Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Shumica përdori votën si mburojë politike për Ballukun”, Bardhi në PE: Në Shqipëri është zhbërë shteti ligjor. Rama bashkëpunon me krimin për pastrimin e parave të pista
Politikë

“Shumica përdori votën si mburojë politike për Ballukun”, Bardhi në PE: Në Shqipëri është zhbërë shteti ligjor. Rama bashkëpunon me krimin për pastrimin e parave të pista

• 9 Korrik, 2026 • 6 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë shqiptare gjatë takimit të përbashkët BE-Shqipëri në Parlamentin Europian, duke deklaruar se në Shqipëri shteti ligjor është dobësuar dhe se ligji nuk zbatohet njësoj për të gjithë.

Në fjalën e tij para eurodeputetëve, Bardhi tha se sfida kryesore për Shqipërinë është përgjigjja ndaj pyetjes nëse “ligji është më i fortë se pushteti”. Sipas tij, problemet shfaqen pikërisht në momentin kur institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë ndaj zyrtarëve të lartë. Bardhi përmendi rastin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke pretenduar se shumica parlamentare përdori votën e saj si mburojë politike pasi SPAK kërkoi autorizimin e Kuvendit për vijimin e procedurave ndaj saj.

“Shumica parlamentare përdori votën si mburojë politike. Ky rast ngriti një pyetje themelore: a përdoret shumica për të mbrojtur institucionet apo për të mbrojtur pushtetin nga veprimi i ligjit?”, u shpreh Bardhi. Sipas tij, çështja e imunitetit dhe ndërhyrjes së politikës në drejtësi lidhet edhe me kriteret e Bashkimit Europian për procesin e integrimit, veçanërisht me forcimin e pavarësisë së institucioneve.

Read more:Përplasjet te Kuvendi/ 19 të arrestuarit në paraburgim, avokati: Një protestues me epilepsi u gjakos! Burimet: Hoqi me forcë vigonin për serum

Në vijim të fjalës së tij, kreu i grupit parlamentar të PD-së foli edhe për luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, duke pretenduar se disa urdhër-arreste të rëndësishme për persona të lidhur me botën e krimit vijojnë të mos ekzekutohen. Bardhi akuzoi qeverinë se nuk po lufton mjaftueshëm fenomenin e pastrimit të parave, duke përmendur investimet në sektorët e ndërtimit dhe turizmit si fusha ku, sipas tij, mund të depërtojnë paratë e ardhura nga aktivitetet kriminale.

FJALA E PLOTE
Kur flasim për të drejtat themelore, shtetin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në fakt po përpiqemi t’i japim përgjigje një pyetjeje themelore:
A është ligji më i fortë se pushteti? Ligjet mund të shkruhen mirë. Por prova e tyre e vërtetë vjen në momentin kur duhet të veprojnë ndaj vetë pushtetit. Pikërisht aty kuptohet nëse shteti i së drejtës është real, apo vetëm formal.

Po ju sjell dy raste konkrete që tregojnë se çfarë ndodh në Shqipëri kur ligji përballet me pushtetin. I pari lidhet me luftën kundër korrupsionit. Kur SPAK kërkoi autorizimin e Kuvendit për të vijuar procedurat ndaj një prej zyrtarëve më të lartë të qeverisë shqiptare, zëvendëskryeministres Belinda Balluku, shumica parlamentare përdori votën si mburojë politike. Kryeministri urdhëroi shumicën për të mbrojtur krahun e tij të djathtë, edhe pasi vetë SPAK deklaroi publikisht se mungesa e masës së sigurimit dëmtonte hetimin.

Read more:“Do të vijë dita që Rama ta dorëzojë telefonin në SPAK”/ Havari: Nëpunësit që ndërhynë në ligj duhet të hetohen si Balluku, kanë bërë akt kriminal

Ky është një moment që ngre një pyetje themelore: a përdoret shumica parlamentare për të mbrojtur institucionet apo për të mbrojtur pushtetin nga veprimi i ligjit?

Rasti Balluku nuk ishte vetëm një debat i brendshëm politik. Ai ekspozoi një problem që sot është reflektuar edhe në kriteret (benchmarks) e Bashkimit Europian për mbylljen e Grupkapitullit të Themeloreve: nevojën që ekzekutivi dhe legjislativi të mos ndërhyjnë në drejtësi dhe që vendimet për imunitetin të udhëhiqen nga standardet e Komisionit të Venecias.

Rasti i dytë lidhet me luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.

Read more:“Koncerti i Kanye West s’ka ndikim në turizëm”/ Kulluri: Rama sillet si drejtor komunaleje, pas fasadës fshihen realitete të vështira që kanë nxjerrë njerëzit në shesh

Dy nga urdhër-arrestet më të rëndësishme për krimin e organizuar në Shqipëri , ai ndaj drejtuesit të bandës së Elbasanit dhe ai ndaj personit që konsiderohej koordinatori jozyrtar i Kryeministrit, mbeten ende të paekzekutuara. Vendndodhja e tyre është prej kohësh sekret publik në zemër të Shqipërisë, por policia nuk i gjen. Kjo është e vështirë të shpjegohet me mungesë informacioni. Ajo ushqen bindjen se ligji ndalet aty ku fillon interesi politik i pushtetit.

Po aq shqetësues është fenomeni i pastrimit të parave. Hetimet e autoriteteve ligjzbatuese në Belgjikë, Hollandë, Itali, Gjermani dhe Francë kanë zbuluar organizata shqiptare të trafikut ndërkombëtar të kokainës që investojnë fitimet e tyre në Shqipëri, përmes projekteve në ndërtim dhe turizëm. Investime që nuk mund të realizohen pa vendimmarrjen dhe miratimin e qeverisë shqiptare.

Read more:“Transparenca në ekonomi është siguri kombëtare”/ Tabaku: Korrupsioni dhe pastrimi i parave janë porta kryesore e ndërhyrjeve të huaja në Shqipëri

Po citoj dosjen më të fundit të Prokurorisë së Posaçme çhqiptare kunder krimit te organizuar, SPAK: provat e ardhura nga autoritetet belge kanë dokumentuar me pamje filmike takime të funksionarëve të lartë shtetërorë shqiptare me persona të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge. Sipas së njëjtës dosje, në këto takime diskutohet përdorimi i pasurive të paluajtshme dhe investimeve në ndërtim e turizëm për pastrimin e të ardhurave nga trafiku i kokainës.

Edhe përpara se ky fakt tronditës të bëhej publik, opozita kishte kërkuar interpelancë me Kryeministrin për çështjen e pastrimit të parave nga krimi i organiçuar dhe korrupsioni në ndërtim dhe turizëm. Kryeministri refuzoi të paraqitej në Parlament.

Kërkuam ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar.
Edhe ai u refuzua.

Read more:Rider Legend Moto Festival në Korçë, mbi 60 grupe motoristësh dhe 3 mijë persona bëhen bashkë për paradën e motorëve

Të gjitha këto raste çojnë te e njëjta pyetje: a zbatohet ligji njësoj edhe ndaj pushtetit, apo pikërisht aty ai pushon së vepruari? Sepse kjo është prova e vërtetë e shtetit të së drejtës.

Të nderuar kolegë,

Fatkeqësisht, Shqipëria ende nuk e ka kaluar plotësisht provën më të vështirë të shtetit të së drejtës: që ligji të jetë njësoj i fortë për të gjithë dhe të mos bëhet më i dobët sa herë që përballet me pushtetin.

Lexo edhe
Politikë

“Bashkia duhet të forcohet, jo të shkrihet”/ Klos, banorët e Gurrës të ndarë për reformën territoriale, qytetarët pro dhe kundër

Politikë

Pas takimit dy ditor në Pogradec, Rama mbledh të premten në seli ministrat dhe drejtuesit në qarqe

Tags: #belinda balluku #droge #gazment bardhi #gjermani #Investime #itali #jetë #Krimi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Bashkia duhet të forcohet, jo të shkrihet”/ Klos, banorët e Gurrës të ndarë për reformën territoriale, qytetarët pro dhe kundër
  • Pas takimit dy ditor në Pogradec, Rama mbledh të premten në seli ministrat dhe drejtuesit në qarqe
  • Shkoi për të marrë nipin dhe mbesën pas vdekjes së djalit! 79-vjeçarja e riatdhesuar nga Siria, nëna e Sherit Taushanit i cili u vra si pjesë e ISIS
  • “Rruga drejt BE kalon përmes mbrojtjes mjedisore”/ Demokratët Evropianë: Shqipëria të shfuqizojë ligjet për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike
  • 88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë
Nga të njëjtat tag-e
  • Pas takimit dy ditor në Pogradec, Rama mbledh të premten në seli ministrat dhe drejtuesit në qarqe
  • Shkoi për të marrë nipin dhe mbesën pas vdekjes së djalit! 79-vjeçarja e riatdhesuar nga Siria, nëna e Sherit Taushanit i cili u vra si pjesë e ISIS
  • Pjesë e grupit që pastruan 1.25 mln € nga trafiku i drogës në Belgjikë, vdes në burgun e Fierit Ardjan Malasi! (VIDEO)
  • “Shqipëtarët vuajnë dyerve të institucioneve!”/ Emigranti thirrje për pjesëmarrje masive në protestë: Socialistë e demokratë largohuni nga kupolat partiake! Po ju gënjejnë me 1 vend pune
  • Debate gjatë dëgjesës për “Territorialen” në Elbasan, Alizoti “shpërthen” ndaj socialistëve: Një turp! Si në vitet ’50-’60, kur bërtisnin ‘Enver Hoxha rroftë sa malet’
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 36 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 32 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 20 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 14 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 14 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Nga Bashkëqeverisja te Pasqyra e Shqipërisë”, Zhupa: Edi Rama është bërë i pariciklueshëm, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen dhe qeveri tranzitore 14 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Qëlloi me armë zjarri drejt një automjeti të parkuar, arrestohet 32-vjeçari në Kuçovë! Në pranga edhe shoku (VIDEO) 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Bashkia duhet të forcohet, jo të shkrihet”/ Klos, banorët e Gurrës të ndarë për reformën territoriale, qytetarët pro dhe kundër

Dëgjesa e radhës e Këshillit Bashkiak Klos në kuadër të marrjes së mendimit të banorëve në lidhje me…

• 9 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

Pas takimit dy ditor në Pogradec, Rama mbledh të premten në seli ministrat dhe drejtuesit në qarqe

Kryeministri Edi Rama mbledh ditën e premte ministrat e kabinetit dhe drejtuesit politikë në qarqe. Lajmi konfirmohet për…

• 9 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

Shkoi për të marrë nipin dhe mbesën pas vdekjes së djalit! 79-vjeçarja e riatdhesuar nga Siria, nëna e Sherit Taushanit i cili u vra si pjesë e ISIS

Pesë shtetas shqiptarë, mes tyre tre të mitur dhe një grua 79-vjeçare, janë riatdhesuar nga Siria dhe kanë…

• 9 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by