Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Rikthehet bilanci negativ, në gjysmën e vitit 679 aksidente, 43% më shumë se e njëjta periudhë vjet
Kronikë

Rikthehet bilanci negativ, në gjysmën e vitit 679 aksidente, 43% më shumë se e njëjta periudhë vjet

• 28 Korrik, 2026 • 2 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Më 30 qershor, autobusi i linjës së Beratit për në Tiranë, u përmbys në autostradë në hyrje të kryeqytetit duke lënë të vdekur në vend shoferin, ndërsa 12 pasagjerë u dëmtuan rëndë.

Vetëm gjatë qershorit sipas shifrave të INSTAT, kanë ndodhur 132 aksidente rrugore, 25 më shumë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ku ishin regjistruar 107 ngjarje. Paralelisht u rrit edhe numri i personave të aksidentuar, të vdekur ose të plagosur, nga 140 në 186, ose rreth 33% më shumë.

Përgjegjësinë kryesore e mbajnë shoferët, me 93.9% të aksidenteve në qershorit si pasojë e sjelljes së drejtuesve, (kundrejt 92.5% në qershor 2025). Ndryshe nga qershori i 2025-ës, ku grupmosha që shkaktonte më shumë aksidente, ishte 25-34 vjeç me 27.1% të rasteve, në qershor të këtij viti, vendin e parë e zënë mosha 35-44 vjeç, me 28% të totalit.

Read more:Nga shpejtësia tej normave te humbja e kontrollit të shoferit, eksperti i sigurisë rrugore zbërthen çfarë ndodhi me autobuzin në autostradën Tiranë-Durrës

Numri më i madh i përplasjeve në qershor 2026 u regjistrua të martave. Intervali kohor më problematik mbetet nga ora 19:00 deri në 24:00, kur ndodh rreth një e katërta e aksidenteve.

Sa u përket qarqeve, Tirana mbetet zona me numrin më të lartë, nga 25 aksidente në qershor 2025 në 42 në qershor 2026, ndërsa numri i të aksidentuarve u rrit nga 30 në 55. Rritje të fortë shënoi edhe Durrësi, ku aksidentet u rritën nga 8 në 21 dhe të aksidentuarit nga 15 në 24. Në rritje janë edhe Vlora dhe Fieri. Ulje regjistruan Korça, Lezha, Gjirokastra dhe Elbasani.

Read more:Kukësi, Gjirokastra dhe Elbasani me rënien më të fortë të punësimit në 2025

Edhe bilanci i 6 muajve të këtij viti konfirmon se rënia graduale që aksidentet rrugore ndjenin në vitet e fundit, është përmbysur.

Në periudhën janar-qershor 2026 u regjistruan 679 aksidente, 43 më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2025, duke shënuar rritje prej 6.8%. Numri i të aksidentuarve në këto 6 muaj, u rrit nga 883 në 952 persona.

Lexo edhe
Kronikë

Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)

Kronikë

Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari

Tags: #aksident rrugor #Aksidente #aksidentet rrugore #Autobusi #elbasani #Instat #Kryesore #Lezha #tirana

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)
  • Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari
  • ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)
  • Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’
  • Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria
Nga të njëjtat tag-e
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)
  • Dyfishohet taksa e makinave/ Ndryshon nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
  • Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 6 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 3 lexime · 18 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 18 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)

TIRANË– Me tensione është shoqëruar protesta mbrëmjen e sotme, ku një grup protestuesish janë përplasur fizikisht me efektivët…

• 19 orë më parë • 8 min lexim
Kronikë

Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar dhe kafshuar nga një ari. Ngjarja…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Kronikë

‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)

Në vijim të protestës që vijoi në ditën e 21-tëpërpara Kryeministrisë, një grup protestuesish ndërmorën një tjetër aksion…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin