Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Armiku i mjedisit dhe i zhvillimit është korrupsioni”/ Nikola Kedhi: Rama po keqpërdor raportin e Yale, renditja e Shqipërisë nuk është arritje e qeverisë
Politikë

“Armiku i mjedisit dhe i zhvillimit është korrupsioni”/ Nikola Kedhi: Rama po keqpërdor raportin e Yale, renditja e Shqipërisë nuk është arritje e qeverisë

• 21 Korrik, 2026 • 6 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë në raportin e Universitetit Yale për performancën mjedisore, duke e akuzuar qeverinë për propagandë dhe keqpërdorim të shifrave.

Sipas Kedhit, fakti që Shqipëria renditet e 46-ta në botë dhe e para në Ballkanin Perëndimor është i vërtetë, por sipas tij, interpretimi që i bëhet kësaj renditjeje nga Kryeministri është i gabuar.

“Propaganda ka një rregull të thjeshtë: merr një fakt të vërtetë dhe fsheh nëntë të tjerë. Pikërisht këtë ka bërë Kryeministri me raportin e Universitetit Yale për performancën mjedisore”, deklaroi Kedhi.

Ai argumentoi se përmirësimi i renditjes së Shqipërisë lidhet kryesisht me faktin që pjesa më e madhe e energjisë elektrike prodhohet nga hidrocentralet, një avantazh që sipas tij ekziston prej dekadash dhe nuk është rezultat i politikave të qeverisë aktuale.

Kedhi u ndal te disa prej treguesve të veçantë të raportit, duke theksuar se Shqipëria ka rezultate të dobëta në fusha si bujqësia, menaxhimi i ujërave të ndotura dhe përdorimi i inputeve bujqësore.

Read more:“Rama jep dorëheqjen”/ Sot protesta e 52-të, qytetarët nuk heqin dorë; të enjten ‘rrethojnë’ Kuvendin

“Për ujërat e ndotura, Shqipëria renditet e 138-ta në botë dhe e 18-ta ndër 19 vendet e rajonit. Rezultati ynë është vetëm 12.7 pikë, ndërsa mesatarja rajonale është mbi 63 pikë”, tha ai.

Sipas nënkryetarit të PD-së, edhe treguesit për menaxhimin e azotit, fosforit dhe rrezikun nga ndotja me pesticide tregojnë probleme serioze që lidhen me tokën, ujin dhe sigurinë ushqimore.

Ai përmendi gjithashtu renditjen e Shqipërisë për cilësinë e ajrit, ku sipas tij vendi pozicionohet i 88-ti në botë.

Kedhi solli në vëmendje edhe renditjet e mëparshme të Shqipërisë në indeksin e performancës mjedisore, duke deklaruar se pozicioni aktual nuk përbën një rekord historik.

Read more:“Rama në burg, Berisha në burg”/ I riu në protestë: Diaspora, një arsye më shumë për të ardhur në Shqipëri, të rrëzojmë ata që na larguan

“Vendi i 46-të sot nuk është as një rekord historik dhe as prova e ndonjë mrekullie të qeverisë Rama”, u shpreh ai, duke shtuar se metodologjitë e raporteve kanë ndryshuar dhe krahasimet duhet të bëhen me kujdes.

Në reagimin e tij, Kedhi kërkoi më shumë investime në trajtimin e ujërave të ndotura, monitorimin e ajrit, mbrojtjen e tokës bujqësore dhe ruajtjen e zonave të mbrojtura.

Sipas tij, raporti i Yale nuk duhet parë si një sukses i qeverisë, por si një tregues i problemeve që kërkojnë zgjidhje në politikat mjedisore të vendit.

Reagimi i plotë:

Propaganda ka një rregull të thjeshtë: merr një fakt të vërtetë dhe fsheh nëntë të tjerë. Pikërisht këtë ka bërë Kryeministri me raportin e Universitetit Yale për performancën mjedisore.

Kryeministri publikoi me entuziazëm se Shqipëria renditet e 46-ta në botë dhe e para mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Read more:Reuters: Shqipëria “mburojë energjetike” në krizën globale – hidrocentralet mbajnë çmimet nën kontroll

Shifra është e vërtetë. Historia që Edi Rama ndërton mbi këtë shifër është gënjeshtra.

Indeksi përbëhet nga 47 tregues të ndryshëm. Renditja e Shqipërisë përmirësohet kryesisht sepse pjesën më të madhe të energjisë elektrike e prodhojmë nga hidrocentralet, të cilat ndotin më pak se qymyri apo nafta. Ky është një avantazh që Shqipëria e ka prej dekadash, jo një arritje e kësaj qeverie.

Por sapo kalojmë nga renditja e përgjithshme te komponentët që matin politikat konkrete dhe funksionimin e shtetit, propaganda bie.

Në bujqësi, Shqipëria renditet e 158-ta në botë dhe e 17-ta ndër 19 vendet e rajonit ku na klasifikon Yale. Për menaxhimin e qëndrueshëm të azotit jemi të 150-tët, ndërsa për suficitin e fosforit të 139-tët. Edhe treguesi i rrezikut nga ndotja me pesticide ka shënuar përkeqësim. Këto shifra flasin për dëmtimin e tokës, ndotjen e ujërave, sigurinë ushqimore dhe mungesën e një modeli modern për bujqësinë shqiptare.

Read more:Shtatë argumente kundër shitjes së tokës së huajve – Blog

Për ujërat e ndotura, Shqipëria renditet e 138-ta në botë dhe e 18-ta ndër 19 vendet e rajonit. Rezultati ynë është vetëm 12.7 pikë, ndërsa mesatarja rajonale është mbi 63 pikë.

Për cilësinë e ajrit renditemi të 88-tët.

Ka edhe një fakt tjetër që e rrëzon përpjekjen për ta paraqitur këtë si një arritje historike.

Në indeksin pilot të vitit 2006, Shqipëria renditej e 55-ta. Në vitin 2008 ishte brenda 30 vendeve të para të botës. Metodologjia ka ndryshuar dhe renditjet nuk mund të krahasohen mekanikisht, por një gjë është e padiskutueshme: vendi i 46-të sot nuk është as një rekord historik dhe as prova e ndonjë mrekullie të qeverisë Rama.

Read more:“Shumica përdori votën si mburojë politike për Ballukun”, Bardhi në PE: Në Shqipëri është zhbërë shteti ligjor. Rama bashkëpunon me krimin për pastrimin e parave të pista

Ne e shohim mjedisin jo si dekor propagandistik dhe as si pengesë ndaj zhvillimit, por si pasuri kombëtare dhe burim zhvillimi ekonomik. Shqipëria ka nevojë për impiante funksionale të trajtimit të ujërave, monitorim real të ajrit, një vizion për bujqësinë që mbron tokën dhe ushqimin, ndihmon realisht fermerët, si dhe për zona të mbrojtura që ruhen nga ligji, jo që copëtohen për interesat e klientëve të pushtetit.

Armiku si i mjedisit dhe i zhvillimit është korrupsioni dhe një shtet që përdor natyrën si pronë të qeverisë.

Propaganda mund të keqpërdorë shifrat në letër. Por nuk mundet kurrë të ndryshojë cilësinë e ajrit që thithim të gjithë përditë, të pastrojë lumenjtë, të mbrojë pyjet apo të shpëtojë biodiversitetin shqiptar kur e kundërta është e vërtet.

Raporti i Yale-it nuk është një aktakuzë ndaj Shqipërisë dhe burimeve të saj natyrore. Është një aktakuzë ndaj dështimit të kësaj qeverie për të mbrojtur mjedisin.

Lexo edhe
Politikë

“Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij

Politikë

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!

Tags: #Aktakuzë #Bujqësia #Edi Rama #fermerët #Hidrocentralet #Investime #Nafta #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
  • “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet
  • “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor
Nga të njëjtat tag-e
  • “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij
  • Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO)
  • ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)
  • Dyfishohet taksa e makinave/ Ndryshon nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij 11 lexime · 16 orë më parë
  2. 02
    Ekonomi Dyfishohet taksa e makinave/ Ndryshon nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë 10 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’ 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen! 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin! 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO) 2 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Sociale Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO) 2 lexime · 16 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama.…

• 16 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!

Është mbyllur protesta e kësaj të diele në Tiranë, pas disa orësh tubim dhe qëndrimi në bulevardin “Dëshmorët…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar kanë tërhequr vëmendjen edhe të…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin