Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Rama përdor familjen për të nxjerrë jashtë vendit paratë e krimit”/ Albana Vokshi: Do të rikthejmë kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për udhëtimet e tij.
Politikë

“Rama përdor familjen për të nxjerrë jashtë vendit paratë e krimit”/ Albana Vokshi: Do të rikthejmë kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për udhëtimet e tij.

• 22 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se ai po përdor familjen për të nxjerrë jashtë vendit para të lidhura me krimin. Ajo njoftoi gjithashtu se PD do të rikthejë kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për udhëtimet e kryeministrit me charter.

Në një deklaratë për mediat, Vokshi iu referua edhe qëndrimeve të eurodeputetit të Parlamentit Europian, Tomáš Zdechovský, i cili, sipas saj, ka ngritur shqetësime për korrupsionin dhe funksionimin e institucioneve në Shqipëri pas një misioni faktmbledhës të Komisionit për Kontrollin e Buxhetit të Parlamentit Europian.

Sipas Vokshit, raportimet e këtij misioni kanë evidentuar shqetësime për korrupsion të përhapur, lidhje të mundshme me krimin e organizuar, probleme me prokurimet publike, presion politik ndaj institucioneve mbikëqyrëse dhe keqpërdorim të fondeve europiane.

Read more:“Patronazhistët digjital ndajnë edhe videot e perëndimit të diellit në det, të postuara nga Balluku”/ BIRN: Lufta për algoritmin! Qindra profile të rreme targetojnë mbështetësit e protestës

Vokshi pretendoi gjithashtu se institucionet europiane po ndjekin lëvizje financiare dhe po verifikojnë pretendime për transferim pasurish dhe parash jashtë vendit përmes familjarëve të kryeministrit. Ajo i cilësoi këto si akuza shumë të rënda dhe kërkoi reagim publik nga Edi Rama.

Deklarata e Plotë:

Deklarata e eurodeputetit të Parlamentit Europian, Tomáš Zdechovský, anëtar i Grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), është një nga sinjalet më serioze që ka marrë ndonjëherë qeveria shqiptare nga një përfaqësues i institucioneve europiane.

Read more:Revolta e 52 kundër Ramës! Deklarata e ministres serbe për “spastrimin etnik” të Kosovës/ Protestuesi akuzon qeverinë: Mosreagimi është tradhti

Zoti Zdechovský ka qenë pjesë e misionit zyrtar faktmbledhës të Komisionit për Kontrollin e Buxhetit të Parlamentit Europian në Shqipëri, në shtator 2025, të cilët pas takimeve të zhvilluara me qeverinë shqiptare arriën ne konkluzione shqetësuese duke konstatuar korrupsion te përhapur e te rrënjosur, lidhje me krimin e organizuar, prokurime me vonesa kronike në infrastrukturë, presion politik mbi organet mbikëqyrëse, ndjekje te dobët gjyqësore, margjinalizim te shoqërisë civile dhe keqpërdorim te fondeve të BE-së.

Në një intervistë publike, te dy diteve me pare Zdechovský shkoi edhe më tej, duke thënë hapur se korrupsioni nuk do të jetë kurrë pjesë e Bashkimit Europian, dhe se nëse Edi Rama vazhdon të keqpërdorë pushtetin në mënyrë antidemokratike, Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së. Ai shtoi se i njëjti mesazh i është përcjellë Ramës edhe nga Ambasada Amerikane dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë. Më tej, ai zbuloi se institucionet europiane po ndjekin lëvizje financiare dhe po verifikojnë pretendime për transferim pasurish e parash jashtë vendit nëpërmjet familjarëve të Kryeministrit. Ai tha se ky eshte mesazhi, dhe Edi Rama e kupton shume mire kete mesazh.
Keto jane akuza jashtëzakonisht të rënda, të bëra publikisht nga një zyrtar i lartë europian.
MEsazhi i qarte per qytetaret, edi rama po pengon procesin e integrimit.

Read more:‘Mos më fol si kryetar partie’, Xhafaj përplaset me Shabanin në Komisionin për Nismat Qytetare! Avokati i Popullit: Ky koment nuk ju nderon

E megjithatë, deri më sot, Kryeministri Rama vazhdon të heshtë, si asnjehere tjeter.

Partia Demokratike kërkon: sqarim publik nga Edi Rama;
Nisjen e hetimit të SPAK në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë;
bashkëpunim të plotë të institucioneve shqiptare me autoritetet europiane;
dhe rikthimin e kërkesës për Komision Hetimor Parlamentar mbi udhëtimet me charter të Kryeministrit.

Read more:“News24 na ndoqi nga dita 1, shteti e ka kërcënuar”/ Sulmi arbitrar i Tatimeve ndaj “Prestige Resort”, aktivisti Ilir Xhemalaj paralajmëron Ramën: Mos i bëj presion medias

Shqiptarët kanë të drejtën e së vërtetës: nëse akuzat janë të pavërteta, le të provohet me transparencë;
Por nëse janë të vërteta, askush nuk mund të jetë mbi ligjin.

Lexo edhe
Politikë

Asgjë nuk e ndal revoltën, protesta antiqeveritare hyn sot në ditën e 59-të, qytetarët thirrje Ramës: Jep dorëheqjen!

Politikë

“Shqipëria kërkon revolucion!”, mbyllet protesta e 58 para Kryeministrisë: Nesër më shumë!

Tags: #Ambasada amerikane #Edi Rama #jetë #Komision #korrupsion #Mediat #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Asgjë nuk e ndal revoltën, protesta antiqeveritare hyn sot në ditën e 59-të, qytetarët thirrje Ramës: Jep dorëheqjen!
  • “Shqipëria kërkon revolucion!”, mbyllet protesta e 58 para Kryeministrisë: Nesër më shumë!
  • 58 ditë qëndresë kundër Edi Ramës- Aktivistët transmetojnë në shesh dokumentarin për Teatrin/ Lumi i qytetarëve nis marshimin në rrugët e Tiranës
  • LIVE- “Shqipëria kërkon revolucion!”, Bulevardi para Kryeministrisë oshëtin nga thirrjet e protestuesve: Nesër më shumë!
  • Revolta qytetare! Thirrja e fortë e protestuesve nga Bulevardi: Arrestoni Ramën
Nga të njëjtat tag-e
  • Asgjë nuk e ndal revoltën, protesta antiqeveritare hyn sot në ditën e 59-të, qytetarët thirrje Ramës: Jep dorëheqjen!
  • Shkolla e re ’22 Tetor’ në Berat gati për nxënësit, Rama: Investim që e afron arsimin me standardet europiane
  • “Shqipëria kërkon revolucion!”, mbyllet protesta e 58 para Kryeministrisë: Nesër më shumë!
  • Revolta qytetare! Thirrja e fortë e protestuesve nga Bulevardi: Arrestoni Ramën
  • LIVE- “Shqipëria kërkon revolucion!”, Bulevardi para Kryeministrisë oshëtin nga thirrjet e protestuesve: Nesër më shumë!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Po riparonte një defekt, humb jetën elektriçisti 60-vjeçar në Pogradec (EMRI+VIDEO) 30 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Qëlloi me armë për të kanosur 6 persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër! 9 të tjerë nën hetim 23 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Kauza nuk ndalet”/ Sazan Guri: Protesta do të vazhdojë deri në kthimin e pasurive publike të vjedhura 22 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Sociale Ngrihet Aleanca për Mbrojtjen e Prrenjasit, banorët peticion kundër ndryshimeve territoriale (VIDEO) 19 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Mllefi është i madh, uroj mos ta zërë vjeshta Ramën!”, pensionistja: Kryeministri, Berisha e Balluku, si gjarpërinjtë! 16 lexime · 13 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Në vetëm 17 kilometra ka trafik që të merr peng 3-4 orë”/ Gjekmarkaj: Milot–Balldren, simbol i turpit dhe i premtimeve të pambajtura. Atentat ndaj cilësisë së jetës 10 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë VIDEO/ Deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, futen sërish nga hyrja dytësore, mungon Berisha 10 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Asgjë nuk e ndal revoltën, protesta antiqeveritare hyn sot në ditën e 59-të, qytetarët thirrje Ramës: Jep dorëheqjen!

Protesta antiqeveritare hyn sot në ditën e saj të 59-të, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se tubimet do të…

• 1 orë më parë • 3 min lexim
Politikë

“Shqipëria kërkon revolucion!”, mbyllet protesta e 58 para Kryeministrisë: Nesër më shumë!

Është mbyllur mbrëmjen e sotme protesta e 58-të kundër kryeministrit Edi Rama, e cila u zhvillua në Tiranë…

• 10 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

58 ditë qëndresë kundër Edi Ramës- Aktivistët transmetojnë në shesh dokumentarin për Teatrin/ Lumi i qytetarëve nis marshimin në rrugët e Tiranës

Ka nisur marshimi edhe për ditën e sotme në rrugët e Tiranës nën thirrjet “Rama në burg Berisha…

• 10 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by