Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “A e keni hetuar sistemin e patronazhimit? Balluku shantazhe në Fier!”/ Vokshi pyet kreun e SPAK, përplaset me Gjiknurin: S’ma heq dot fjalën!
Politikë

“A e keni hetuar sistemin e patronazhimit? Balluku shantazhe në Fier!”/ Vokshi pyet kreun e SPAK, përplaset me Gjiknurin: S’ma heq dot fjalën!

• 1 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Me debate të forta është shoqëruar seanca e Komisionit për Reformën Zgjedhore, ku ishte i pranishëm në seancën dëgjimore është kreu i SPAK, Klodian Braho.

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ngriti akuza të forta për krimet zgjedhore dhe përdorimin e sistemit të patronazhimit, duke pyetur drejtuesin e SPAK nëse institucioni ka hetuar këtë çështje. Vokshi tha se opozita ka depozituar disa kallëzime të detajuara që prej vitit 2023, si edhe kallëzime të tjera gjatë vitit 2025, por sipas saj nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Prokuroria e Posaçme. Deputetja demokrate pyeti kreun e SPAK nëse është hetuar AKSHI dhe çështja e listave të patronazhistëve.

Read more:Gjyqi u zhvillua me debate dhe akuza/ Shtyhet seanca në themel për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

Gjatë fjalës së saj, Vokshi u përplas edhe me bashkëkryetarin e komisionit, Damian Gjiknuri, duke i thënë: “Mos ma hiq fjalën mua ti. Nxehu sa të duash. Ti vetë e ke keqpërdorur sistemin dhe je i pari në listë. Ne jemi të spiunuar nga patronazhistët.”.

Read more:Klodian Braho pret në SPAK ministren austriake të Drejtësisë

“Kemi dorëzuar disa kallëzime të detajuara në 2023-in. Në 2025 kam dorëzuar disa kallëzime në SPAK dhe në Prokurorinë e Tiranës. Në SPAK kam dorëzuar kallëzim për Manastirliut, dhe disa të tjerëve. Tek libri që kemi botuar dhe jua kemi dërguar, kemi evidentuar mbi 2500 shkelje, krime zgjedhore. Ua kemi dorëzuar me kopje. Deri më sot nuk kemi asnjë fjalë, asnjë reagim nga ju. Kur doli lista e pastronazhistëve, ku jeni dhe ju të patronazhuar, pra si familjet e tjera shqiptare, a është hetuar AKSHI? A keni hetuar për çështjen e patronazhistëve? Kemi dorëzuar dhe kallëzim për Belinda Ballukun, se si përmes patronazhistëve shantazhon për votën. Kam lexuar sms rrëqethëse, se si merreshin me forcë njerëz të sëmurë mendor, apo dhe në prag të vdekjes, apo me pampers. Ju keni përdorur të dhëna personale, ti i pari si drejtues. (I kthehet Gjiknurit). S’ma heq dot fjalën mua ti, nxehu sa të duash. Ti vetë e ke keqpërdorur sistemin dhe të gjithë ju përballë, ndaj ju vjen keq. Ne jemi të spiunuar të patronazhuar.”, tha ajo.

Klodian Braho:
Në dispozitat e Kodit Penal, nuk ka një vepër penale që të ndëshkojë penalisht patronazhimin, dhe aq më tepër kjo vepër penale të jetë kompetencë e SPAK. SPAK ka dy vepra penale në kompetencë, korrupsion aktiv në zgjedhje dhe korrupsion pasiv në zgjedhje. Nëse një person tjetër ka nxjerrë të dhëna personale të publikut apo edhe tonë, është një vepër tjetër penale që nuk është kompetencë e SPAK, por e prokurorive të juridiksionit të zakonshëm. Cështja nëse në këtë veprimtari mund të jenë përfshirë persona që janë kompetencë e SPAK, duhet parë rast pas rasti. Nuk është as vendi dhe as seanca dhe është detyrim im ligjor që të mos diskutoj për çështje të veçanta. Por në prill të këtij viti, ju kemi informuar për secilin rast që keni kallëzuar vendimmarrjet që ka marrë prokuroria.

Read more:Dosja “AKSHI”, Apeli i GJKKO heq sekuestron për rreth 729 milionë lekë asete ndaj Karçanajt dhe biznesmenëve në hetim

Lexo edhe
Politikë

VIDEO/ “Divjaka e qytetarëve”, banorët kundër reformës territoriale të propozuar nga PS, protesta vijon prej 24 ditësh

Politikë

VIDEO/ Revoltë kundër të gjithë klasës politike, mbyllet protesta e 85-të! “Nesër më shumë”, qytetarët mesazh të qartë: Rama jepe dorëheqjen! Arrestoni Ballukun

Tags: #AKSHI #debate #Detyrim #Fier #jetë #klodian braho #korrupsion #Libri

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • VIDEO/ “Divjaka e qytetarëve”, banorët kundër reformës territoriale të propozuar nga PS, protesta vijon prej 24 ditësh
  • VIDEO/ Revoltë kundër të gjithë klasës politike, mbyllet protesta e 85-të! “Nesër më shumë”, qytetarët mesazh të qartë: Rama jepe dorëheqjen! Arrestoni Ballukun
  • VIDEO/ Dita e 85-të e revoltës, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi, Rama jepe dorëheqjen
  • LIVE- 85 ditë revoltë, rezistencë! Marshim protestë në kryeqytet, jehon thirrja: Arrestoni Ramën
  • LIVE- Dorëheqja e Ramës, kërkesë e panegociueshme/ Revolta nuk ndalet për 85 ditë me radhë: Rama në burg, Berisha në burg
Nga të njëjtat tag-e
  • Qëlloi me armë drejt makinës së parkuar, në kërkim 32-vjeçari në Kuçovë
  • Mallakastër/ Çërrila prej dekadash pa ujë dhe pa rrugë, banorët: S’kemi asnjë pikë, kemi bërë vetë puse e pellgje (VIDEO)
  • Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë
  • LIVE- Protesta e 85-të/ “Është në presion të jashtëzakonshëm”, aktivisti: Fundi i Ramës dhe qeverisë së tij shumë afër. Sot në Pogradec, pa asnjë ide dhe i mpirë…Në shesh derisa ta rrëzojmë
  • Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 34 lexime · 15 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Do të punojmë për atdheun siç ti nuk ke bërë kurrë”/ Protestuesi i drejtohet Ramës: Në shtator do të kesh përballë një rini që nuk njeh parti dhe organizata 23 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Kanabis me THC të lartë nga Kanadaja, kapen në Durrës 80 kg me vlerë 1 mln euro! Pranga 3 shqiptarëve nga Kosova, 2 në kërkim (EMRAT+VIDEO) 13 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 13 lexime · 7 orë më parë
  5. 05
    Politikë VIDEO/ “Duhet larguar qeveria” – Fjalët në opozitë i kthehen Ramës kundër në pushtet, shqiptarët prej 84 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij 12 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë 84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë, mblidhen sot para Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen! 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Takimi dy-ditor në Pogradec / Rama mbledh drejtuesit e PS-së dhe ministrat në prag të sesionit të ri politik 8 lexime · 16 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

VIDEO/ “Divjaka e qytetarëve”, banorët kundër reformës territoriale të propozuar nga PS, protesta vijon prej 24 ditësh

Protesta e banorëve të Divjakës kundër reformës së propozuar administrative ka hyrë këtë mbrëmje në ditën e 24-t,…

• 5 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

VIDEO/ Revoltë kundër të gjithë klasës politike, mbyllet protesta e 85-të! “Nesër më shumë”, qytetarët mesazh të qartë: Rama jepe dorëheqjen! Arrestoni Ballukun

Me thirrjet “Nesër më shumë”, “Bashkohuni me ne”, mbyllet protesta e 85 kundër Ramës. Për të 85-ën ditë…

• 5 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

VIDEO/ Dita e 85-të e revoltës, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi, Rama jepe dorëheqjen

Pas fjalimeve te Kryeministria, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Marshimi ka vijuar me thirrjet “Rama…

• 6 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by