Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus – Ide
Editoriale

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus – Ide

• 25 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X

Banorët e Përrenjasit u ngritën të protestonin kundër Reformës 2 territoriale të Edi Ramës. “Nuk duam që qyteti të humbasë statusin e bashkisë dhe të shkrihet duke u bashkuar me Librazhdin, nuk duam të bëjmë dhjetëra kilometra për një hall apo dokument, reforma do të sjellë shpopullim…” – janë pjesë të kundërshtive.

Edhe pse ende e paqartë në detaje, Reforma 2 territoriale ka nisur të goditet me argumente që thonë se prek drejtpërdrejt ndarjen e pushtetit politik, menaxhimin e fondeve publike dhe përfaqësimin e qytetarëve.

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashki.

E shfaqur kundër edhe këtë radhë, opozita ka akuzuar se reforma e dytë është tentativë për të eliminuar deri në 20-25 bashki, veçanërisht ato ku opozita ka pasur historikisht mbështetje, ose ku ka fituar në zgjedhjet e kaluara.

Read more:Po drejtonte automjetin me shpejtësi tej normale, gjobitet me 80 mijë lekë e reja nga Fieri, i pezullohet për 12 muaj patenta

Edhe për Reformën 1 territoriale të Edi Ramës, realizuar në vitin 2014, akuzat e opozitës ishin të njëjta. Veç të tjerave, u deklarua me forcë se harta e re u vizatua në zyrat e Partisë Socialiste me qëllim që të maksimizonte votat, për të majtën, në zgjedhjet vendore të vitit 2015.

Në të dyja rastet, reformat territoriale të Edi Ramës duket qartazi që kanë synuar dhe synojnë te kontrolli në pak duar i territorit.

Në rastin e reformës së vitit 2014, që shkriu 373 komuna dhe bashki në vetëm 61 bashki, pushteti i copëzuar, bashkë me financimet nga buxhetet, u përqendrua në pak duar. Ishin duart e disa kryebashkiakëve të zgjedhur kryesisht nga Edi Rama, të cilët u akuzuan për vjedhje dhe ndarje të parave të korrupsionit, qoftë me anë të inceneratorëve virtualë, qoftë me investime publike në intrastrukturë, etj.

Ky përqendrim dhe kontroll pushteti, siodomos në zonat e Fierit, Durrësit, Elbasanit dhe Shkodrës, falë edhe ndarjes së pushtetit me krimin e organizuar, u shoqërua me një revolucion elektoral: nisi të prodhojë rezultate fitoresh të thella të së majtës në zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale.

Read more:Shiu dhe breshëri sjellin problemet e para në Korçë, pema rrëzohet mbi trotuar dhe bllokon kalimin e këmbësorëve

Parë në këtë kënd, veç përqendrimit në pak duar të financave të ardhura nga buxhetet, qëllimi final i Reformës 1 territoriale ishte ai që opozita e paralajmëroi: maksimizimi i votave për PS-në.

Pikërisht për shkak të këtij rezultati qartësisht të dukshëm, edhe reforma e dytë territoriale, pas kalimit të viteve dhe shoshitjes e kalkulimit të rezultatave, ka shumë të ngjarë që të jetë duke u realizuar me qëllimin për të konsoliduar edhe më tej pushtetin dhe, përmes tij, kontrollin e votës përmes zaptimit, në edhe më pak duar, të territorit.

Në fakt, kjo teori e kontrollit të organizuar të territorit me qëllim mbajtjen nën zgjedhë të popullatës, është zbatuar qysh në kohët e Perandorisë Romake.

Read more:LIVE- Protesta e 52-të, qytetari i revoltuar: Koha e maskarenjve ka përfunduar, të çlirojmë Shqipërinë nga këto hiena

Teoria, që i vishet historianit dhe politikanit romak, Publius Cornelius Tacitus (56 – 120 pas Krishtit), thoshte: “Bashko barabarët dhe të gjitha paratë shkojnë në Romë”.

Sipas këtij argumenti, Roma do e kishte më të lehtë të bashkonte popujt armiqësorë e kryengritës me Perandorinë, duke u njohur të drejta të njëjta, sesa t’i luftonte pambarimisht.

Thënë ndryshe, nëse “barbarët” do i bashkoheshin Perandorisë, atëherë shpenzimet për ushtrinë e armatimet do të zvogëloheshin, ndërkohë që në Romë do të vinin paratë e taksave të detyrueshme edhe nga popujt “barbarë”.

Nuk dihet nëse romakët e lashtë e përdorën këtë përkufizim përtej kontrollit të kryengritjeve të popujve të pushtuar dhe vjeljes së taksave.

Read more:Vijon protesta para Kuvendit, opozita në sallë nuk lëshon foltoren / Mazhoranca voton pa debat rendin e ditës. Hodhi ujë drejt Ramës, përjashtohet Bardhi

Ajo që ngjason është se, 20 shekuj më pas, lideri shqiptar, të njëjtën formulë e ka kopjuar dhe zbatuar me qëllim final për të kontrolluar popullatën dhe fituar votat e tyre.

Pra votat të parat, ato sigurojnë pushtetin dhe ky, paratë.

Shkruar nga Ferdinand Dervishi enkas per Lapsi.al

Lexo edhe
Editoriale

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj? – Ide

Editoriale

Historia veç me tri shkronja – Blog

Tags: #Edi Rama #Investime #jetë #opozita #pushteti #Qyteti #rama #reforma territoriale

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj? – Ide
  • Historia veç me tri shkronja – Blog
  • Ortaku besprerë i Ron Yeffetit – Ide
  • E respektoj Izraelin, por Labërinë e dua më shumë – Blog
  • Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeminstri Rama duhet të dorëhiqet – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • “Po na vdesin të afërmit! Keni turp dhe fytyrë?” Protestuesi: Balluku të arrestohet, ku shkuan milionat e Llogarasë?
  • Gjekmarkaj në Konferencën e Kryetarëve: Përgjimet e Ronit ngrenë pikëpyetje serioze për sigurinë kombëtare
  • “Ramoviç jep dorëheqjen sa më parë!”/ Nuk ndalen protestuesit para Kuvendit: Ju erdhi fundi!
  • Pagat e magjistratëve/ Bardhi thirrje Kuvendit: Tërhiqeni ligjin, po shkelet Kushtetuta! Drejtësia s’mund të jetë nën presionin e qeverisë
  • Protestë para Kuvendit kundër klasës politike! “Jepe dorëheqjen!”, qytetarët: Rama n’burg, Berisha n’burg!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon t’i heqësh imunitetin dikujt, duhet ta bësh! 10 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Tiranës 9 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “KAYO skemë mafioze, “News 24” u nxor me dhunë nga godina”/ Tedi Blushi: Përgjimet e Ron Yeffet treguan se shteti i kapur nga krimi! Rama me modelin Roni dhe Gysi… 8 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë PS i doli kundër arrestimit të Ballukut/ “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon që të heqësh imunitetin e dikujt, duhet ta bësh! 7 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Je rrezik për vendin”/ Protestuesi shpërthen ndaj Ramës: Nuk na shuan dot kurrë si komb 5 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë ‘Balluku’, Bardhi: SPAK po i jep kohë Ramës për manovra politike, pse nuk sjell kërkesë te re për arrest 5 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Mjaft më me tifozllëk politik!” – Osman Stafa: Pas 14 vitesh qeveria shet si arritje që deputeti takon qytetarët 5 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj? – Ide

Mes gjithë dyshimeve që ka ngjallur mbajtja e tij në një izolim të tejzgjatur për një vit e…

• 2 ditë më parë • 5 min lexim
Editoriale

Historia veç me tri shkronja – Blog

Atje, në Hagë, pritet vendimi gjyqësor për katër Çlirimtarët. Këtu, në Shqipëri, një popull i tërë, nuk pret…

• 4 ditë më parë • 7 min lexim
Editoriale

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit – Ide

Dalja në plan të parë e një biznesmeni kontrovers si Ron Yeffet (ky është emri i përdorur më…

• 1 javë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by