Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Armiku i mjedisit dhe i zhvillimit është korrupsioni”/ Nikola Kedhi: Rama po keqpërdor raportin e Yale, renditja e Shqipërisë nuk është arritje e qeverisë
Politikë

“Armiku i mjedisit dhe i zhvillimit është korrupsioni”/ Nikola Kedhi: Rama po keqpërdor raportin e Yale, renditja e Shqipërisë nuk është arritje e qeverisë

• 21 Korrik, 2026 • 6 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë në raportin e Universitetit Yale për performancën mjedisore, duke e akuzuar qeverinë për propagandë dhe keqpërdorim të shifrave.

Sipas Kedhit, fakti që Shqipëria renditet e 46-ta në botë dhe e para në Ballkanin Perëndimor është i vërtetë, por sipas tij, interpretimi që i bëhet kësaj renditjeje nga Kryeministri është i gabuar.

“Propaganda ka një rregull të thjeshtë: merr një fakt të vërtetë dhe fsheh nëntë të tjerë. Pikërisht këtë ka bërë Kryeministri me raportin e Universitetit Yale për performancën mjedisore”, deklaroi Kedhi.

Ai argumentoi se përmirësimi i renditjes së Shqipërisë lidhet kryesisht me faktin që pjesa më e madhe e energjisë elektrike prodhohet nga hidrocentralet, një avantazh që sipas tij ekziston prej dekadash dhe nuk është rezultat i politikave të qeverisë aktuale.

Kedhi u ndal te disa prej treguesve të veçantë të raportit, duke theksuar se Shqipëria ka rezultate të dobëta në fusha si bujqësia, menaxhimi i ujërave të ndotura dhe përdorimi i inputeve bujqësore.

Read more:“Rama jep dorëheqjen”/ Sot protesta e 52-të, qytetarët nuk heqin dorë; të enjten ‘rrethojnë’ Kuvendin

“Për ujërat e ndotura, Shqipëria renditet e 138-ta në botë dhe e 18-ta ndër 19 vendet e rajonit. Rezultati ynë është vetëm 12.7 pikë, ndërsa mesatarja rajonale është mbi 63 pikë”, tha ai.

Sipas nënkryetarit të PD-së, edhe treguesit për menaxhimin e azotit, fosforit dhe rrezikun nga ndotja me pesticide tregojnë probleme serioze që lidhen me tokën, ujin dhe sigurinë ushqimore.

Ai përmendi gjithashtu renditjen e Shqipërisë për cilësinë e ajrit, ku sipas tij vendi pozicionohet i 88-ti në botë.

Kedhi solli në vëmendje edhe renditjet e mëparshme të Shqipërisë në indeksin e performancës mjedisore, duke deklaruar se pozicioni aktual nuk përbën një rekord historik.

Read more:“Rama në burg, Berisha në burg”/ I riu në protestë: Diaspora, një arsye më shumë për të ardhur në Shqipëri, të rrëzojmë ata që na larguan

“Vendi i 46-të sot nuk është as një rekord historik dhe as prova e ndonjë mrekullie të qeverisë Rama”, u shpreh ai, duke shtuar se metodologjitë e raporteve kanë ndryshuar dhe krahasimet duhet të bëhen me kujdes.

Në reagimin e tij, Kedhi kërkoi më shumë investime në trajtimin e ujërave të ndotura, monitorimin e ajrit, mbrojtjen e tokës bujqësore dhe ruajtjen e zonave të mbrojtura.

Sipas tij, raporti i Yale nuk duhet parë si një sukses i qeverisë, por si një tregues i problemeve që kërkojnë zgjidhje në politikat mjedisore të vendit.

Reagimi i plotë:

Propaganda ka një rregull të thjeshtë: merr një fakt të vërtetë dhe fsheh nëntë të tjerë. Pikërisht këtë ka bërë Kryeministri me raportin e Universitetit Yale për performancën mjedisore.

Kryeministri publikoi me entuziazëm se Shqipëria renditet e 46-ta në botë dhe e para mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Read more:Reuters: Shqipëria “mburojë energjetike” në krizën globale – hidrocentralet mbajnë çmimet nën kontroll

Shifra është e vërtetë. Historia që Edi Rama ndërton mbi këtë shifër është gënjeshtra.

Indeksi përbëhet nga 47 tregues të ndryshëm. Renditja e Shqipërisë përmirësohet kryesisht sepse pjesën më të madhe të energjisë elektrike e prodhojmë nga hidrocentralet, të cilat ndotin më pak se qymyri apo nafta. Ky është një avantazh që Shqipëria e ka prej dekadash, jo një arritje e kësaj qeverie.

Por sapo kalojmë nga renditja e përgjithshme te komponentët që matin politikat konkrete dhe funksionimin e shtetit, propaganda bie.

Në bujqësi, Shqipëria renditet e 158-ta në botë dhe e 17-ta ndër 19 vendet e rajonit ku na klasifikon Yale. Për menaxhimin e qëndrueshëm të azotit jemi të 150-tët, ndërsa për suficitin e fosforit të 139-tët. Edhe treguesi i rrezikut nga ndotja me pesticide ka shënuar përkeqësim. Këto shifra flasin për dëmtimin e tokës, ndotjen e ujërave, sigurinë ushqimore dhe mungesën e një modeli modern për bujqësinë shqiptare.

Read more:Shtatë argumente kundër shitjes së tokës së huajve – Blog

Për ujërat e ndotura, Shqipëria renditet e 138-ta në botë dhe e 18-ta ndër 19 vendet e rajonit. Rezultati ynë është vetëm 12.7 pikë, ndërsa mesatarja rajonale është mbi 63 pikë.

Për cilësinë e ajrit renditemi të 88-tët.

Ka edhe një fakt tjetër që e rrëzon përpjekjen për ta paraqitur këtë si një arritje historike.

Në indeksin pilot të vitit 2006, Shqipëria renditej e 55-ta. Në vitin 2008 ishte brenda 30 vendeve të para të botës. Metodologjia ka ndryshuar dhe renditjet nuk mund të krahasohen mekanikisht, por një gjë është e padiskutueshme: vendi i 46-të sot nuk është as një rekord historik dhe as prova e ndonjë mrekullie të qeverisë Rama.

Read more:“Shumica përdori votën si mburojë politike për Ballukun”, Bardhi në PE: Në Shqipëri është zhbërë shteti ligjor. Rama bashkëpunon me krimin për pastrimin e parave të pista

Ne e shohim mjedisin jo si dekor propagandistik dhe as si pengesë ndaj zhvillimit, por si pasuri kombëtare dhe burim zhvillimi ekonomik. Shqipëria ka nevojë për impiante funksionale të trajtimit të ujërave, monitorim real të ajrit, një vizion për bujqësinë që mbron tokën dhe ushqimin, ndihmon realisht fermerët, si dhe për zona të mbrojtura që ruhen nga ligji, jo që copëtohen për interesat e klientëve të pushtetit.

Armiku si i mjedisit dhe i zhvillimit është korrupsioni dhe një shtet që përdor natyrën si pronë të qeverisë.

Propaganda mund të keqpërdorë shifrat në letër. Por nuk mundet kurrë të ndryshojë cilësinë e ajrit që thithim të gjithë përditë, të pastrojë lumenjtë, të mbrojë pyjet apo të shpëtojë biodiversitetin shqiptar kur e kundërta është e vërtet.

Raporti i Yale-it nuk është një aktakuzë ndaj Shqipërisë dhe burimeve të saj natyrore. Është një aktakuzë ndaj dështimit të kësaj qeverie për të mbrojtur mjedisin.

Lexo edhe
Politikë

PL mbështet zbatimin e vendimit të GJK për pagat e gjyqtarëve”, Tedi Blushi: SPAK të marrë të pandehur ministrin e Financave

Politikë

“Duhet të nënshkruajë apelin për në Strasburg”/ Avokatët kërkuan takim me Veliajn, SPAK refuzon

Tags: #Aktakuzë #Bujqësia #Edi Rama #fermerët #Hidrocentralet #Investime #Nafta #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • PL mbështet zbatimin e vendimit të GJK për pagat e gjyqtarëve”, Tedi Blushi: SPAK të marrë të pandehur ministrin e Financave
  • “Duhet të nënshkruajë apelin për në Strasburg”/ Avokatët kërkuan takim me Veliajn, SPAK refuzon
  • Gazment Bardhi takim me VanHorn në Kryesinë e Kuvendit: SHBA aleat i çmuar dhe strategjik i Shqipërisë
  • “Dëbimi i News24 me urdhër të Ramës, çmimi që u pagua për pavarësinë editoriale”, Ahmetaj me tone të forta: Ju nxorri me dhunë për t’ju bërë shembull
  • “Drejtësi”/ Qytetarët protestë para SPAK, thirrje prokurorëve të posaçëm: Merrni audiopërgjimet e Arben Ahmetajt (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Bllokimi i pagave/ Magjistratët kallëzojnë në SPAK ministrin Malaj, sekretarin e ‘Financave’ dhe 14 drejtues të Thesarit! Rama: Më shtoni edhe mua e Gogun
  • Bllokimi i pagave/ Magjistratët kallëzojnë në SPAK ministrin Malaj, sekretarin e ‘Financave’ dhe 14 drejtues të Thesarit! Rama: Më shtoni edhe mua e Gogun
  • Ngërçi me pagat e drejtësisë përfundon në SPAK! Gjyqtarët kallëzojnë ministrin Malaj, sekretarin e Financave dhe 14 drejtues të Thesarit
  • Shkodër/ Kërcënuan me kallash e pistoletë dy persona pas sherrit me një të mitur, 2 në kërkim
  • “Dëbimi i News24 me urdhër të Ramës, çmimi që u pagua për pavarësinë editoriale”, Ahmetaj me tone të forta: Ju nxorri me dhunë për t’ju bërë shembull
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Xhabaftët kanë sjellë ministra këtu”/ Flamur Noka akuza të forta në Kuvend: Jeni mallkimi i Shqipërisë. Klodiana Spahiu, kujdes kur pranon postin se rrezikon kokën 16 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Plagosi dy persona në Laprakë, shpallet në kërkim autori 13 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Arrestoni Ramën!”/ 103 ditë revoltë, gazeta amerikane: Protestat kundër qeverisë kanë tronditur Shqipërinë 12 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Has/ Plagosje me armë zjarri në Krumë, në kërkim autori 9 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Sarandë/ Shisnin drogë pranë gjimnazeve, lokaleve të natës dhe plazheve, lihen në burg 20 personat e arrestuar! Mes tyre edhe kryefurnitori i qytetit (EMRAT) 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Nga goditja ndaj News24 te denoncimet e Ahmetajt për mashtrimet e qeverisë me prodhimin e armëve. Del hapur interesi pse u sulmua televizioni dhe iu morën ambientet me dhunë nga Kayo. SPAK duhet të veprojë! 6 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Në QSUT kryhet për herë të parë trombektomia mekanike, ndërhyrja që u jep më shumë shanse pacientëve me goditje në tru (VIDEO) 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

PL mbështet zbatimin e vendimit të GJK për pagat e gjyqtarëve”, Tedi Blushi: SPAK të marrë të pandehur ministrin e Financave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, dhe njëherazi deputet i kësaj force politike, Tedi Blushi, ka bërë…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Duhet të nënshkruajë apelin për në Strasburg”/ Avokatët kërkuan takim me Veliajn, SPAK refuzon

Prokuroria e Posaçme ka refuzuar kërkesën e bërë nga avokatët e huaj të kreut të Bashkisë Tiranë, Erion…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

Gazment Bardhi takim me VanHorn në Kryesinë e Kuvendit: SHBA aleat i çmuar dhe strategjik i Shqipërisë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim me të ngarkuarën me punë…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by