Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Shqiptarët bëjnë historinë! Sheshi plot për 2 muaj, sot dita e 60 e revoltës qytetarët, kërkesa e panegociueshme mbetet: Rama jep dorëheqjen!
Politikë

Shqiptarët bëjnë historinë! Sheshi plot për 2 muaj, sot dita e 60 e revoltës qytetarët, kërkesa e panegociueshme mbetet: Rama jep dorëheqjen!

• 29 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Protesta antiqeveritare hyn sot në ditën e saj të 60-të, duke shënuar plot dy muaj mobilizim të pandërprerë në rrugët e Tiranës. Ajo që në fillim u duk si një revoltë e kufizuar kundër zhvillimeve në Zvërnec është kthyer në një lëvizje të përditshme qytetare, e cila ka zgjeruar kauzën e saj nga një çështje lokale në një kundërshtim të hapur ndaj qeverisë dhe klasës politike.

Për 60 ditë me radhë, qytetarët janë mbledhur çdo pasdite në kryeqytet, duke zhvilluar tubime përpara Kryeministrisë, Parlamentit, marshime në rrugët kryesore dhe duke përsëritur të njëjtat kërkesa: largimin e kryeministrit Edi Rama, zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe ndryshimin e mënyrës së qeverisjes së vendit.

Gjatë këtyre dy muajve protesta ka kaluar në disa faza. Nga tubimet e para, ajo është shndërruar në një aksion të përditshëm, ku protestuesit kanë marshuar pothuajse çdo mbrëmje në rrugët e Tiranës, ndërsa nuk kanë munguar as tensionet me Policinë, veçanërisht gjatë tubimeve pranë Kuvendit.

Read more:Rezistencë, vendosmëri! Revolta e 59 kundër klasës politike, shqiptarët nuk ndalen: Rama n’burg, Berisha n’burg!

Organizatorët thonë se protesta nuk përfaqëson më vetëm një kauzë të vetme, por pakënaqësinë e qytetarëve ndaj qeverisë dhe asaj që ata e cilësojnë si kastë politike.

Sipas tyre, dalja e përditshme në rrugë është mënyra e vetme për të mbajtur presion mbi institucionet dhe për të kërkuar ndryshim politik.

Read more:LIVE- “Revolucion!”/ Nis protesta para Kryeministrisë, protestuesit thirrje në kor: Ju erdhi fundi!

Edhe sot, në ditën e 60-të, protestuesit pritet të mblidhen sërish në Tiranë, ku do të zhvillojnë tubimin e radhës përpara Kryeministrisë, për t’u nisur më pas në marshimin e zakonshëm në rrugët e kryeqytetit.

Edhe këtë mbrëmje pritet të dëgjohen thirrjet “Rama ik!”, “Dorëheqje!”, “Shqipëria nuk dorëzohet!”, “Shqipëri e re!” dhe “Revolucion!”, slogane që janë bërë tashmë simbol i protestës.

Read more:Rikthehet bilanci negativ, në gjysmën e vitit 679 aksidente, 43% më shumë se e njëjta periudhë vjet

Organizatorët kanë deklaruar se mobilizimi do të vijojë pa ndërprerje edhe në ditët në vijim, duke theksuar se protesta nuk do të ndalet deri në arritjen e objektivave të shpallura. Për ta, 60 ditët e deritanishme përfaqësojnë jo fundin e një proteste, por vazhdimin e një lëvizjeje që synon të mbajë të pandryshuar presionin ndaj qeverisë dhe klasës politike.

Lexo edhe
Politikë

“SPAK të merret me strukturat e shtetit që janë shkrirë me krimin”/ Korreshi: Opozita duhet të dalë me vendime drastike, ngujim në Parlament ose grevë urie

Politikë

Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin

Tags: #Aksion #Dorëheqje #Edi Rama #Kryesore #Para #Protesta #proteste #rama

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “SPAK të merret me strukturat e shtetit që janë shkrirë me krimin”/ Korreshi: Opozita duhet të dalë me vendime drastike, ngujim në Parlament ose grevë urie
  • Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin
  • “Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video…
  • “Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë
  • Partitë në Kosovë ende pa marrëveshje për presidentin e ri, ndërsa afati po shkon drejt fundit
Nga të njëjtat tag-e
  • “SPAK të merret me strukturat e shtetit që janë shkrirë me krimin”/ Korreshi: Opozita duhet të dalë me vendime drastike, ngujim në Parlament ose grevë urie
  • Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide
  • Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin
  • Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live
  • “Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide 3 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Ekonomi Ekonomia rritet me 3,61%, platforma për çmimet, gati në tetor. Do ketë edhe një listë me çmimet e ulëta 2 lexime · 24 orë më parë
  3. 03
    Teknologji Incident i ri sigurie/ OpenAI nën hetim për agjentët e Inteligjencës Artificiale, anashkaluan filtrat e faqes së OKB-së 1 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me kreun e Dhomës së Avokatisë: Të përkushtuar për të mbështetur sundimin e ligjit dhe një sistem drejtësie efektiv 1 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes 1 lexime · 11 minuta më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“SPAK të merret me strukturat e shtetit që janë shkrirë me krimin”/ Korreshi: Opozita duhet të dalë me vendime drastike, ngujim në Parlament ose grevë urie

Në një intervistë në “News24” deputeti Saimir Korreshi komentoi propozimet për ndryshime në kodin e procedurës penale. Ai…

• 24 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama ka folur për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar gjatë konferencës së përbashkët me…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video…

Gazetari, Ermal Peçi në një intervistë në “News24” analizoi zhvillimet e fundit në vend q nga arrestimi i…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by