Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Një prerje në besë e Shqipërisë së re – Ide
Editoriale

Një prerje në besë e Shqipërisë së re – Ide

• 25 Korrik, 2026 • 5 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X

Në një përpjekje të gjatë për të treguar se e ka përthithur thelbin e “flamingove të bulevardit”, Edi Rama e ka humbur krejtësisht shënjestrën. Teza kryesore e “paktit të besës” me qytetarët ka qenë se duhet ta ndryshojë katërcipërisht qeverisjen dhe PS-në, pasi përgjatë tre mandateve Rilindja na ka dhuruar një Shqipëri aq të transformuar, sa bashkë me të ka revolucionrizur edhe pritshmëritë e publikut.

Njerëzit falë nesh nuk mendojnë më të keqen më të vogël, por kërkojnë: “ka dhe më mirë”. Ne e futëm vendin në “epokën e pritshmërive”, tha pak a shumë ai, duke shpallur se protesta gati dy mujore mbylli një periudhë dhe hapi një tjetër.

Read more:VIDEO- “Nesër më shumë”/ 55 ditë revoltë! Mbyllet protesta, shqiptarët kundër kryeministrit: Edi Rama jepe dorëheqjen, ju erdhi fundi. Mesazhi i aktivistit: Para Parlamentit sa herë të ketë seancë

Për të argumentur idenë e tij se “sukseset” e udhëheqjes së tij e kanë ngritur stekën e kërkesave, ai bëri një enumercion të gjatë të transformimeve të qeverisjes 13 vjeçare: reformën në drejtësi që po dënon zyrtarë të lartë; varrosjen e kohës së radhave në sportele për çertifikata; rikthimin e dritave që dikur as nuk paguheshin dhe ndryshimin e qëndrave të qyteteve.

Po ta dëgjoje, të dukej sikur po përjetoje një “deja vue” të Sali Berishës, në fund të pushtetit, në 2013. Edhe ai fliste për 12 mijë KM rrugë, bashkimin e kombit përmes një autostrade, ruajtjen e financave në sfondin e një krize ekonomike globale, heqjen e vizve dhe anëtrësimin në NATO. Por pavarësisht nga këto, me plot “1 miljonë shuplaka”, votuesit i thanë mjaftë më. Sepse kur është boll, është boll.

Read more:LIVE- Pas fjalimeve dhe mesazheve para Kryeministrisë, nis marshimi në rrugët e Tiranës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Në këtë pikë ka mbërritur edhe Rama sot, njërëzit janë të ngopur, të lodhur, të neveritur me këtë autokrat të plakur.

Kjo duket më së miri në slloganet më pikante të protestës: “Ju erdhi fundi”, “Rama jepe dorëheqjeeeeeen” dhe kërkesën për një “Shqipëri të re”.

Read more:Boçi kërkon zgjatjen e mandatit të Komisionit të Reformës Territoriale: Nuk është kryer as gjysma e punës

Por, kjo ligjësi, sa e natyrës po aq e politikës, për të qenë në kërkim të së resë, nuk është fabula që sot po rënon Edi Ramën. Ai ose nuk ka kuptuar asgjë, ose thjesht manipulon me thelbin e mesazhit të atyre mbi 100 mijë njerëzve, që u derdhën në bulevard dhe e qindra mijra të tjerëve që i mbështetën nga larg. Ata nuk janë thjeshtë të velur nga stanjacioni, të ngopur nga arritjet, të mërzitur nga ritmet jo aq të larta të zhvillimit. Jo, jo dhe jo!

Thelbi i këtij revolucioni është krejt i ndryshëm. Në vend që të vidhet më pak, ata kërkojnë përmbysjen e një sistemi ekonomik. Në vend të reflektimit hipokrit, ata kërkojnë një qeverisje që mos i ndajë pasuritë kombëtare në 4-5 duar. Në vend të shifrave të sukseseve, ata kërkojnë më shumë shance të barabarta. Në vend të një pushteti të personalizuar, ata kërkojnë më shumë liri në vendimarrje. Në vend të hosanave për një lider global, që herë shitet si kandidat për kryesimin e Natos, herë si negociator për të pajtuar Turqinë me Greqinë, e herë si një akrobat që na futi në Bordin e Paqes, duan një administrator të përunjur e me fytyrë njerëzore, pa çarter privat e pa vera 33 mijë euroshe.

Read more:“Rama me fjalimin e tij ekzaltoi vetëm Taulant Ballën dhe Zegjinenë”/ Protestuesi: Të bashkuar jemi tmerri i sistemit të korruptuar. Mos u ndalni, qëndresë për Shqipërinë e re

Ata kërkojnë një terren të ndershëm konkurimi politik, pa kryetarë partish që vendosin gjithçka, pa vende pune që i përcaktojnë patronazhistët, pa bashibozukë që kërcënojnë arsimtarët: “Po s’na votuat ne, mos u paraqisni të hënën në punë”.

Ata kërkojnë një ashansor social, ku karierrat ti vendosë suksesi dhe shkollimi dhe jo modelet e promovuara nga krimi, si Sara Mile e Zeqineja.

Read more:LIVE- Pas lirimit nga komisariati, aktivisti Edison Lika në protestën para Kryeministrisë: Është ngjallur shpresa. Së bashku do ta ndërtojmë Shqipërinë e lirë

Kjo është ëndrra për Shqipërinë e re. Ajo e një modeli katërcipërisht të kundërt, nga ai që Edi Rama ka aplikuar gjatë kësaj dekade. Në thelb ajo është një lëvizje armiqësore me trashigiminë e Ramës. Prandaj të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë.

LAPSI.AL

Lexo edhe
Editoriale

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit – Ide

Editoriale

E respektoj Izraelin, por Labërinë e dua më shumë – Blog

Tags: #Edi Rama #Kandidat #Krimi #Kryesore #Nato #Protesta #pushteti #rama #Reagim

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ortaku besprerë i Ron Yeffetit – Ide
  • E respektoj Izraelin, por Labërinë e dua më shumë – Blog
  • Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeminstri Rama duhet të dorëhiqet – Ide
  • Është krizë përfaqësimi jo informimi – Ide
  • Fabula e re e Edi Ramës: Shqiptarëve pasqyrën, për vete milionat – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • 🔴LIVE | Kryeministria e rrethuar, protestuesit “pushtojnë” edhe rrugët. Mbi 4 orë revoltë, Diaspora merr në dorë Tiranën – rritet presioni ndaj Ramës
  • “Arrestoni Ramën, arrestoni Ramën”/ Protestuesit vazhdojnë rrethimin e Kryeministrisë
  • “Rrethoni Kryeministrinë”/ Përsëritet thirrja në protestë, Rama nxjerr policët për të mbrojtur godinën
  • Aktivisti Bledar Meti: Nuk do të tërhiqemi, qëndrojmë në shesh! Do t’i japim fund regjimit të Ramës
  • Tubimi i 105/ Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama i zënë ngushtë”, Shpend Gashi: Tre muaj protestë rekord botëror. Tirana nesër do ziejë, qeveria të bjerë 11 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlameni 11 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Një vilë në këmbim të tenderit”/ BIRN: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë! Pagoi qindra mijëra euro për pajisje luksi 9 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Blindohen dyert e Kryeministrisë/ Gazetari Stafa: Protestues para godinës së qeverisë, disa e kanë rrethuar. Bllokohet dhe rruga tek Unaza 8 lexime · 2 orë më parë
  5. 05
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlamenti 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë” – Gjyqtari i GJKKO i përgjigjet Ramës: Shantazh politik, tenton të kontrollojë drejtësinë 7 lexime · 5 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Edhe sa vila e pasuri të tjera duhet të zbulohen”/ Bardhi publikon videon: Tani që ra alibia e Ramës, pse SPAK nuk sjell në Kuvend kërkesën për arrestimin e Ballukut? 7 lexime · 8 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit – Ide

Dalja në plan të parë e një biznesmeni kontrovers si Ron Yeffet (ky është emri i përdorur më…

• 3 ditë më parë • 6 min lexim
Editoriale

E respektoj Izraelin, por Labërinë e dua më shumë – Blog

Prej disa kohësh flitet për krijimin në Vlorë të një muzeu kushtuar historisë së hebrenjve. Në vetvete, lajmi…

• 4 ditë më parë • 9 min lexim
Editoriale

Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeminstri Rama duhet të dorëhiqet – Ide

Një nga arritjet e mëdha të protestës është se nxorri në pah se projekti që po zhvillohej në…

• 5 ditë më parë • 9 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by