm korrupsion. Të gjithë duhet të protestojnë
  • Pas eklipsit magjepsës të 12 gushtit, Spanja përgatitet për një tjetër spektakël në qiell! Më 28 gusht Hëna do të mbulohet pothuajse plotësisht
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 34 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Do të punojmë për atdheun siç ti nuk ke bërë kurrë”/ Protestuesi i drejtohet Ramës: Në shtator do të kesh përballë një rini që nuk njeh parti dhe organizata 23 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Kanabis me THC të lartë nga Kanadaja, kapen në Durrës 80 kg me vlerë 1 mln euro! Pranga 3 shqiptarëve nga Kosova, 2 në kërkim (EMRAT+VIDEO) 13 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 13 lexime · 11 orë më parë
  5. 05
    Politikë VIDEO/ “Duhet larguar qeveria” – Fjalët në opozitë i kthehen Ramës kundër në pushtet, shqiptarët prej 84 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij 12 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë 84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë, mblidhen sot para Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen! 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 9 lexime · 12 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Prezencë masive në Parlament më 10, 17 dhe 24 shtator”/ Mesazhet pikante nëpërmjet pankartave në protestën e 85 kundër Ramës: Shqipëria kërkon ndryshim (FOTO)

Në protestën e 85-të, qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre edhe përmes pankartave. “Koha jote mbaroi”, shkruhej në…

• 14 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

Dita e 86-të e protestës kundër Ramës, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion

Sot shënohet dita e 86-të e protestës qytetare. Qytetarët do të organizohen sërish për të kërkuar dorëheqjen e…

• 14 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

VIDEO/ “Divjaka e qytetarëve”, banorët kundër reformës territoriale të propozuar nga PS, protesta vijon prej 24 ditësh

Protesta e banorëve të Divjakës kundër reformës së propozuar administrative ka hyrë këtë mbrëmje në ditën e 24-t,…

• 9 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by