Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Tragjedi në Shkodër, shpërthimi i një bombole gazi i merr jetën nënës 24-vjeçare dhe dy fëmijëve të mitur, familja ishte kthyer pak ditë më parë nga Gjermania (EMRAT)
Kronikë

Tragjedi në Shkodër, shpërthimi i një bombole gazi i merr jetën nënës 24-vjeçare dhe dy fëmijëve të mitur, familja ishte kthyer pak ditë më parë nga Gjermania (EMRAT)

• 29 Korrik, 2026 • 5 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në fshatin Domen të Shkodrës, ku 24-vjeçarja Bleona Çobaj dhe dy fëmijët e saj, të moshës 18 muajsh dhe 3 vjeç, Amar dhe Anuar Çelaj, kanë humbur jetën nga shpërthimi i dyshuar i një bombole artizanale gazi pranë një shtëpie të vjetër në pronësi të familjes.

Ngjarja ndodhi në lagjen Plisht të fshatit Domen, në njësinë administrative Postribë. Sipas burimeve të Report TV, familja ishte kthyer nga Gjermania më 15 korrik dhe ishte strehuar në shtëpinë e tyre në Golem të Shkodrës. Banesa ku ndodhi tragjedia është shtëpia e vjetër por e pabanueshme e të parëve të 24-vjeçares, ku ajo kishte shkuar bashkë me dy fëmijët, burrin dhe vjehrrin për ta pastruar dhe sistemuar.

Mësohet se familja kishte qëndruar në fshatin Golem dhe dy ditë më parë kishte nisur pastrimin e banesës në Domen. Edhe ditën e sotme ata kishin shkuar sërish atje por babai i 24-vjeçares dhe bashkëshorti i viktimës, Besmir Çelaj 35 vjeç janë larguar drejt qendrës së fshatit për të blerë diçka, ndërsa Bleona Çobaj ka mbetur në banesë me dy fëmijët.

Read more:Konflikti mes dy familjeve në Pukë, në pranga babë e bir dhe një tjetër, 2 nën hetim (VIDEO)

Si ndodhi ngjarja?

Dyshimet paraprake të grupit hetimor janë se pikërisht në këtë moment ka ndodhur tragjedia kur gruaja ka ndezur bombolën 5 litroshe të gazit e cila ka shpërthyer menjëherë duke i marrë jetën asaj dhe fëmijëve. Si pasojë e presionit të lartë ka rënë edhe çatia e banesës dhe gruaja me 2 të vegjëlit e saj janë djegur brenda shtëpisë.

Një qytetar ka parë zjarrin nga një distancë e largët dhe ka telefonuar zjarrfikësit. Problemi qëndronte në faktin se terreni ishte i vështirë dhe sipas burimeve shtëpia nuk mund të arrihet me makinë për shkak të mungesës së rrugës. 2 makina zjarrfikëse kanë shkuar deri në fund të rrugës dhe më pas kanë ecur në këmbë për 40 minuta për të mbërritur në vendngjarje, aty ku kanë zbuluar një e nga një trupat e pajetë.

Read more:Banesa merr flakë në Kuçovë, komshinjtë shpëtojnë 90 vjeçaren që jetonte e vetme, fqinji tregon çastet e para

Informacioni paraprak i Policisë

“Rreth orës 13:10, në fshatin Domen, Shkodër, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa në pronësi të shtetasit B. Ç. Shërbimet e Policisë dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje.

Nga veprimet e para dyshohet se, si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasja B. Ç., 24 vjeçe, dhe dy fëmijë të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”

Lajmi në përditësim


Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 16:59

‘Ngushëllimet e mia më të sinqerta’, Presidenti Begaj reagon për tragjedinë në Domen ku humbën jetën 24 vjeçarja dhe dy fëmijët e saj të mitur

1784803966_bajrambegaj.jpg

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas tragjedisë në fshatin Domen të Shkodrës, ku humbën jetën një nënë e re 24 vjeçare dhe dy fëmijët e saj të mitur. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit shprehet se është “thellësisht i pikëlluar” nga ngjarja, ndërsa u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimave.

Read more:U mor peng nga ish-partneri, Report Tv zbardh dëshminë të Rozalinda Plakës: Pashë babanë të mbuluar me gjak, ai bërtiste ‘do t’ju vras të gjithëve’

” Jam thellësisht i pikëlluar nga tragjedia në fshatin Domë të Shkodrës, ku humbën jetën një nënë e re dhe dy fëmijët e saj. Ngushëllimet e mia më të sinqerta shkojnë për familjarët dhe të afërmit e viktimave. Mendimet e mia janë me ta në këtë dhimbje të madhe.U prehshin në paqe” shkruan Begaj

Ora 16:13

Humbën jetën nëna dhe dy fëmijët e saj të mitur në Shkodër, reagon kryebashkiaku Beci: Humbje e pazëvendësueshme

Foto nga shtëpia

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur në fshatin Domen të Postribës, ku humbën jetën një nënë dhe dy fëmijët e saj të mitur.

Read more:Zjarr pranë banesave në unazën jugore të Elbasanit/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Beci u shprehu ngushëllimet familjarëve, të afërmve dhe banorëve të zonës, ndërsa falënderoi edhe të gjitha strukturat që u angazhuan në vendngjarje.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për tragjedinë e rëndë që goditi familjen në Domën e Postribës, ku humbën jetën një nënë dhe dy fëmijët e saj të mitur.

Read more:Amnistia penale, nis zbatimi në institucionet e vuajtjes së dënimit! Lirohen 541 të burgosur, mes përfituesve edhe Rozeta Dobi e Erisa Fero

Në këto momente të rënda, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe gjithë komunitetit që po përjeton këtë dhimbje të madhe.

Lutem që Zoti t’u japë forcë për ta përballuar këtë humbje të pazëvendësueshme, ndërsa shpreh mirënjohje për të gjitha strukturat që u angazhuan në vendngjarje”, shkruan Beci.

Lexo edhe
Kronikë

‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)

Kronikë

Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’

Tags: #Babai #Bajram begaj #Banesa #Benet Beci #Domen #Familja #Postribe #Shkoder #zjarr

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)
  • Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’
  • Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria
  • Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut
  • U transferua në Fier, Ndreca: Veliaj i fortë psikologjikisht! Ndodhet vetëm në dhomë, e ruan një polic! I rrezikohet jeta, ka konflikt me një prej të burgosurve
Nga të njëjtat tag-e
  • Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!
  • Divjakë/ Flakët rrezikuan pyllin e parkut kombëtar, kapet 29-vjeçari! Ndezi zjarr në Kryekuq (VIDEO)
  • Sarandë/ Zjarri përfshin grumbujt e mbeturinave jashtë kontenierëve, tymi i dendur alarmon banorët! Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse (VIDEO)
  • Kriza në Shqipëri në shtatë pika – Blog
  • Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij 11 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Ekonomi Dyfishohet taksa e makinave/ Ndryshon nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë 10 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’ 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Sociale Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin! 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen! 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO) 2 lexime · 18 orë më parë
  7. 07
    Sociale Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO) 2 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)

Në vijim të protestës që vijoi në ditën e 21-tëpërpara Kryeministrisë, një grup protestuesish ndërmorën një tjetër aksion…

• 18 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’

Debati mbi financimin e protestës së njohur si “revolucioni Flamingo” në Tiranë i çon gjurmët te Guerrilla Foundation.…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria

Në një lidhje direkte me Report Tv nga SHBA, ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, tha se…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin