Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “E gjithë Shqipëria ka dalë në rrugë”, gazeta e madhe gjermane: Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Politikë

“E gjithë Shqipëria ka dalë në rrugë”, gazeta e madhe gjermane: Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

• 23 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Mediat gjermane i kanë kushtuar vëmendje protestave të zhvilluara në Shqipëri, duke raportuar se vendi po përballet prej javësh me demonstrata të vazhdueshme të lidhura me një projekt turistik në zonën e Zvërnecit.

Sipas artikullit, që nga fundi i muajit maj, mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Tiranës dhe qyteteve të tjera për të kundërshtuar ndërtimin në Zvërnec. Protestuesit kanë organizuar tubime dhe marshime të shumta, ndërsa në një prej tyre rrëzuan barrierat në plazhin e Kakomesë, duke brohoritur: “Plazhet i përkasin popullit, jo oligarkëve”. Pamjet nga protesta janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.

ARTIKULLI

Prej 21 ditësh Shqipëria po ‘zihen’, një resort luksoz i Trump në një zonë të mbrojtur natyrore ka nxjerrë një vend të tërë në rrugë.

Read more:“Dosja ‘Balluku’ 60% është dosja e palloshit të gjatë, janë mijëra mesazhe e emaile”, Berisha: Lubia ka pushtuar një kat të PS-së dhe drejton këtë parti bashkë me…

Që nga fundi i muajit maj, dhjetëra mijëra njerëz dalin çdo ditë në rrugët e kryeqytetit shqiptar. Shkaku është një resort luksoz me vlerë miliarda dollarë, të cilin Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, po planifikojnë ta ndërtojnë së bashku me një investitor shqiptar në bregdetin jugor të vendit – pikërisht në mes të një zone të mbrojtur natyrore.

Projekti parashikohet të ndërtohet në Zvërnec, rreth 150 kilometra në jugperëndim të Tiranës, në një nga zonat e fundit bregdetare të paprekura të Adriatikut shqiptar, e njohur si habitat ku shumohen flamingot. Demonstruesit rrëzuan barrierat në plazhin e Kakomesë dhe brohoritën: “Plazhet i përkasin popullit, jo oligarkëve.” Pamjet u përhapën me shpejtësi në internet. Ajo që ndodhi më pas habiti edhe vëzhguesit më me përvojë – videoja tregon se si situata është përshkallëzuar në mënyrë dramatike që nga ajo kohë.

Procedime penale dhe thirrje për dorëheqje: Deri ku do të shkojë qeveria shqiptare?

Read more:“Shikoni protestat që Jared Kushner ka shkaktuar në Shqipëri”, Lea Ypi për “The Guardian”. Kjo mund të jetë një dritë shprese për Evropën

Protestat, të cilat tashmë njihen si “Revolucioni i Flamingove”, prej kohësh kanë tejkaluar çështjet e mbrojtjes së mjedisit. Demonstruesit kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të ndërtimit, por edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, i cili qeveris vendin prej 13 vitesh dhe e mbron me forcë projektin.

Autoritetet shqiptare kanë nisur procedime penale ndaj dhjetëra protestuesve, ndërsa së fundmi janë hapur çështje edhe ndaj 27 personave të tjerë. Gjithashtu, janë kërkuar edhe urdhër-arreste.

Read more:Mbërrin në Vlorë një ‘delegacion’ amerikan, do vizitojnë zonën ku përflitet se do të investojë Ivanka Trump

Gjithçka nisi në fund të majit me përleshje mes policisë dhe protestuesve në një plazh në jug të Shqipërisë. Ajo që pasoi ka befasuar edhe vëzhguesit më me përvojë: çdo ditë mijëra njerëz mbushin rrugët e Tiranës, duke krijuar një lëvizje proteste që ka tërhequr vëmendjen e mbarë Evropës – “Revolucionin e Flamingove”.

Madje, shumë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit kanë udhëtuar posaçërisht drejt atdheut për t’iu bashkuar protestave. Fundjavën e kaluar u mblodh numri më i madh i pjesëmarrësve që nga fillimi i tyre.

Lexo edhe
Politikë

Njoftimi i Kryeministrisë: Nesër Rama mesazh shqiptarëve nga Rinasi, pas kthimit nga SHBA

Politikë

Mbyllet protesta e 119 kundër Ramës! Qytetarët të vendosur, revolta nuk ndalet deri në largimin e kryeministrit: Ju erdhi fundi

Tags: #Dorëheqje #Edi Rama #Flamingot #Internet #Ivanka Trump #Jared Kushner #Mediat #Përleshje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Njoftimi i Kryeministrisë: Nesër Rama mesazh shqiptarëve nga Rinasi, pas kthimit nga SHBA
  • Mbyllet protesta e 119 kundër Ramës! Qytetarët të vendosur, revolta nuk ndalet deri në largimin e kryeministrit: Ju erdhi fundi
  • “Revolucion”/ Protestuesit çajnë kordonin e policisë, pas bllokimit të efektivëve kalojnë rrugën dhe vijojnë marshimin: Rama jepe dorëheqjen
  • Skandali me SHISH/”Akses në sekretet më të ndjeshme”, ish-ministrja Meksi për çështjen Vlora Hysenit: Nuk është vetëm përgjegjësi individuale, por test i sistemit
  • Rama nga New York-u sulmon protestuesit për Zvërnecin: Sharlatanë dhe manipulues që prodhojnë rreziqe në rrjetet sociale
Nga të njëjtat tag-e
  • Njoftimi i Kryeministrisë: Nesër Rama mesazh shqiptarëve nga Rinasi, pas kthimit nga SHBA
  • Mbyllet protesta e 119 kundër Ramës! Qytetarët të vendosur, revolta nuk ndalet deri në largimin e kryeministrit: Ju erdhi fundi
  • “Revolucion”/ Protestuesit çajnë kordonin e policisë, pas bllokimit të efektivëve kalojnë rrugën dhe vijojnë marshimin: Rama jepe dorëheqjen
  • Rama nga New York-u sulmon protestuesit për Zvërnecin: Sharlatanë dhe manipulues që prodhojnë rreziqe në rrjetet sociale
  • “Jepe dorëheqjen”/ Kordoni i policisë i vendosur pranë Liqenit! Qytetarët nuk ndalen, vazhduan marshimin me thirrje kundër Ramës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Pronari i ‘Mira Mare’ qëllon me shpullë shefin e policisë së Krujës, sherr pasi bëri manovra të rrezikshme në rrugë! Ofendime mes palëve 19 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Vlora Hyseni nën akuzë në Shqipëri/ Media rumune: Është stërvitur nga “Gjenerali i Zi”, Coldea ishte këshilltar i kryeministrit Rama dhe…. 15 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Protesta i ka dhënë frytet, presim vetëm rrëzimin e qeverisë”/ “Kriminel, e gjithë Shqipëria të urren”, goditi me vezë Ramën në New York, Mevlan Mata: Ja si reagoi kryeministri 15 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “15 mijë euro një dhomë hoteli”/ Mariana Koçeku për videon e shpërndarë nga shqiptarët në New York: Rama harxhon 5 vite pension të një shqiptari në një natë 13 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Këlliçi bën deklaratën e fortë: Janë porositur për të vrarë Ahmetajn jashtë shtetit! 13 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Protestuesit i zunë pritë Ramës në Nju Jork/ Shehaj: Kryeministri ka mbi 100 ditë që i injoron, duhet të largohet 12 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Berisha kritikon ashpër fjalimin e Ramës në OKB: Përfaqësimi më i turpshëm në histori, nuk përmendi as Kosovën e UÇK-në 10 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Njoftimi i Kryeministrisë: Nesër Rama mesazh shqiptarëve nga Rinasi, pas kthimit nga SHBA

Kryeministri Edi Rama pritet t’u drejtohet shqiptarëve me një mesazh të posaçëm pas kthimit nga vizita në Shtetet…

• 6 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

Mbyllet protesta e 119 kundër Ramës! Qytetarët të vendosur, revolta nuk ndalet deri në largimin e kryeministrit: Ju erdhi fundi

Është mbyllur protesta e 119 kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit.…

• 6 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Revolucion”/ Protestuesit çajnë kordonin e policisë, pas bllokimit të efektivëve kalojnë rrugën dhe vijojnë marshimin: Rama jepe dorëheqjen

Ka vijuar edhe sot protesta e 119-të e qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin…

• 6 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by