Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “News24 na ndoqi nga dita 1, shteti e ka kërcënuar”/ Sulmi arbitrar i Tatimeve ndaj “Prestige Resort”, aktivisti Ilir Xhemalaj paralajmëron Ramën: Mos i bëj presion medias
Politikë

“News24 na ndoqi nga dita 1, shteti e ka kërcënuar”/ Sulmi arbitrar i Tatimeve ndaj “Prestige Resort”, aktivisti Ilir Xhemalaj paralajmëron Ramën: Mos i bëj presion medias

• 20 Korrik, 2026 • 6 min lexim • 👁 9
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gjatë protestës së 50-të në sheshin para Kryeministrisë, një prej protestuesve foli mbi sulmin arbitrar të Tatimeve ndaj “Prestige Resort”.

Aktivisti Ilir Xhemalaj i ka dhënë zë asaj që ka ndodhur në Prestige Resort, duke u shprehur se gjithçka ka ndodhur si formë presioni nga shteti ndaj Neës24, si e vetmja media e cila transmetoi protestën nga dita e parë e deri sot ku ndodhemi në ditën e 50 të saj.

Aktivisti i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të mos ushtrojë presion ndaj mediave dhe aktivistëve.

“Vazhdon akoma, në ditën e 50-të, presioni ndaj të gjithë nesh. Nëse në ditët e para u morën me ne, aktivistët, më pas vazhduan me të gjithë ata që kanë biznese, ndërsa sot vazhdojnë me mediat. Sapo më ka ardhur një denoncim, ku një media e cila ndjek 24 orë në ditë protestën këtu në shesh, e ka transmetuar live dhe nuk është turp t’ia themi emrin, News 24, sot është kërcënuar. I është bërë presion nga Tatimet e këtij shteti.

Read more:“News24 na ndoqi nga dita 1, shteti e ka kërcënuar”/ Sulmi arbitrar i Tatimeve ndaj “Prestige Resort”, qytetari thirrje Ramës: Mos i bëj presion medias

Ndaj thirrja ime është që ky shtet të lërë presionet mbi aktivistët, mbi njerëzit, të lërë presionet mbi çdo media që transmeton këtë protestë dhe të ushtrojë presion mbi Snezhana Paunoviçin, Vuçiçin, Daçiçin dhe të gjithë ata të tjerë që nëpërkëmbin popullit shqiptar. Nuk duhet në asnjë mënyrë të heqim fokusin nga kjo protestë. Ky pushtet sot ka më shumë frikë dhe frika e tij është që njerëzit këtu nuk ikin. Ne do të rrimë këtu në shesh deri në largimin e kësaj qeverie, të këtij sistemi. Rama në burg, Berisha në burg”, tha ai.

Deklaratë për mediat nga “Prestige Resort”:

Duke marrë shkas nga veprimet e fundit të ndërmarra nga organet tatimore ndaj Prestige Resort, Golem, ndiejmë detyrimin të përgënjeshtrojmë pretendimet e ngritura prej tyre, si edhe çdo deklaratë apo informacion të pavërtetë të shpërndarë nga palë të treta, të cilat, në kundërshtim me ligjin dhe faktet, janë bërë pjesë e një fushate dezinformimi dhe shtrembërimi të së vërtetës.

Read more:Nesër protestë para Kuvendit, aktivisti paralajmëron: Më 23 korrik tubimi i madh! T’i tregojmë Ramës që nuk e duam më

Kjo deklaratë u drejtohet opinionit publik, klientëve, partnerëve dhe bashkëpunëtorëve tanë.

Më datë 18.07.2026, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ndërmori një kontroll të befasishëm pranë Prestige Resort, pa asnjë njoftim paraprak. Gjatë këtij kontrolli nuk u konstatua asnjë shkelje fiskale, asnjë punonjës i padeklaruar dhe asnjë klient pa kupon tatimor. Pra, kontrolli nuk evidentoi asnjë shkelje dhe, për rrjedhojë, nuk ekzistonte asnjë bazë ligjore për marrjen e masave ndëshkuese ndaj resortit.

Megjithatë, sipas informacionit të marrë gjatë zhvillimit të kontrollit, inspektorëve u është kërkuar nga strukturat qendrore të Tatimeve që të evidentonin patjetër një shkelje. Në këto rrethana, është tentuar të fabrikohet një pretendim për shkelje dhe në vazhdën e këtij veprimi, inspektorët kanë kërkuar të sekuestrojnë kompjuterët dhe pajisjet e punës së Prestige Resort.

Read more:Protesta/ Hita: Sulm i koordinuar ndaj bizneseve të turizmit! Mbi 10 mijë llogari në rrjete po japin review negative, po i verifikojmë! Cenohet ekonomia dhe imazhi i vendit

Është e qartë se synimi nuk ishte zbatimi i ligjit, por bllokimi i aktivitetit të një resorti që vazhdon të operojë pavarësisht një serie veprimesh të vazhdueshme të administratës shtetërore ndaj tij, duke filluar nga gjobat, prishja me eksploziv, konfiskimi i pronës dhe deri te përpjekjet për paralizimin e aktivitetit të përditshëm.

Synimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve duket i qartë: t’i japë Prestige Resort një goditje në kulmin e sezonit, duke privuar në mënyrë të paligjshme subjektin nga pajisjet e domosdoshme për operimin normal të aktivitetit, duke siç janë kompjuterët e sistemit të check-in/check-out e deri te pajisjet fiskale.

Inspektorët sekuestruan kompjuterët në mënyrë arbitrare, veprim që në mungesë të çdo procedure ligjore, përbën një rast të qartë të shpërdorimit të detyrës.

Read more:“Çështja e Lubi Ballukut u bë edhe e BE-së”, Berisha: Raporti i fundit i KE-së damkosi Ramën dhe regjimin e tij

Pikërisht në momentin e sekuestrimit, administratori i shoqërisë iu drejtua Drejtorisë Vendore të Policisë Kavajë për të paraqitur kallëzim penal. Kallëzimi nuk iu pranua dhe administratori u orientua të paraqitej pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Aty, pas zvarritjes së procedurave, kallëzimi penal u depozitua.

Pas paraqitjes së kallëzimit penal, inspektorët krijuan artificialisht pretendimin se u ishte kufizuar liria. Ky pretendim është tërësisht i pavërtetë.
Ata kanë qëndruar në ambientet e resortit me vullnetin e tyre të lirë, pa iu kufizuar lëvizja apo ushtrimi i detyrës në asnjë moment. Gjatë gjithë kohës ata kanë qëndruar në ambientet e recepsionit të hotelit, një ambient publik, ku gjithçka është filmuar edhe nga kamerat e News24. Ky fakt, së bashku me pamjet e kamerave të sigurisë së resortit, provon qartë se nuk ka pasur asnjë kufizim të lirisë së tyre.

Prestige Resort ka qenë i hapur gjatë gjithë kohës, vijon të jetë plotësisht funksional dhe ka pritur e vijon të presë turistë. Nuk ka ekzistuar asnjë ambient i mbyllur apo i bllokuar për inspektorët. Gjatë gjithë kohës ata kanë qëndruar në hollin e hotelit dhe kanë ushtruar veprimtarinë e tyre pa asnjë pengesë apo kufizim.

Read more:LIVE- Revolta e 49 kundër Ramës/ Marshimi në Tiranë, protestuesit kalojnë pranë selisë së PD: Opozitë e shitur

Hedhim poshtë me vendosmëri çdo pretendim të pavërtetë, trillim dhe përpjekje për të dezinformuar e manipuluar opinionin publik. Njëkohësisht, bëjmë të qartë se çdo veprim arbitrar dhe i kundërligjshëm i ndërmarrë nga organet tatimore apo çdo strukturë tjetër shtetërore do të ndiqet me të gjitha mjetet ligjore në dispozicion.

Çdo person që ka tejkaluar kompetencat e tij, ka shpërdoruar detyrën ose ka cenuar të drejtat dhe interesat e ligjshme të Prestige Resort do të mbahet përgjegjës përpara organeve kompetente, deri në rivendosjen e plotë të ligjshmërisë.

Lexo edhe
Politikë

55 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës, media prestigjoze franceze: Qindra protestues u sulmuan me gaz lotsjellës dhe ujë me piper para Kuvendit

Politikë

Qytetarët i thonë “Jo” ‘Besës’ së Ramës, sot dita e 56 e revoltës qytetare, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Tags: #Biznese #Burg #Durres #Edi Rama #jetë #Live #media #Mediat

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • 55 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës, media prestigjoze franceze: Qindra protestues u sulmuan me gaz lotsjellës dhe ujë me piper para Kuvendit
  • Qytetarët i thonë “Jo” ‘Besës’ së Ramës, sot dita e 56 e revoltës qytetare, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit
  • VIDEO- “Nesër më shumë”/ 55 ditë revoltë! Mbyllet protesta, shqiptarët kundër kryeministrit: Edi Rama jepe dorëheqjen, ju erdhi fundi. Mesazhi i aktivistit: Para Parlamentit sa herë të ketë seancë
  • Nga “Albanian Files”, pagat e ulëta e çmimet e larta/ Aktivistja i rendit arsyet përse shqiptarët dalin në shesh kundër Ramës: Të dhënat tona u përdorën nga patronazhistët
  • LIVE- Protestuesit mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës: Ndryshim sistemi. Shqipëria kërkon revolucion
Nga të njëjtat tag-e
  • Google sfidon Antropikën me IA ‘të Përballueshme’ për Sigurinë Kibernetike, Gemini 3.5 Flash Cyber ​​​​së shpejti në dispozicion për partnerë të zgjedhur
  • Qytetarët i thonë “Jo” ‘Besës’ së Ramës, sot dita e 56 e revoltës qytetare, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit
  • Një prerje në besë e Shqipërisë së re – Ide
  • Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus – Ide
  • VIDEO- “Nesër më shumë”/ 55 ditë revoltë! Mbyllet protesta, shqiptarët kundër kryeministrit: Edi Rama jepe dorëheqjen, ju erdhi fundi. Mesazhi i aktivistit: Para Parlamentit sa herë të ketë seancë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “I kemi marrë Ramës torren, por do t’i marrim edhe mbretëreshën”/ Ahmeti: Quan sorrë shqiponjën në flamur! Edhe Balla të tërheqë fjalën terroristë, jem djem të këtij vendi 21 lexime · 15 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Hipokrizi, demagogji, përçmim dhe mashtrim janë zgjidhjet që jep Rama”/ Mediu: Tallet me qytetarët dhe Shqipërinë e sheh si plaçkë 12 lexime · 15 orë më parë
  3. 03
    Politikë Jashtë protestohet kundër tij! Opozita bllokon foltoren, Rama voton propozimin e Ballës që të ndërpriten diskutimet në seancë dhe të kalohet në votim (VIDEO) 10 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Protestuesit e kanë akuzuar për arrogancë, Rama “iu lëshohet” socialistëve: Prandaj nuk “zënë vend” të vërtetat tona, nuk i thoni me empati… 10 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Policia ndoqi kalimtarët sepse po kalonte eskorta e kryeministrit”/ Aktivistja Vatnikaj: Edison Lika u ndalua live në intervistën për News 24, pa një arsye. Nuk kemi informacion ku po mbahen 9 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Shiste bizhuteri floriri dhe ora dore të vjedhura, arrestohet argjendari në Lezhë! Sekuestrohen sendet e çmuara, vlera arrin në 300 mijë euro (EMRI+VIDEO) 9 lexime · 17 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Një polic më tha largohu se kemi urdhër për dhunë”/ Aktivisti Haçkaj zbulon se kur do të mbahen protestat e mëdha: Më 14, 15 dhe 16 gusht do të vijnë shumë njerëz 9 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

55 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës, media prestigjoze franceze: Qindra protestues u sulmuan me gaz lotsjellës dhe ujë me piper para Kuvendit

AFP Policia shqiptare përdori gaz lotsjellës dhe topa uji kundër protestuesve jashtë parlamentit të enjten në mëngjes, ndërsa…

• 53 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Qytetarët i thonë “Jo” ‘Besës’ së Ramës, sot dita e 56 e revoltës qytetare, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e saj të 56-të, ndërsa qytetarët pritet të mblidhen sërish në…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

VIDEO- “Nesër më shumë”/ 55 ditë revoltë! Mbyllet protesta, shqiptarët kundër kryeministrit: Edi Rama jepe dorëheqjen, ju erdhi fundi. Mesazhi i aktivistit: Para Parlamentit sa herë të ketë seancë

Pas një marshimi në rrugët e Tiranës është mbyllur edhe protesta e 55 e qytetarëve të cilët kërkojnë…

• 10 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by