Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Kuvendi, të hënën në seancë plenare/ Në rend dite raportimet e institucioneve të pavarura
Politikë

Kuvendi, të hënën në seancë plenare/ Në rend dite raportimet e institucioneve të pavarura

• 17 Korrik, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon të hënën, më 20 korrik 2026, seancën e radhës plenare, një mbledhje që pritet të jetë e shoqëruar me debate të forta politike dhe përplasje mes mazhorancës dhe përfaqësuesve të opozitës sepse Partia Demokratike vijon bojkotin. Në një klimë të tensionuar politike, ndërsa vendi përballet me afro 50 ditë protesta masive që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, deputetët do të mblidhen për të shqyrtuar një rend dite të ngjeshur me raporte vjetore të institucioneve dhe nisma ligjore.

Në rendin e ditës, të miratuar në mbështetje të urdhrit nr. 46, datë 17.7.2026 të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, janë përfshirë disa pika me rëndësi, mes tyre raporti i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2025, projektligji “Për shoqëritë evropiane të bashkëpunimit (SHEB)” si dhe një seri projektrezolutash për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të pavarura.

Deputetët do të shqyrtojnë raportet e Avokatit të Popullit, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Kontrollit të Lartë të Shtetit, Prokurorisë së Përgjithshme, Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2025.

Secila prej pikave parashikon paraqitjen e raporteve, pyetje nga deputetët dhe, në rast kërkese, zhvillimin e debateve parlamentare. Sipas rregullores së Kuvendit, koha e debateve do të ndahet mes shumicës dhe pakicës, me minutazh të përcaktuar për grupet parlamentare.

RENDI I DITËS

Në mbështetje të urdhrit nr. 46, datë 17.7.2026, të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

Read more:“Kryeministri përdor emrin e djalit tonë për propagandë” – Familja e Martin Canit kritika ndaj Edi Ramës: Pse nuk ka kërkuar falje për dështimet e sistemit që ai drejton?

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 16.7.2026

(Në mbështetje të nenit 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)

2. Njoftime

(Në mbështetje të nenit 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)

3. Raporti i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2025

Read more:Krim në familje në Shkodër, 62-vjeçari ekzekuton gruan me armë gjahu në derën e shtëpisë! Vihet në pranga (EMRAT+VIDEO)

(Në mbështetje të ligjit nr. 15/2015, “Për rolin e Kuvendit në procesin e negociatave dhe anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”, të ndryshuar, dhe nenit 103/2 të Rregullores së Kuvendit)

Prezantimi i raportit:
Nga bashkëkryetarët.

4. Projektligji “Për shoqëritë evropiane të bashkëpunimit (SHEB)”

(Në mbështetje të neneve 78, 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, si dhe neneve 55 dhe 73 të Rregullores së Kuvendit; shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Read more:Opozita bojkoton Kuvendin/ Berisha: Nuk marrim pjesë në seancat plenare, deputetët e PD do të shkojnë vetëm në komisione

Procedura e shqyrtimit:

Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Dhënie mendimi nga Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Dhënie mendimi nga Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme
Diskutime (shprehen grupet parlamentare)
5. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit për vitin 2025”

(Në mbështetje të nenit 63 të Kushtetutës, nenit 26 të ligjit nr. 8454, datë 4.2.1999, “Për Avokatin e Popullit”, të ndryshuar, dhe nenit 103 të Rregullores së Kuvendit; shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës)

Procedura:

Paraqet raportin Avokati i Popullit (jo më shumë se 10 minuta)
Pyetje

(Në bazë të nenit 103, pika 7, të Rregullores së Kuvendit, pyetjet depozitohen me shkrim jo më vonë se 24 orë përpara seancës plenare)

Read more:Asnjë hap pas/ Revolta në ditën e 48-të, qytetarët sërish në shesh: Jo negociata! Rama të japë dorëheqjen

Prezantohet projektrezoluta nga Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale

Zhvillimi i debatit

(Në mbështetje të nenit 103, pika 8, të Rregullores së Kuvendit, një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë kanë të drejtë të kërkojnë me shkrim zhvillimin e debatit. Koha e debatit, e cila është jo më shumë se 120 minuta, ndahet në mënyrë të barabartë mes shumicës dhe pakicës, duke marrë parasysh edhe deputetët jashtë grupeve parlamentare.)

Minutazhi për debatin, nëse kërkohet:

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste: 71 minuta
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike: 30 minuta
Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim”: 6 minuta
Grupi parlamentar “Partia e Lirisë”: 6 minuta
Deputetët jashtë grupeve parlamentare: 7 minuta

Lexo edhe
Politikë

Kuvendi mbyll sesionin ditën e hënë, seanca e fundit në kulmin e protestave kundër Ramës

Politikë

“Në 35 vite klasa politike nuk dënoi krimet e komunizmit”/ Ndregjoni: Ish-të përndjekurit janë të fyer, qeverisemi nga bij ekzekutorësh

Tags: #Avokati i popullit #debate #Edi Rama #jetë #Komision #niko peleshi #Nisma #Partia Demokratike

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kuvendi mbyll sesionin ditën e hënë, seanca e fundit në kulmin e protestave kundër Ramës
  • “Në 35 vite klasa politike nuk dënoi krimet e komunizmit”/ Ndregjoni: Ish-të përndjekurit janë të fyer, qeverisemi nga bij ekzekutorësh
  • “Rama çoi Taulantin të filmonte shtëpinë time”/ Shehaj: Jeni të dëshpëruar, por nuk na trembni dot
  • “Rama duhet të japë dorëheqjen”/ Ndregjoni: Pa pikë turpi nuk pranon verdiktin e popullit. 83 mandatet janë të vjedhura
  • “Mirënjohje News 24 dhe BalkanWeb për pasqyrimin e jashtëzakonshëm të protestës”/ Ndregjoni: Do të ngeleni në histori si media që punoi për një Shqipëri demokratike
Nga të njëjtat tag-e
  • Kuvendi mbyll sesionin ditën e hënë, seanca e fundit në kulmin e protestave kundër Ramës
  • “Rama çoi Taulantin të filmonte shtëpinë time”/ Shehaj: Jeni të dëshpëruar, por nuk na trembni dot
  • Shkodër, Beci inspekton rikonstruktimin e markatës së ‘Rusit’: Do të kemi një treg brenda standardeve europiane
  • Shqipëria në ‘Genuine Cup 2026’ me të rinjtë me aftësi të kufizuara, Sala: Një hap i rëndësishëm drejt gjithëpërfshirjes
  • “Sistemi dëbon njerëzit e aftë”/ Aktivisti: Po protestoj që të mos ndihem i huaj në vendin tim, për të marrë mbrapsh dinjitetin. Ndërkombëtarët na mbështesin sepse kërkesat janë legjitime
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin, vihet në pranga! Në kërkim 18-vjeçari (VIDEO) 17 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Mesazhi i fortë i të riut ngre peshë zemrat e protestuesve: Rama e ka lakun në fyt, fuqia është në duart tona. Duam një Shqipëri të re! 14 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Politikë Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë, “thumbon” Ramën: Qytetarëve duhet t’u përgjigjemi me përulësi, jo me arrogancë 10 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Mijëra shqiptarë protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama”/ Profesori i njohur amerikan citon Jefferson: Një rebelim i vogël herë pas here është një gjë e mirë 9 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Do spastroja etnikisht Kosovën”/ Redi Muçi: Rama sulmon protestuesit por nuk mbron shqiptarët jashtë vendit! Balla: Karagjoz! Kadet i ri, laj gojën kur përmend kryeministrin 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Pensionisti vjen nga Durrësi çdo ditë me autobus për t’iu bashkuar protestës: Rama, fatkeqësi për kombin tonë. Do të ikë shumë shpejt! 8 lexime · 23 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Rrëzohu ose dorëzohu”/ 47 ditë revoltë! Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës:Ju erdhi fundi! 7 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Kuvendi mbyll sesionin ditën e hënë, seanca e fundit në kulmin e protestave kundër Ramës

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon të hënën, më 20 korrik 2026, seancën e fundit plenare për këtë sesion, një…

• 1 orë më parë • 4 min lexim
Politikë

“Në 35 vite klasa politike nuk dënoi krimet e komunizmit”/ Ndregjoni: Ish-të përndjekurit janë të fyer, qeverisemi nga bij ekzekutorësh

Kreu i Shoqatës së ish-të përndjekurve politikë Besim Ndregjoni i ftuar në programin e drekës në News 24…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Rama çoi Taulantin të filmonte shtëpinë time”/ Shehaj: Jeni të dëshpëruar, por nuk na trembni dot

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i është përgjigjur kreut të grupit paralamentar socialist Taulant Ballës pasi ky…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by