Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Braktisi Ramën dhe iu bashkua protestës/ “Në 10 muajt e fundit kuptova se s’i përkisja PS-së”, Koçeku tregon se kur e mori vendimin: Më bindi revolta qytetare!
Politikë

Braktisi Ramën dhe iu bashkua protestës/ “Në 10 muajt e fundit kuptova se s’i përkisja PS-së”, Koçeku tregon se kur e mori vendimin: Më bindi revolta qytetare!

• 21 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Largimi i saj nga Partia Socialistë ishte padyshim në lajm i bujshëm. Akti i guximshëm i deputetes së re, e njohur si Neomalësorja, Marjana Koçeku, ishte edhe më i madh kur hapur deklaroi se mbështeste protestën qytetare, ku për 52 ditë me radhë shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës. Në një rrëfim për ‘Programin e Drekës’ në News24 me Ola Brukon, Koçeku tregoi se kur u bind që të merrte vendimin për t’u larguar nga PS-ja.

Read more:Braktisi PS-në dhe iu bashkua protestuesve/ Marjana Koçeku ‘shuplakë’ Ramës nga Brukseli: Europa të kthejë sytë drejt Shqipërisë. Pushteti i korruptuar dhe arbitrar po kapërcen çdo kufi!

“Si çdo proces tjetër, ky vendim ka marrë kohën time për ta menduar dhe për ta shtjelluar se si do e realizoja dhe kur do të ishte i duhuri. Ka pasur momente të herëpashershme nuk ka ardhur papritur. Por ishte protesta ajo që më përforcoi që të ndërmerrja këtë hap.”, tha ajo.

Read more:“Atdheu në rrezik, duhet të ndryshojmë qeverinë”/ Revolta për dorëheqjen e Ramës, Al Jazeera: 7 javë protesta në Tiranë! Qytetarët demonstratë kundër korrupsionit

Cilat ishin arsyet që Koçeku hoqi dorë nga PS? – deputetja iu përgjigj se; “Protesta më motivoi shumë për këtë vendim, si diçka frymëzuese, që vjen nga brezi im, gjenerata e re që i përkas. Ka pasur një histori ngjarjesh që kanë ndodhur prej 10 muajsh që më kanë shtyrë drejt idesë që nuk i përkas këtij grupi partiak. I kam ngritur dhe si problematika. I kam folur këto çështje dhe në mbledhje, në lokalitet, apo dhe në mbledhje qendrore. Kam folur për çështjen e Drinit, ku jam rritur. Nuk kam marrë përgjigjen që kam dashur. Nuk është marrë vëmendja e duhur për mjedisin. Ndaj duhet të ndërgjegjësohemi. Në mbledhjet e grupit kam folur për problematika si Kadastra dhe ligji i saj. Vij nga Malësia e Shkodrës, dhe i di problemet e shqiptarëve. Duhet të ketë qartësim ligjor, pasi ka mbivendosje ligjore në mënyrë të tillë që banorët të marrin pronat e tyre. Para se të hyja në politikë, kam pasur një biznes agroturizëm me familjen time, që u bë i njohur në mediat ndërkombëtare. Më pas u bëra pjesë e podcastit të Ramës. Aty ia shpalosa dhe vizionin tim dhe problematikat. Dy shtysat kryesore që kam hyrë, kanë qenë me sipërmarrjen dhe zhvillimin e zonës në atë trajektore që kisha krijuar. Kur më erdhi ky moment, pasi mundësitë ishin të limituara, pranova. Kjo më motivoi që të marr përsipër këtë angazhim publik dhe t’iu vij në ndihmë banorëve të mi.”.

Read more:“Kadastra, e keqja më e madhe që kemi”/ Eksperti nuk kursen kritikat: Modernizoni regjistrimin e pronave. Konsultimet publike për investimet bëhen në mënyrë korruptive

Lexo edhe
Politikë

Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi

Politikë

Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!

Tags: #Biznes #kadastra #Kryesore #Marjana Koçeku #Mediat #Para #pronat #Protesta

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
Nga të njëjtat tag-e
  • Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide
  • Projektvendimi i ri për automjetet e vjetra/ Pronarët mund t’i dorëzojnë pa pagesë për riciklim, parashikohen dy përjashtime
  • Studimi i The Lancet: Njerëzimi rrezikon të zhduket deri në vitin 2100 nga inteligjenca artificiale dhe lufta bërthamore
  • ERA QË NUK NDALET MË! – Blog
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 15 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Politikë Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë! 8 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO) 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO) 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale ERA QË NUK NDALET MË! – Blog 2 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi

Bruce Blakeman, kandidat për guvernator të New York-ut dhe bashkëpunëtor i afërt i Donald Trump, ka komentuar qëndrimin…

• 22 orë më parë • 7 min lexim
Politikë

Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Serbi, duke e cilësuar humbjen…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!

Protesta e zhvilluar këtë të shtunë, më 24 tetor, në Tiranë ka marrë vëmendjen edhe të medias së…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin