Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Rasti i Ballukut nxin Shqipërinë, zbardhet raporti i KE: SPAK kërkoi arrestimin për korrupsion me tenderat, por Kuvendi refuzoi t’i heqë imunitetin. Rrezik për pandëshkueshmëri!
Politikë

Rasti i Ballukut nxin Shqipërinë, zbardhet raporti i KE: SPAK kërkoi arrestimin për korrupsion me tenderat, por Kuvendi refuzoi t’i heqë imunitetin. Rrezik për pandëshkueshmëri!

• 17 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Rasti i Ballukut nxin Shqipërinë! Raporti i Komisionit Europian për sundimin e ligjit në Shqipëri është ndalur edhe te zhvillimet që lidhen me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila është nën hetim nga SPAK për çështje që lidhen me korrupsionin dhe procedurat e tenderimit.

Në dokument, Komisioni Europian ngre shqetësime për vendimin e Kuvendit për të mos miratuar heqjen e imunitetit të Ballukut si deputete, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke e lidhur këtë me parimet e kontrollit dhe balancës mes pushteteve, si dhe me parimin e barazisë para ligjit.

“Refuzimi i Kuvendit për t’i hequr imunitetin një deputeti ka ngritur shqetësime në lidhje me parimet e balancës dhe kontrollit të pushteteve, si edhe të barazisë para ligjit”, thuhet në raport.

Read more:Rekorde historike të temperaturave në Evropë, shkencëtarët: Nxehtësia ekstreme e shkaktuar nga njeriu

Sipas BE-së, në mars të vitit 2026, Kuvendi rrëzoi kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të një deputeti të akuzuar për shkelje të parimit të barazisë në procedurat e tenderimit.

Komisioni Europian vlerëson se ky vendim ka krijuar shqetësime për respektimin e parimeve të ndarjes së pushteteve dhe për mundësinë që zyrtarët e lartë të trajtohen ndryshe përpara ligjit. Raporti i referohet gjithashtu nismës së një grupi deputetësh të shumicës qeverisëse për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, të cilat synonin zgjerimin e kategorisë së zyrtarëve që nuk mund të pezullohen nga detyra si masë sigurie gjatë proceseve gjyqësore.

Read more:Rama po mban të bllokuar çështjen ‘Balluku’ deri në shtator? Braho-deputetes së PD: Nëse keni prova, bën kallëzim! Të gjithë të barabartë para ligjit!

Sipas Brukselit, këto ndryshime kanë ngritur pikëpyetje nëse mund të dëmtojnë efektivitetin e hetimeve penale, veçanërisht atyre që lidhen me korrupsionin në nivelet e larta të administratës.

“Refuzimi i Kuvendit për t’i hequr imunitetin një deputeti ka ngritur shqetësime në lidhje me parimet e balancës dhe kontrollit të pushteteve, si edhe të barazisë para ligjit. Në mars 2026, Kuvendi hodhi poshtë një kërkesë të SPAK-ut për heqjen e imunitetit të një deputeti, i akuzuar për shkelje të parimit të barazisë në procedurat e tenderimit. Ky refuzim ngjalli shqetësime për respektimin e parimeve të balancës dhe kontrollit të pushteteve, si edhe të barazisë para ligjit.
Paralelisht, një grup deputetësh të shumicës qeverisëse propozuan ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, me qëllim zgjerimin e kategorisë së zyrtarëve që nuk mund të pezullohen nga detyra si masë paraprake gjatë zhvillimit të proceseve gjyqësore. Këto ndryshime ngritën shqetësime se mund të pengojnë efektivitetin e hetimeve penale, përfshirë hetimet për korrupsion në nivelet e larta, si edhe se koha kur u propozuan mund të krijojë perceptimin e pandëshkueshmërisë.”, sqarohet në raport.

Read more:Protestuesit marshojnë drejt stadiumit “Air Albania”: Rama n’burg, Berisha n’burg!

Raporti i BE-së vlerëson ndërkohë progresin e bërë nga Shqipëria në reformën në drejtësi dhe punën e SPAK në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, por nënvizon se ndërhyrjet politike, mbrojtja përmes imunitetit dhe ndryshimet ligjore të perceptuara si pengesa për hetimet mbeten shqetësime për sundimin e ligjit.

Lexo edhe
Politikë

Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët

Politikë

Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi

Tags: #belinda balluku #Deputete #Komisioni Europian #korrupsion #Mbrojtja #Para #Raporti

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët
  • Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
Nga të njëjtat tag-e
  • Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë
  • Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
  • Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 15 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 16 orë më parë
  4. 04
    Editoriale ERA QË NUK NDALET MË! – Blog 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 17 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët

Pedagogia dhe ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi, paralajmëron se pasojat e protestave dhe dëmtimi i bizneseve nuk kufizohen…

• 16 orë më parë • 5 min lexim
Politikë

Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi

Bruce Blakeman, kandidat për guvernator të New York-ut dhe bashkëpunëtor i afërt i Donald Trump, ka komentuar qëndrimin…

• 2 ditë më parë • 7 min lexim
Politikë

Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Serbi, duke e cilësuar humbjen…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin