Një protestuese ka bërë akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë tubimit të zhvilluar pranë Kuvendit.
Ajo deklaroi se, sipas saj, largimi i Ramës do të sillte edhe largimin e Berishës, duke i akuzuar të dy për bashkëpunim politik ndër vite.
“Duhet të largojmë Edi Ramën që të largojmë dhe Berishën. Të dy kanë mbajtur njëri-tjetrin. Ata ndihen në një barkë. Njëri ka lopatën e të majtës, tjetri të djathtës”, u shpreh protestuesja.
Ajo kërkoi gjithashtu që të dy liderët politikë të përballen me drejtësinë.
“Duhet të largojmë Edi Ramën, që të largojmë dhe Berishën. Të dy kanë mbajtur njëri-tjetrin. Ata ndodhen në një barkë. Njëri ka lopatën e të majtës, tjetri të djathtën. Duhen arrestuar të dy. Kushtetua është e shenjtë. Ajo përfaqëson si janë të ndara pushtetet. Të treja ato pushtete, qeveri, parlament, gjykatë, i ka zotëruar ky. Ky do të jetë dimri i Vetmisë së Madhe për Ramën dhe Berishën.”, tha ajo.




