Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Zbardhet raporti/ Komisioni Europian ‘shuplakë’ Ramës: Korrupsion te Tatimet dhe infrastruktura, koncesionet PPP dhe investimet strategjike
Politikë

Zbardhet raporti/ Komisioni Europian ‘shuplakë’ Ramës: Korrupsion te Tatimet dhe infrastruktura, koncesionet PPP dhe investimet strategjike

• 17 Korrik, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Komisioni Europian ka publikuar raportin e vitit 2026 për situatën e sundimit të ligjit në Shqipëri, ku vlerësohet se vendi ka vijuar zbatimin e reformës në drejtësi dhe Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë, por evidentohen ende sfida të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit, pavarësinë e medias, transparencën dhe cilësinë e procesit ligjvënës. Sipas raportit, procesi i vettingut për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët është përfunduar plotësisht pas mbylljes së fazës së ankimeve. Komisioni Europian vlerëson se ky proces ka forcuar më tej pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe integritetin në sistemin e drejtësisë.

Megjithatë, raporti nënvizon se mbeten sfida në përfshirjen e standardeve të larta të vettingut në sistemin e zakonshëm të drejtësisë, përfshirë përmes rishikimit të rregullave për emërimin e anëtarëve jo-magjistratë në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Komisioni Europian vlerëson se Inspektori i Lartë i Drejtësisë vijon të jetë funksional, por përballet vazhdimisht me një numër të lartë vendesh vakante për pozicionet e inspektorëve magjistratë.

“Pavarësisht se sistemi gjyqësor ka treguar qëndrueshmëri, përpjekjet për ndikim të papërshtatshëm ndaj institucioneve të drejtësisë dhe sulmet personale ndaj magjistratëve kanë vijuar”, thuhet në raport.

Sipas dokumentit, mbeten ende problematika sa i takon kryerjes në kohë dhe me cilësi të vlerësimeve të gjyqtarëve. Ndërkohë, cilësia e trajnimit gjyqësor është përmirësuar dhe numri i çështjeve të mbartura është ulur pjesërisht, por sistemi modern i integruar elektronik i menaxhimit të çështjeve ende nuk është plotësisht funksional.

Read more:Rama: Shqipëria i ka plotësuar detyrat e shtëpisë për integrimin në BE

SPAK vlerësohet për rezultatet kundër korrupsionit

Raporti i Komisionit Europian vlerëson zbatimin e Strategjisë Antikorrupsion 2024-2030 dhe planit të saj të veprimit për periudhën 2024-2026.

Sipas BE-së, kuadri ligjor për luftën kundër korrupsionit është kryesisht i ngritur dhe Shqipëria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për përafrimin me standardet europiane.

Read more:Shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe grup i strukturuar kriminal! PD kallëzon Ramën në SPAK për “ALBANIAN FILES”

Një vlerësim pozitiv i kushtohet Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e cila, sipas raportit, ka vijuar të japë rezultate në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe ka krijuar një histori solide hetimesh, ndjekjesh penale dhe dënimesh.

Megjithatë, Komisioni evidenton se koordinimi mes institucioneve të parandalimit të korrupsionit dhe strukturave të zbatimit të ligjit mbetet i dobët.

“Korrupsioni vazhdon të jetë i pranishëm në Policinë e Shtetit, prokurimet publike dhe sektorë me rrezik të lartë”, thuhet në raport.

BE vlerëson se Shqipëria po zbaton aktualisht vlerësime të rrezikut në këto fusha, ndërsa përmirësime janë evidentuar në verifikimin e deklaratave të pasurisë dhe interesave nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konflikteve të Interesit (ILDKPKI), edhe pse disa mangësi vijojnë të ekzistojnë.

Read more:46 ditë revoltë/ “Për javë të tëra, mijëra demonstrues kanë dalë në rrugë”/ Media gjermane: Dua Lipa mbështet protestat në Shqipëri

Media, një nga fushat ku BE ngre shqetësime

Në raportin për vitin 2026, Komisioni Europian shpreh shqetësime për pavarësinë e autoritetit rregullator të medias, duke i lidhur ato me procedurat e emërimit të anëtarëve të bordeve dhe përkatësinë e tyre politike.

Gjithashtu, shqetësim mbetet edhe pavarësia e kufizuar e transmetuesit publik.

Read more:Anketa/ SPAK është institucioni më i besueshëm, mbi 90% e shqiptarëve vlerësojnë reformën. SHBA partneri më i besuar

Edhe pse janë ndërmarrë hapa për rritjen e transparencës së pronësisë në media, raporti nënvizon se përqendrimi i medias dhe ndikimi i grupeve të biznesit me lidhje politike vazhdojnë të përbëjnë problem serioz.

Sipas BE-së, ende nuk është garantuar një sistem i drejtë për matjen e audiencës, shpërndarjen e reklamave shtetërore dhe burimeve të tjera publike. Raporti evidenton gjithashtu mangësi në të drejtën e aksesit në informacion, ndërsa rastet e kërcënimeve verbale dhe fizike ndaj gazetarëve, fushatat denigruese dhe paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPP) kanë vijuar.

Kritika për procesin ligjvënës dhe polarizimin politik

Read more:Shqipëria në ‘Genuine Cup 2026’ me të rinjtë me aftësi të kufizuara, Sala: Një hap i rëndësishëm drejt gjithëpërfshirjes

Komisioni Europian vëren se shqetësimet për cilësinë e procesit ligjvënës mbeten, veçanërisht sa i takon përdorimit të politikave të bazuara në prova dhe efektivitetit të konsultimeve publike. Sipas raportit, polarizimi politik vijon të ndikojë negativisht në punën e Kuvendit.

Në të njëjtën kohë, Gjykata Kushtetuese vlerësohet se ka vijuar të luajë rol efektiv në garantimin e kontrolleve dhe balancave institucionale.

Raporti përmend gjithashtu emërimin e një Avokati të ri të Popullit dhe një Komisioneri të ri për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Sa i takon shoqërisë civile, Komisioni Europian vlerëson se organizatat vijojnë të veprojnë lirisht, por përballen me sfida si diskreditimi publik, transparenca e kufizuar në hartimin e politikave, praktikat jo të njëtrajtshme të konsultimit dhe vështirësitë për qëndrueshmërinë financiare.

Lexo edhe
Politikë

“48 ditë që po i tregojmë Parlamentit se përfaqëson krimin”/ Protestuesi: Nuk mund të na shtypni, kërkojmë dorëheqje

Politikë

“T’ju urojmë pushime të mbara”/ Protestuesit: Më 23 korrik të mblidhemi paradite, para Parlamentit sepse është seanca e fundit plenare

Tags: #Gjykata #gjykata kushtetuese #gjyqtarët #jetë #Komisioni Europian #korrupsion #media #Organizatat

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “48 ditë që po i tregojmë Parlamentit se përfaqëson krimin”/ Protestuesi: Nuk mund të na shtypni, kërkojmë dorëheqje
  • “T’ju urojmë pushime të mbara”/ Protestuesit: Më 23 korrik të mblidhemi paradite, para Parlamentit sepse është seanca e fundit plenare
  • “Kemi vendosur standard të ri për klasën politike! S’tërhiqemi nga 5 kërkesat!”, arkitekti thirrje nga protesta para Kryeministrisë: Lërini pushimet, koha për revolucion!
  • LIVE- Revolta në ditën e 48! Nis protesta para Kryeministrisë, qytetarët: Jo negociata! Rama të japë dorëheqjen
  • Revolta qytetare në ditën e 48/ I riu nga protesta para Kryeministrisë: S’do kemi as ujë e gjelbërim. Jemi të fundit për sigurinë kibernetike!
Nga të njëjtat tag-e
  • 48 ditë protestë për largimin e Edi Ramës- “Do të jemi këtu derisa të dorëhiqet”/ Aktivisti: Duam qeveri tranzitore që do të çojë vendin në zgjedhje të lira
  • Prezantohet Platforma Kombëtare për Informim, Parandalim dhe Raportim të Problematikave/ Hapësirë për subjektet dhe qytetarët për denoncimin e shkeljeve
  • “Balluku”, “njollë e zezë” në raportin e KE/ Alfred Lela: Test për demokracinë, Rama po pengon drejtësinë!
  • Zbardhet raporti/ Komisioni Europian ‘shuplakë’ Ramës: Ndikimi politik, korrupsioni dhe problemet me median, pengojnë përparimin drejt BE
  • Rasti i Ballukut nxin Shqipërinë, zbardhet raporti i KE: SPAK kërkoi arrestimin për korrupsion me tenderat, por Kuvendi refuzoi t’i heqë imunitetin. Rrezik për pandëshkueshmëri!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin, vihet në pranga! Në kërkim 18-vjeçari (VIDEO) 17 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Mesazhi i fortë i të riut ngre peshë zemrat e protestuesve: Rama e ka lakun në fyt, fuqia është në duart tona. Duam një Shqipëri të re! 14 lexime · 23 orë më parë
  3. 03
    Politikë Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë, “thumbon” Ramën: Qytetarëve duhet t’u përgjigjemi me përulësi, jo me arrogancë 10 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Mijëra shqiptarë protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama”/ Profesori i njohur amerikan citon Jefferson: Një rebelim i vogël herë pas here është një gjë e mirë 9 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Do spastroja etnikisht Kosovën”/ Redi Muçi: Rama sulmon protestuesit por nuk mbron shqiptarët jashtë vendit! Balla: Karagjoz! Kadet i ri, laj gojën kur përmend kryeministrin 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Pensionisti vjen nga Durrësi çdo ditë me autobus për t’iu bashkuar protestës: Rama, fatkeqësi për kombin tonë. Do të ikë shumë shpejt! 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Rrëzohu ose dorëzohu”/ 47 ditë revoltë! Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës:Ju erdhi fundi! 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“48 ditë që po i tregojmë Parlamentit se përfaqëson krimin”/ Protestuesi: Nuk mund të na shtypni, kërkojmë dorëheqje

Një i ri teksa ka mbajtur fjalën para Kryeministrisë tha se janë aty për 48 ditë për t’i…

• 18 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

“T’ju urojmë pushime të mbara”/ Protestuesit: Më 23 korrik të mblidhemi paradite, para Parlamentit sepse është seanca e fundit plenare

Protestuesit në podiumin para Kryministrisë kanë njoftuar se ditën e enjte, më 23 korrik protesta do të mbahet…

• 18 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

“Kemi vendosur standard të ri për klasën politike! S’tërhiqemi nga 5 kërkesat!”, arkitekti thirrje nga protesta para Kryeministrisë: Lërini pushimet, koha për revolucion!

Protesta para Kryeministrisë ka vijuar edhe në ditën e 48-të, me qytetarët që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi…

• 18 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by