Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Qëndresë dhe rezistencë! Tirana 2 muaj nën pushtetin e protestave, sot tubimi i 60-të! Qytetarët kërkesë të pa negociueshme: Rama jep dorëheqjen!
Politikë

Qëndresë dhe rezistencë! Tirana 2 muaj nën pushtetin e protestave, sot tubimi i 60-të! Qytetarët kërkesë të pa negociueshme: Rama jep dorëheqjen!

• 29 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Protesta antiqeveritare hyn sot në ditën e saj të 60-të, duke shënuar plot dy muaj mobilizim të pandërprerë në rrugët e Tiranës. Ajo që në fillim u duk si një revoltë e kufizuar kundër zhvillimeve në Zvërnec është kthyer në një lëvizje të përditshme qytetare, e cila ka zgjeruar kauzën e saj nga një çështje lokale në një kundërshtim të hapur ndaj qeverisë dhe klasës politike.

Për 60 ditë me radhë, qytetarët janë mbledhur çdo pasdite në kryeqytet, duke zhvilluar tubime përpara Kryeministrisë, Parlamentit, marshime në rrugët kryesore dhe duke përsëritur të njëjtat kërkesa: largimin e kryeministrit Edi Rama, zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe ndryshimin e mënyrës së qeverisjes së vendit.

Gjatë këtyre dy muajve protesta ka kaluar në disa faza. Nga tubimet e para, ajo është shndërruar në një aksion të përditshëm, ku protestuesit kanë marshuar pothuajse çdo mbrëmje në rrugët e Tiranës, ndërsa nuk kanë munguar as tensionet me Policinë, veçanërisht gjatë tubimeve pranë Kuvendit.

Read more:Protestuesit rikthehen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kumbojnë thirrjet: Parlamenti i krimit

Organizatorët thonë se protesta nuk përfaqëson më vetëm një kauzë të vetme, por pakënaqësinë e qytetarëve ndaj qeverisë dhe asaj që ata e cilësojnë si kastë politike.

Sipas tyre, dalja e përditshme në rrugë është mënyra e vetme për të mbajtur presion mbi institucionet dhe për të kërkuar ndryshim politik.

Read more:“Policia të mos përdoret nga Rama! Doni të vriteni me ne për Ballën dhe Zegjinenë?”, i riu nga protesta: S’na frikëson thika pas shpine e plumbi!

Edhe sot, në ditën e 60-të, protestuesit pritet të mblidhen sërish në Tiranë, ku do të zhvillojnë tubimin e radhës përpara Kryeministrisë, për t’u nisur më pas në marshimin e zakonshëm në rrugët e kryeqytetit.

Edhe këtë mbrëmje pritet të dëgjohen thirrjet “Rama ik!”, “Dorëheqje!”, “Shqipëria nuk dorëzohet!”, “Shqipëri e re!” dhe “Revolucion!”, slogane që janë bërë tashmë simbol i protestës.

Read more:59 ditë revoltë për largimin e Ramës/ DASH: Protestat nisën si demonstrata mjedisore, por shqiptarët mbushën rrugët kundër korrupsionit qeveritar

Organizatorët kanë deklaruar se mobilizimi do të vijojë pa ndërprerje edhe në ditët në vijim, duke theksuar se protesta nuk do të ndalet deri në arritjen e objektivave të shpallura. Për ta, 60 ditët e deritanishme përfaqësojnë jo fundin e një proteste, por vazhdimin e një lëvizjeje që synon të mbajë të pandryshuar presionin ndaj qeverisë dhe klasës politike.

Lexo edhe
Politikë

“Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë

Politikë

Partitë në Kosovë ende pa marrëveshje për presidentin e ri, ndërsa afati po shkon drejt fundit

Tags: #Aksion #Dorëheqje #Edi Rama #Kryesore #Para #Protesta #proteste #rama

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë
  • Partitë në Kosovë ende pa marrëveshje për presidentin e ri, ndërsa afati po shkon drejt fundit
  • “Mirë që kreha balluket! Jam më i bukur se ty Ulsi”/ PD kërkon 100 bashki, PS 46. Debate te “Ligjet” për Territorialen, Korreshi: Nuk po flas për byrek këtu…
  • Rama takim me drejtuesit politikë në qarqe te “Vila e Kuqe”, në fokus “Prania besnike” dhe takimet me qytetarët
  • “PD duhet të ngrejë në këmbë Shqipërinë, këta ikin për turizëm në Strasburg!”, Salianji: Berisha ‘patericë’ e Ramës. Nëse s’do ishte ai, kryeministri binte për 2 muaj
Nga të njëjtat tag-e
  • “Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë
  • Rama takim me drejtuesit politikë në qarqe te “Vila e Kuqe”, në fokus “Prania besnike” dhe takimet me qytetarët
  • Vlorë/ Abuzoi seksualisht me një grua dhe i vodhi asaj një shumë parash, shpallet në kërkim 43-vjeçari (EMRI)
  • Më shumë bukë dhe sallam, industria shqiptare shënon rënie, më pak kërkesa edhe për eksporte
  • “PD duhet të ngrejë në këmbë Shqipërinë, këta ikin për turizëm në Strasburg!”, Salianji: Berisha ‘patericë’ e Ramës. Nëse s’do ishte ai, kryeministri binte për 2 muaj
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e kryeministrit në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi! Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet 28 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ Në emrin e Armand Dukës, 2 të rinjtë kapen teksa tentuan t’i zhvasnin 100 mijë euro 64-vjeçarit! Dyshohet se pas tyre fshihet Florian Gjergji (EMRAT+VIDEO) 16 lexime · 23 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Çfarë ndodh nëse Rama dorëhiqet?”, ish-presidenti Topi tregon këshillën që do t’i jepte Ramës: Fillo bëj ulje graduale… 12 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Kronikë ‘Jam Balla, më duhen 100 mijë € në kriptovaluta!’ Armand Duka i denoncon, 2 mashtruesit bien në kurthin e policisë! Ishin ‘vegël’ e Florian Gjergjit (EMRAT + VIDEO) 7 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Politikë “PD duhet të ngrejë në këmbë Shqipërinë, këta ikin për turizëm në Strasburg!”, Salianji: Berisha ‘patericë’ e Ramës. Nëse s’do ishte ai, kryeministri binte për 2 muaj 7 lexime · 18 orë më parë
  6. 06
    Politikë Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Kurti e hoqi, ai e mori”, Topi: Vlora Hyseni erdhi në Shqipëri kur marrëdhëniet Rama-Kurti ishin të tensionuara 6 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike dhe nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ka drejtuar akuza të forta ndaj qeverisë së…

• 17 orë më parë • 10 min lexim
Politikë

Partitë në Kosovë ende pa marrëveshje për presidentin e ri, ndërsa afati po shkon drejt fundit

Partitë parlamentare ende nuk janë përcaktuar për një emër të cilin do ta mbështesnin për president të ardhshëm…

• 17 orë më parë • 4 min lexim
Politikë

“Mirë që kreha balluket! Jam më i bukur se ty Ulsi”/ PD kërkon 100 bashki, PS 46. Debate te “Ligjet” për Territorialen, Korreshi: Nuk po flas për byrek këtu…

Komisioni i Ligjeve ka nisur shqyrtimin e nismës për hartën e re territoriale të vendit, me Partinë Socialiste…

• 18 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by