Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. U mor peng nga ish-partneri, Report Tv zbardh dëshminë të Rozalinda Plakës: Pashë babanë të mbuluar me gjak, ai bërtiste ‘do t’ju vras të gjithëve’
Kronikë

U mor peng nga ish-partneri, Report Tv zbardh dëshminë të Rozalinda Plakës: Pashë babanë të mbuluar me gjak, ai bërtiste ‘do t’ju vras të gjithëve’

• 27 Korrik, 2026 • 5 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Rozalinda Plaka ka dhënë dëshminë e saj pas ngjarjes së rëndë, ku ish-partneri Refiti Buzi, vrau me armë zjarri prindërit e saj, Kosta dhe Belere Plaka.

24-vjeçarja ka dëshmuar para efektivëve të Policisë së Fierit, në prani të psikologes, se lidhja e saj me Refiti Buzin kishte nisur në vitin 2020, kur ata kishin shpallur fejesën dhe kishin krijuar marrëdhënie familjare. Sipas dëshmisë së saj, lidhja ka vijuar deri në vitin 2024, kur Rozalinda ka kërkuar të ndahet.

Read more:Qëlloi veten pasi liroi 24-vjeçaren, Report Tv siguron videon kur policia rrethon makinën e Nertil Buzit (VIDEO)

Ajo ka deklaruar se arsyeja e ndarjes ka qenë jeta e çrregullt e ish-partnerit, mungesa e përkushtimit ndaj lidhjes, si dhe fakti që ai kishte qëndruar në burg jashtë vendit.

Në lidhje me ngjarjen, Rozalinda ka treguar se ka qenë duke fjetur në dhomën e saj, ndërsa prindërit ndodheshin në dhomën e tyre. Ajo ka dëgjuar një zhurmë të fortë dhe ka dalë në korridor për të parë se çfarë kishte ndodhur.

Read more:Report Tv siguron pamjet kur shpëtohet 24-vjeçarja e marrë peng nga ish-partneri në Roskovec! Efektivi e merr në krah, autori brenda në makinë: Ta besoj ty vajzën (VIDEO)

Sipas dëshmisë së saj, në korridor ka parë ish-partnerin, Refiti Buzi, me një armë në dorë, ndërsa babai i saj, Kosta Plaka, ndodhej i shtrirë përmbys në hyrje të dhomës, i mbuluar në gjak.

“Në vitin 2020 kemi shpallur fejesën dhe kemi krijuar hyrje-dalje familjare. Lidhja jonë ka vazhduar deri në vitin 2024, kohë në të cilën unë kam kërkuar të ndahem prej tij, por Refiti nuk ka pranuar. Arsyeja ishte se ai bënte një jetë të çrregullt, nuk ishte i përqendruar te lidhja jonë, kishte qenë jashtë shtetit në burg dhe të gjitha këto nuk më përshtateshin mua. Këto gjëra i dinin edhe prindërit e mi, të cilët nuk kanë qenë dakord me këtë lidhje që në fillim. Në lidhje me ngjarjen e ndodhur, dua të tregoj se kam qenë duke fjetur gjumë në dhomën time, ndërsa prindërit e mi ndodheshin në dhomën e tyre. Kam dëgjuar një zhurmë të fortë, që m’u duk si krismë arme, dhe dola në korridor për të parë se çfarë kishte ndodhur. Kur dola, pashë shtetasin Refit Buzi në korridor, me një armë të gjatë, si ato të gjahut, në dorë. Po ashtu pashë babanë tim, Kosta Plaka, të shtrirë përmbys pranë hyrjes së dhomës, i mbuluar me gjak. Unë i kapa armën dhe po e mbaja, por Refiti bërtiste: ‘…do t’ju vras të gjithëve…’. Më shtyu, më goditi me grusht, theu derën e dhomës sime dhe aty u plagosa nga copat e xhamit në trup. Më mori me forcë dhe më hipi në makinë. Momentin nga kur më mori me forcë nga shtëpia deri sa hipa në makinë nuk e kujtoj, sepse kam qenë shumë e tronditur. Ai komunikonte në telefon me punonjës policie, të cilët i kërkonin të dorëzohej, por Refiti u thoshte: ‘…nuk i bëj asgjë gocës, po e mbaj për vetëmbrojtje, do vras veten’.”

Read more:LIVE- “Shqipëria kërkon revolucion”, “Rama në burg Berisha në burg””!/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, protestuesit mbushin rrugët, përsërisin në kor kërkesat që i kanë nxjerrë në shesh

Rozalinda Plaka u mbajt peng për disa orë nga autori, Refit Buzi, dhe u lirua vetëm pasi ai iu dorëzua shefit të Stacionit të Policisë së Roskovecit, Mariglen Koroveshaj.

Krimi ndodhi mëngjesin e së premtes në fshatin Vidhishtë të Roskovecit. Refit (Nertil) Buzi vrau me armë gjahu Kosta dhe Bejlere Plakën, prindërit e ish-të fejuarës së tij, dhe më pas mori peng 24-vjeçaren. Pas lirimit të saj, ai qëndroi për disa orë i rrethuar nga forcat speciale RENEA në zonën e Kurjanit, ku në fund vrau veten me armë zjarri.

Read more:Mbi 4 mijë ndërhyrje kirurgjikale gjatë karrierës, neurokirurgu italian: Çokollata dhe marrëdhëniet seksuale i japin trurit të njëjtën kënaqësi, por…

Ndërkohë Shefi i Stacionit të Policisë së Roskovecit, Mariglen Koroveshaj, tregoi këtë të hënë për Report Tv se Buzi kishte kërkuar të negocionte vetëm me të dhe kishte vendosur si kusht që ai t’i afrohej i vetëm dhe pa armë. Sipas tij, pas lirimit të Rozalindës, 24-vjeçarja ishte në gjendje të rënduar fizike dhe psikologjike dhe u largua nga zona e rrezikut, ndërsa negociatat me autorin vijuan deri në momentin kur ai vrau veten.

Lexo edhe
Kronikë

U transferua në Fier, Ndreca: Veliaj i fortë psikologjikisht! Ndodhet vetëm në dhomë, e ruan një polic! I rrezikohet jeta, ka konflikt me një prej të burgosurve

Kronikë

Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë

Tags: #Armë #Babai #Burg #Fier #Forcat speciale #jetë #Krimi #Refit Buzi #Roskovec #Rozalinda Plaka

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • U transferua në Fier, Ndreca: Veliaj i fortë psikologjikisht! Ndodhet vetëm në dhomë, e ruan një polic! I rrezikohet jeta, ka konflikt me një prej të burgosurve
  • Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë
  • Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)
  • Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria
  • Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Jo dhunës, po organizimit! – Ide
  • Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit
  • Microsoft ofron largim vullnetar nga puna për 60 mijë punonjës, kompania vijon riorganizimin e stafit
  • U transferua në Fier, Ndreca: Veliaj i fortë psikologjikisht! Ndodhet vetëm në dhomë, e ruan një polic! I rrezikohet jeta, ka konflikt me një prej të burgosurve
  • As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit 5 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë 3 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor 2 lexime · 13 orë më parë
  6. 06
    Teknologji Musk kërkon kufizime për Starshield në Ukrainë, disa dronë të Kievit mbeten jashtë funksionit 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi Paketa Fiskale 2027, rritet barra për bizneset/ Eksperti Gjokutaj: Mungon analiza se kush përfiton dhe kush paguan, ulet TVSH-ja për ushqimet, por rritet diku tjetër 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

U transferua në Fier, Ndreca: Veliaj i fortë psikologjikisht! Ndodhet vetëm në dhomë, e ruan një polic! I rrezikohet jeta, ka konflikt me një prej të burgosurve

Drejt e nga burgu i Fierit ku u takua me kryebashkiakun Erion Veliaj që tashmë është transferuar atje…

• 13 orë më parë • 4 min lexim
Kronikë

Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë

Në izolim në një qeli të errët, pa ndriçim, pa ujë dhe pa ajrim, vetëm me një banjë…

• 2 ditë më parë • 7 min lexim
Kronikë

Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)

Ka përfunduar pa incidente protesta para kryeministrisë në ditën e 15-të saj. Gjergji Ogreni këshilltar i PS i…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin