Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Kuvendi mbyll sesionin ditën e hënë, seanca e fundit në kulmin e protestave kundër Ramës
Politikë

Kuvendi mbyll sesionin ditën e hënë, seanca e fundit në kulmin e protestave kundër Ramës

• 17 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 11
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon të hënën, më 20 korrik 2026, seancën e fundit plenare për këtë sesion, një mbledhje që pritet të jetë e shoqëruar me debate të forta politike dhe përplasje mes mazhorancës dhe opozitës. Në një klimë të tensionuar politike, ndërsa vendi përballet me afro 50 ditë protesta masive që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, deputetët do të mblidhen për të shqyrtuar një rend dite të ngjeshur me raporte vjetore të institucioneve dhe nisma ligjore.

Në rendin e ditës, të miratuar në mbështetje të urdhrit nr. 46, datë 17.7.2026 të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, janë përfshirë disa pika me rëndësi, mes tyre raporti i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2025, projektligji “Për shoqëritë evropiane të bashkëpunimit (SHEB)” si dhe një seri projektrezolutash për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të pavarura.

Deputetët do të shqyrtojnë raportet e Avokatit të Popullit, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Kontrollit të Lartë të Shtetit, Prokurorisë së Përgjithshme, Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2025.

Secila prej pikave parashikon paraqitjen e raporteve, pyetje nga deputetët dhe, në rast kërkese, zhvillimin e debateve parlamentare. Sipas rregullores së Kuvendit, koha e debateve do të ndahet mes shumicës dhe pakicës, me minutazh të përcaktuar për grupet parlamentare.

Seanca pritet të shërbejë edhe si përballja e fundit parlamentare përpara pushimit të sesionit.

Read more:“Kryeministri përdor emrin e djalit tonë për propagandë” – Familja e Martin Canit kritika ndaj Edi Ramës: Pse nuk ka kërkuar falje për dështimet e sistemit që ai drejton?

RENDI I DITËS

Në mbështetje të urdhrit nr. 46, datë 17.7.2026, të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 16.7.2026

(Në mbështetje të nenit 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)

2. Njoftime

(Në mbështetje të nenit 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)

Read more:“A e keni hetuar sistemin e patronazhimit? Balluku shantazhe në Fier!”/ Vokshi pyet kreun e SPAK, përplaset me Gjiknurin: S’ma heq dot fjalën!

3. Raporti i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2025

(Në mbështetje të ligjit nr. 15/2015, “Për rolin e Kuvendit në procesin e negociatave dhe anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”, të ndryshuar, dhe nenit 103/2 të Rregullores së Kuvendit)

Prezantimi i raportit:
Nga bashkëkryetarët.

4. Projektligji “Për shoqëritë evropiane të bashkëpunimit (SHEB)”

Read more:Media prestigjioze amerikane: Protestat 6-javore në Shqipëri po e çojnë Ramën drejt rrëzimit. Lëvizja ka edhe mbështetjen e Dua Lipës

(Në mbështetje të neneve 78, 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, si dhe neneve 55 dhe 73 të Rregullores së Kuvendit; shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Procedura e shqyrtimit:

Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Dhënie mendimi nga Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Dhënie mendimi nga Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme
Diskutime (shprehen grupet parlamentare)
5. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit për vitin 2025”

(Në mbështetje të nenit 63 të Kushtetutës, nenit 26 të ligjit nr. 8454, datë 4.2.1999, “Për Avokatin e Popullit”, të ndryshuar, dhe nenit 103 të Rregullores së Kuvendit; shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës)

Procedura:

Paraqet raportin Avokati i Popullit (jo më shumë se 10 minuta)
Pyetje

Read more:Risi në kulinari, në Përmet përgatitet gliko me domate! Mjeshtrja Liri Bonjo ruan recetën me fanatizëm

(Në bazë të nenit 103, pika 7, të Rregullores së Kuvendit, pyetjet depozitohen me shkrim jo më vonë se 24 orë përpara seancës plenare)

Prezantohet projektrezoluta nga Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale

Zhvillimi i debatit

(Në mbështetje të nenit 103, pika 8, të Rregullores së Kuvendit, një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë kanë të drejtë të kërkojnë me shkrim zhvillimin e debatit. Koha e debatit, e cila është jo më shumë se 120 minuta, ndahet në mënyrë të barabartë mes shumicës dhe pakicës, duke marrë parasysh edhe deputetët jashtë grupeve parlamentare.)

Minutazhi për debatin, nëse kërkohet:

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste: 71 minuta
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike: 30 minuta
Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim”: 6 minuta
Grupi parlamentar “Partia e Lirisë”: 6 minuta
Deputetët jashtë grupeve parlamentare: 7 minuta

Lexo edhe
Politikë

Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku

Politikë

“Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin

Tags: #Avokati i popullit #debate #Edi Rama #jetë #Komision #niko peleshi #Nisma #projektligji

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku
  • “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin
  • Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve
  • Greta Thunberg krah protestuesve në Tiranë, Reuters i bën jehonë pjesëmarrjes së aktivistes së njohur në revoltën e shqiptarëve
  • Policia shoqëron me dhunë 17-vjeçarin jetim që preku zemrat e shqiptarëve. Erindi u gjobit disa ditë më parë me 5 mijë euro, për të u mblodhën 140 mln lekë në GoFundMe (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku
  • Rehabilitimi i lumit të Vërdovës, shemben disa ndërtesa përgjatë lumit! IKMT: S’ ka rezistencë nga banorët, kanë bërë marrëveshje me bashkinë (VIDEO)
  • Miti i liderit të pazëvendësueshëm – Ide
  • Aksidentet rrugore/ Qytetarëve nuk do t’u mbahet më një pjesë e dëmshpërblimit, pagesat brenda 14 ditëve për dëmet deri në 250 mijë lekë
  • Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku 10 lexime · 21 orë më parë
  2. 02
    Teknologji Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla 7 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Moti i keq/ Era këput telat elektrikë, disa fshatra pa drita në veri të vendit! Bie çatia e spitalit në Pukë 5 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Shërbime shëndetësore në të dyja anët e kufirit, Shqipëria dhe Kosova diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit (VIDEO) 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Rehabilitimi i lumit të Vërdovës, shemben disa ndërtesa përgjatë lumit! IKMT: S’ ka rezistencë nga banorët, kanë bërë marrëveshje me bashkinë (VIDEO) 1 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratik Myslim Murrizi ka kritikuar ashpër Elisa Spiropalin, duke e sfiduar që…

• 21 orë më parë • 3 min lexim
Politikë

“Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin

Kryeministri Edi Rama përmbylli vizitën e tij në Manastir, me rastin e 118-vjetorit të Kongresit të Alfabetit Shqip,…

• 2 ditë më parë • 6 min lexim
Politikë

Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve

Përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, po reflektohet gjithnjë e më shumë në…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin