Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Transparenca në ekonomi është siguri kombëtare”/ Tabaku: Korrupsioni dhe pastrimi i parave janë porta kryesore e ndërhyrjeve të huaja në Shqipëri
Politikë

“Transparenca në ekonomi është siguri kombëtare”/ Tabaku: Korrupsioni dhe pastrimi i parave janë porta kryesore e ndërhyrjeve të huaja në Shqipëri

• 26 Qershor, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, mori pjesë sot në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga International Republican Institute (IRI) me temë “Countering Authoritarian Influence”, ku ishin të pranishëm politikanë, ekspertë të sigurisë dhe përfaqësues nga vendet e rajonit.

Tabaku mbajti një fjalim të fokusuar tek mënyra se si demokracitë mund të ndërtojnë rezistencë ndaj ndërhyrjeve të huaja dhe autoritarizmit, duke theksuar se sfida nuk nis jashtë kufijve, por nga dobësitë e brendshme të shtetit.

“Nuk janë vetëm aktorët e jashtëm problemi. Ndërhyrja e huaj funksionon vetëm aty ku institucionet janë të dobëta, ku korrupsioni tolerohet, ku mungon transparenca dhe ku qytetarët humbasin besimin tek shteti,” u shpreh Tabaku.

Read more:U padit nga Rama pas akuzave për Bordin në 2022-shin, ish-drejtoresha e Tatimeve Briseida Shehaj dënohet për shpifje

Duke iu referuar situatës në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor, deputetja demokrate argumentoi se korrupsioni, pastrimi i parave, krimi i organizuar dhe kapja e shtetit nuk janë më vetëm çështje të qeverisjes së mirë, por përbëjnë tashmë rreziqe të drejtpërdrejta për sigurinë kombëtare.

Sipas saj, ekonomitë e hapura nuk duhet të jenë ekonomi të pambrojtura.

“Siguria ekonomike është siguri kombëtare. Siguria energjetike është siguri kombëtare. Siguria teknologjike është siguri kombëtare. Po kështu edhe transparenca financiare,” theksoi Tabaku, duke nënvizuar se demokracitë duhet të ndërtojnë mekanizma që parandalojnë krijimin e varësive strategjike.

Read more:Rrëfimi i ish kreut të SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit!

Në këtë kuadër, Tabaku prezantoi dy nga nismat që ka mbështetur gjatë punës së saj parlamentare.

E para lidhet me krijimin e një kuadri modern për shqyrtimin e investimeve të huaja strategjike (FDI Screening), i cili do t’i mundësonte Shqipërisë të kontrollojë investimet në sektorët kritikë si infrastruktura, energjia, telekomunikacioni, portet, të dhënat dhe teknologjitë strategjike.

Read more:Çfarë fshihet pas puthjes së Ndrenikës – Ide

Sipas saj, ky mekanizëm nuk synon të pengojë investimet, por të garantojë që hapja ekonomike të mos kthehet në një cenueshmëri strategjike.

Po ashtu, Tabaku theksoi rëndësinë e paketës së saj të propozuar kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave, e cila përfshin rritjen e transparencës mbi pronësinë përfituese të kompanive, kontroll më të fortë të transaksioneve të mëdha financiare, transparencë në prokurimet publike dhe masa për të penguar hyrjen e kapitaleve të paligjshme në sektorët strategjikë të ekonomisë.

Një pjesë e rëndësishme e fjalës iu kushtua edhe rolit të teknologjisë në konkurrencën gjeopolitike globale. Tabaku argumentoi se inteligjenca artificiale, infrastruktura digjitale, të dhënat dhe teknologjitë e avancuara janë bërë tashmë elementë të fuqisë kombëtare dhe se Shqipëria duhet të investojë në ndërtimin e institucioneve që tërheqin investime të besueshme dhe nxisin inovacionin.

Read more:Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore

Në përfundim të fjalës së saj, Tabaku u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të gjykojnë vendet e rajonit mbi zbatimin konkret të reformave dhe jo mbi premtimet, ndërsa u kërkoi ligjvënësve të Ballkanit Perëndimor që luftën kundër pastrimit të parave, transparencën e pronësisë përfituese dhe kontrollin e investimeve strategjike t’i trajtojnë si instrumente për mbrojtjen e sovranitetit të vendeve të tyre.

“Ndërhyrja e huaj tërhiqet nga dobësia. Përgjigjja më e fortë që mund të japë një demokraci është ndërtimi i rezistencës përmes transparencës, shtetit të së drejtës, llogaridhënies dhe besimit të qytetarëve tek institucionet”, përfundoi Tabaku.

Lexo edhe
Politikë

Ngërçi politik në Kosovë drejt zgjidhjes? Konjufca për presidentin: Emrat i kemi gati, por…

Politikë

“Karrigia e grabitur nuk gëzohet, leku i popullit të del nga hundët”/ Nesër KAS merr vendim, Lefter Maliqi: Bashkinë e Kuçovës do e fitojmë dhe do ua kthejmë qytetarëve

Tags: #Ekonomi #Inteligjenca #Inteligjenca artificiale #Investime #Jorida Tabaku #Krimi #Krimi i organizuar #Kryesore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ngërçi politik në Kosovë drejt zgjidhjes? Konjufca për presidentin: Emrat i kemi gati, por…
  • “Karrigia e grabitur nuk gëzohet, leku i popullit të del nga hundët”/ Nesër KAS merr vendim, Lefter Maliqi: Bashkinë e Kuçovës do e fitojmë dhe do ua kthejmë qytetarëve
  • Presidenti Begaj pranon letrat kredenciale të Ambasadores së Mbretërisë së Belgjikës në Shqipëri
  • Ngërçi politik në Kosovë/ PDK dhe Aleanca sërish në Kuvend: Shteti nuk është pronë private e askujt
  • “Bashkia duhet të forcohet, jo të shkrihet”/ Klos, banorët e Gurrës të ndarë për reformën territoriale, qytetarët pro dhe kundër
Nga të njëjtat tag-e
  • Bill Gates i shqetësuar nga inteligjenca artificiale: Mjeti më i rrezikshëm i shpikur ndonjëherë, mund të ketë humbje masive të vendeve të punës
  • 88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë
  • 87 ditë revolucion! Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës
  • ‘Rana e Hedhun’ në Shëngjin ‘magnet’ për të huajt, turistët: Vijmë çdo vit, na pëlqen mikëpritja e banorëve!
  • “Rama e Berisha mbajnë njëri-tjetrin”- Mërtiri: Protesta kërkon largimin e të dyve! Shtatori do rrisë presionin politik dhe masivitetin në shesh
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 36 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 32 lexime · 24 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 21 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Nga Bashkëqeverisja te Pasqyra e Shqipërisë”, Zhupa: Edi Rama është bërë i pariciklueshëm, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen dhe qeveri tranzitore 15 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 14 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Ditët e 87-të e protestës / Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut, dy partitë e mëdha nuk na përfaqësojnë më 11 lexime · 18 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Rama e Berisha mbajnë njëri-tjetrin”- Mërtiri: Protesta kërkon largimin e të dyve! Shtatori do rrisë presionin politik dhe masivitetin në shesh 10 lexime · 19 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Ngërçi politik në Kosovë drejt zgjidhjes? Konjufca për presidentin: Emrat i kemi gati, por…

KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje duket se i ka emrat për presidentin e ardhshëm të Kosovës. Sipas mediave në Kosovë,…

• 7 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

“Karrigia e grabitur nuk gëzohet, leku i popullit të del nga hundët”/ Nesër KAS merr vendim, Lefter Maliqi: Bashkinë e Kuçovës do e fitojmë dhe do ua kthejmë qytetarëve

Lefter Maliqi ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebokk lidhur me gjyqin që pritet të mbahet më datën…

• 39 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

Presidenti Begaj pranon letrat kredenciale të Ambasadores së Mbretërisë së Belgjikës në Shqipëri

Presidenti Bajram Begaj ka pranuar sot letrat kredenciale të Ambasadores së Mbretërisë së Belgjikës në Shqipëri, znj. Olga…

• 39 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by