Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Rrëfimi i ish kreut të SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit!
Aktualitet

Rrëfimi i ish kreut të SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit!

• 29 Prill, 2026 • 6 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, ka bërë deklarata të forta lidhur edhe me ngjarjet e 21 Janarit, duke pretenduar se dhuna dhe viktimat e asaj dite nuk ishin të rastësishme. I ftuar në QUO VADIS ai u shpreh se ngjarja u zhvillua para syve të kamerave, ndërsa sipas tij pati përpjekje të qëllimshme për të zhdukur provat.

Klosi deklaroi se, pas protestës, u ndërmorën veprime për të fshirë gjurmët, duke përmendur fshirjen e serverit të Kryeministrisë dhe izolimin e Gardës për disa ditë.

Read more (21 janari):Skënder Minxhozi: Drejtësia me pesë yje po i ngjan frikshëm asaj të vjetrës

Ai shtoi se edhe prokuroria u pengua në hetime, ndërsa prokurorja u sulmua publikisht pas lëshimit të urdhrave të arrestit. Klosi akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha, duke pretenduar se situata ishte e parashikuar dhe se përdorimi i dhunës kishte si qëllim demonstrimin e kontrollit mbi sigurinë në vend.

“Për 21 Janarin, u zhvillua para kamerave. Unë kam qenë në shesh para Kryeministrisë. Nga Berisha u punua që të mos kishte prova për ngjarjen. U fshi serveri i Kryeministrisë. Garda u mbajt 3 ditë brenda. Pati të lënduar dhe u kuruan në Kryeministri. U quajt prokurorja me epitete nga më skandalozet vetëm pse lëshoi urdhër arreste. Është luftuar nga ata që shkaktuan ngjarjen që provat të fshiheshin.

Read more (sali berisha):Berisha flet për Integrim me meritë/ Kreu i PD reagon ndaj akuzave të Ramës, kryeministri e akuzoi për bllokim

Asnjë urdhër i prokurores nuk u miratua dhe u tallën me të. Ishte një pushtet absolut atëherë, jo si sot. Rama thotë që e mbështet prokurorinë. Nuk thotë që prokuroria përbëhet nga horra. Edhe Gërdeci, gjyq pas gjyqi. Është më kollaj që SPAK të merret me ngjarje të freskëta, sepse e ka më kollaj, sesa të merret me ngjarjet që populli është i interesuar. Çfarë ndodhi me Gërdecin, që u vranë 26 veta, me 21 Janarin, që u vranë 4 burra që ishin me duar në xhepa. Në fund të protestës, kur nuk kishte rrezik, u qëllua.

Atë ditë ishte e planifikuar të vriteshin. I shërbenin Berishës. Tek ndërkombëtarët kishte diskutime që çfarë është më e rëndësishme në Shqipëri, siguria apo demokracia? Demokracia është e ardhmja që do të futet në BE, që do të kërkojë një kohë të gjatë. Siguria është fenomen më delikat. Ne na ka ndodhur në zgjedhjet e 1997. U bënë me ndihmën e autoblindave italiane. Vrasja e tyre është humbje e sigurisë. Ky ka qenë një mesazh që na kanë dhënë dhe unë jam dëshmitar. Për partnerët, siguria është e rëndësishme, pastaj demokracia. Siguria bëhet me organizim. Berisha këtë gjë e dinte. Mua më kanë thënë që jemi me atë qeveri që garanton sigurinë. Berisha e dinte dhe donte të tregonte që unë siguroj sigurinë në vend edhe nëse duhen vrarë njerëz”, tha Klosi.

Read more (Gjyqi):Elon Musk kundër Sam Altman, ish-partnerët në gjykatë në një “përplasje gjigantësh” që mund të përcaktojë të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, bëri edhe një analizë të sigurisë në Shqipëri, duke theksuar se vendi nuk përballet me rrezik të lartë nga terrorizmi, por nga krimi i organizuar në rritje.

Ai u ndal edhe tek vrasja e Azem Hajdarit, duke nënvizuar se e përdori më shumë PD, që ishte partia e tij, se sa pala tjetër.

Read more (Demokracia):Afati Kushtetues drejt fundit, Kuvendi i Kosovës mblidhet sërish për zgjedhjen e presidentit! Opozita bojkoton, Kurti :Vetëm katër muaj pas zgjedhjeve duan sërish zgjedhje

“Shërbimi atëherë ishte i hapur, dilte policia, dilte shtypi. Sot është më e vështirë nëse ka gjëra të tilla. Shohim sulmet kibernetike. Ata që marrin për detyrë për të eliminuar një njeri të rëndësishëm apo për skup për bomba, në Shqipëri nuk kanë ekzistuar ndonjëherë. Dy herë është përmendur për atentat ndaj Azem Hajdarit, një herë në Parlament dhe një herë ai që e mori.

Në të dyja rastet kanë qenë probleme personale, një herë me deputetin e Kukësit dhe një herë me Haklajt. Por nuk është se u përfitua diçka në politikë me eliminimin e tij ose për jetën e vendit. Praktikisht vrasjen e Azem Hajdarit e përdori më shumë PD, që ishte partia e tij, nuk e përdori pala tjetër. Pala tjetër, ku isha edhe unë, humbëm. Ishte detyra jonë për ta mbrojtur dhe nuk e mbrojtëm dot. Shqipëria është vend i vogël, pa shumë probleme. Sot, praktikisht, nuk ka interes për akte terroriste bota në Shqipëri. Aktet terroriste duan të bëjnë efekt te publiku. Terrorizmi në Shqipëri ka qenë i infiltruar nga jashtë, jo për të bërë akte terroriste, por për t’u fshehur.

Read more (Krimi i organizuar):Toshkovski-Chrisochoidis: RMV dhe Greqia të gatshëm për forcimin e luftës kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe migracionit ilegal

Krimi i organizuar sot është më i avancuar. Është me më shumë para, ikin nga Shqipëria që të mos ekstradohen. Mundësitë e krimit të organizuar sot janë më të zhvilluara. Policia ka qenë e vëmendshme. Përballë nuk ke budallenj që gabojnë. Mjetet që përdorin janë më të sofistikuara dhe vështirë t’i zbulosh. Krimi është i favorizuar sepse i zgjedh ai mjetet që përdor. Policia duhet t’u shkojë nga mbrapa të zbulojë se çfarë kanë në mendje ata. Krimi është në avancë, kualifikohen më parë ata. Shqipëria është më e hapur sot. Problem në Shqipëri nuk është terrorizmi, por krimi i organizuar”, tha ai.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #21 janari #Atentat #azem hajdari #Demokracia #Fatos Klosi #Gjyqi #Krimi i organizuar #Policia #sali berisha

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Mirditë/ Arrestohet 37-vjeçari, u kap nga droni teksa kujdesej për parcelën e drogës, asgjesohen dhjetëra bimë narkotike
  • Parkimet e gabuara/ Rrugorja e Fierit monitorim me dron për shkelësit e qarkullimit (VIDEO)
  • Koplik/ E kishin kthyer lokalin në ‘fole’ droge dhe bastesh, arrestohet punonjësi, në kërkim administratori (VIDEO)
  • Tiranë/ 2 lokale pranë shkollave organizonin baste sportive, dy në pranga (VIDEO)
  • Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur! Arrestohen 3 autorët e dyshuar, VIDEO e sulmit me thikë brenda berberhanes
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur me thika! 2 në pranga dhe 1 në kërkim 16 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Balla ironizoi Shehajn: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?! Ndërhyn Kapri: Ju doli boja, lot krokodili për Kosovën 12 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon t’i heqësh imunitetin dikujt, duhet ta bësh! 11 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë PS i doli kundër arrestimit të Ballukut/ “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon që të heqësh imunitetin e dikujt, duhet ta bësh! 9 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Po na vdesin të afërmit! Keni turp dhe fytyrë?” Protestuesi: Balluku të arrestohet, ku shkuan milionat e Llogarasë? 7 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Nuk votojmë se s’është Agroni”, Shehaj për ironinë e Ballës: I plas shpirti?! Taulanti nuk del dot në rrugë. Ja pse Rama s’më do në Kuvend 7 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Provo dil, të tërheqin zvarrë”/ Tabaku i kujton Ramës 110 ditë protesta: Mos trego arrogancë, por jep dorëheqjen (VIDEO) 7 lexime · 3 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by