Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Kreu i SPAK raporton te “Nismat Qytetare”, Klodian Braho: Krimi Zgjedhor, fenomen shqetësues!
Politikë

Kreu i SPAK raporton te “Nismat Qytetare”, Klodian Braho: Krimi Zgjedhor, fenomen shqetësues!

• 15 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025.

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, i ka drejtuar pyetje Brahos lidhur me hetimin e krimit zgjedhor, duke ngritur pretendime për standarde të dyfishta në trajtimin e rasteve.

“Kemi vënë re një farë trajtimi të dyfishtë të standardit që keni përdorur sa i përket krimit zgjedhor, kur ai vërehet gjatë fushatës apo në periudhë zgjedhore, në raport me politikanët e lartë të opozitës. Ju, si institucion, nuk keni pasur asnjë problem me asnjë politikan për të marrë masa sigurie personale ndaj liderëve të opozitës në vit zgjedhor, qoftë ndaj kryetarit të PL-së, Ilir Meta, me masën e arrestit me burg, qoftë ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha”, tha Kaso.

Read more:LIVE TV- Çështja Balluku/ Braho te ‘Ligjet’: Mungesa e masës dëmton hetimin, deputeti s’duhet të ketë imunitet! Presim më shumë nga Policia, të jemi të pavarur në operacione specifike

Ai shtoi se, sipas tij, persona të evidentuar si problematikë për ndikim në zgjedhje janë toleruar gjatë periudhës zgjedhore.

“Ndërkohë, në periudhë zgjedhore, ata që janë evidentuar nga ju vetë si persona problematikë që kanë ndikuar në zgjedhje në zona të caktuara, si në rastin e Bandës së Durrësit dhe ndikimit të saj në zgjedhje, janë toleruar nga ana juaj dhe janë lejuar të kryejnë krim zgjedhor, për t’u ndaluar më pas për çështje që nuk kanë lidhje me zgjedhjet. Ky standard i dyfishtë e motivon apo demotivon krimin zgjedhor. Produktet e krimit zgjedhor, në kuptimin metaforik, ju ballafaqojnë përpara, siç janë 82 mandatet”, u shpreh deputeti demokrat.

Read more:Asambleja Parlamentare e OSBE/Mediu: Lidhjet e qeverisë me krimin, kërcënim për stabilitetin. Protesta, lëvizje madhështore kundër kapjes së shtetit

Ndërkohë, kreu i SPAK, Klodian Braho, u shpreh se krimi zgjedhor është një fenomen shqetësues për institucionin që ai drejton.

“Sa i përket krimit zgjedhor, ne bëmë edhe parashtrimet tona për shifrat që disponojmë. Krimi zgjedhor është fenomen shqetësues dhe na shqetëson si prokurori. Nuk është një fenomen me të cilin ne pajtohemi. Nuk shoh ndonjë standard të dyfishtë nga SPAK për çështjet zgjedhore, por është një perceptim. Ne nuk nisemi nga perceptimet, por nga faktet që përmbajnë dosjet”, deklaroi Braho.

Lexo edhe
Politikë

Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin

Politikë

“Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër

Tags: #Burg #Ilir Meta #Institucion #klodian braho #Krimi #Meta #sali berisha #spak

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin
  • “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër
  • “Ky është revolucioni i të rinjve”, Edlira Çepani: Presidenti të ulët palët në tavolinë
  • Balluku ndjek protestën tek News24, ironizon studenten por e ‘masakrojnë’ ndjekësit: Si mund të jesh ende e lirë dhe drejtësia s’të ka prekur? Të pret burgu (VIDEO)
  • Policët dhunuan të rinjtë në oborrin e Kishës/ Shehaj: Rama nuk njeh as Kishë e as Xhami, por terrori nuk do e nënshtrojë dot brezin e ri
Nga të njëjtat tag-e
  • Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm – Ide
  • Kriza në Shqipëri në shtatë pika – Blog
  • Gabimi i përsëritur që rrezikon përplasjen sociale – Ide
  • Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide
  • Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Deputetë, mos iu fshihni historisë! – Blog 5 lexime · 3 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër 5 lexime · 3 orë më parë
  3. 03
    Sociale Protestat/ Rreth 1 mijë pedagogë (nga 10 mijë gjithsej) firmosin peticionin: Rama të dorëhiqet! Nga dhëndri Malltezi te Argita Berisha, mes firmëtarëve edhe figura të atashuar me PD 4 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide 3 lexime · 2 orë më parë
  5. 05
    Kronikë U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’ 3 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Kriza në Shqipëri në shtatë pika – Blog 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Ky është revolucioni i të rinjve”, Edlira Çepani: Presidenti të ulët palët në tavolinë 2 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin

Bashkimi Europian duhet të marrë përgjegjësi përballë zhvillimeve në Shqipëri dhe t’i kërkojë llogari kryeministrit Edi Rama për…

• 3 orë më parë • 3 min lexim
Politikë

“Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër

Gazetari Aulon Kalaja, duke folur në emisionin Prime News24 tha se kjo është protestja më e fuqishme që…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Ky është revolucioni i të rinjve”, Edlira Çepani: Presidenti të ulët palët në tavolinë

Aktivistja Edlira Çepani, e ftuar në Prime News24 tha se ky është revolucioni i të rinjve. Çepani theksoi…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin