Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Studimi i Bankës së Shqipërisë: Forcimi i lekut nuk ul çmimet, dobësimi rrit inflacionin
Ekonomi

Studimi i Bankës së Shqipërisë: Forcimi i lekut nuk ul çmimet, dobësimi rrit inflacionin

• 30 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Forcimi i lekut nuk sjell automatikisht ulje të çmimeve, ndërsa dobësimi i monedhës vendase ka ndikim të fortë në rritjen e inflacionit, veçanërisht gjatë periudhave kur inflacioni është i lartë.

Ky është përfundimi kryesor i një studimi të publikuar në Revistën Ekonomike 6M1-2026 të Bankës së Shqipërisë, i cili analizon marrëdhënien mes kursit të këmbimit dhe inflacionit në vend për periudhën 2002–2024.

Studimi, i realizuar nga Altin Tanku dhe Lorena Skufi, vëren se ndikimi i kursit të këmbimit mbi inflacionin është asimetrik.

Read more:Shqipëria drejt lekut digjital, projektligji hap rrugën për lekun digjital sipas standardeve të Bashkimit Evropian

Sipas autorëve, zhvlerësimi i lekut ndaj euros krijon presione të konsiderueshme inflacioniste, ndërsa mbiçmimi i monedhës vendase ka një efekt modest dhe statistikisht të parëndësishëm në uljen e inflacionit. Me fjalë të tjera, çmimet reagojnë më shpejt dhe më fort kur leku dobësohet sesa kur ai forcohet.

Analiza është mbështetur në të dhëna mujore të marra nga Instituti i Statistikave dhe Banka e Shqipërisë, duke përfshirë tregues si norma bazë e interesit, inflacioni i huaj, kursi i këmbimit, çmimi i naftës, aktiviteti ekonomik dhe oferta monetare.

Për të identifikuar ndryshimet në ndikimin e kursit të këmbimit, studiuesit kanë përdorur modelin ekonometrik Q-NARDL, i cili mundëson analizimin e efekteve të veçanta të nënçmimit dhe mbiçmimit të lekut në nivele të ndryshme të inflacionit.

Read more:Me çmime sa Europa, Eurostat: Ndikoi argëtimi, transporti dhe ushqimet. Norma arriti në 3.3%

Rezultatet tregojnë se kur inflacioni është i ulët, ndikimi i dobësimit të lekut mbi çmimet mbetet relativisht i kufizuar, ndërsa forcimi i tij pothuajse nuk reflektohet në uljen e inflacionit. Situata ndryshon në periudhat me inflacion të lartë, ku zhvlerësimi i monedhës vendase përkthehet në rritje shumë më të forta të çmimeve, ndërsa mbiçmimi vazhdon të mos japë efekte domethënëse në kahun e kundërt.

Sipas autorëve, këto rezultate tregojnë se përçimi i kursit të këmbimit në inflacion intensifikohet pikërisht në momentet kur ekonomia përballet me presione të larta inflacioniste.

Në këtë mënyrë, dobësimi i lekut bëhet një faktor shtesë që ushqen rritjen e çmimeve, ndërsa forcimi i tij nuk është i mjaftueshëm për t’i kthyer ato në nivele më të ulëta.

Read more:Rrëzohet koalicioni pro-BE i Rumanisë pasi kryeministri dështon në votimin e mosbesimit

Në përfundimet e studimit, autorët theksojnë se gjetjet kanë rëndësi për hartimin e politikës monetare, pasi tregojnë se reagimi i inflacionit ndaj luhatjeve të kursit të këmbimit nuk është simetrik.

Sipas tyre, nënçmimi i lekut ushtron presione të ndjeshme inflacioniste, veçanërisht kur inflacioni është tashmë i lartë, ndërsa mbiçmimi i monedhës vendase ka ndikim të papërfillshëm në uljen e çmimeve.

Lexo edhe
Ekonomi

Rekord parash nga emigrantët, 621 milionë euro në gjashtë muaj, por kursi i këmbimit ua zbeh vlerën

Ekonomi

“Bashkitë të përthithin projekte”, Zielinski për Top Channel: Për integrimin Shqipëria duhet të zgjerojë projektet në nivel vendor

Tags: #Aktiviteti #Analiza #Banka #çmimi i naftes #ekonomia #Inflacion #Inflacioni #leku

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Rekord parash nga emigrantët, 621 milionë euro në gjashtë muaj, por kursi i këmbimit ua zbeh vlerën
  • “Bashkitë të përthithin projekte”, Zielinski për Top Channel: Për integrimin Shqipëria duhet të zgjerojë projektet në nivel vendor
  • Pagat rriten, punësimi bie/ Një në katër punonjës mbetet me rrogë minimale, thellohen diferencat në treg
  • Taksat në naftë mbushin arkën e shtetit, më shumë para në buxhet nga shtrenjtimi, 1.7 miliardë lekë më tepër që nga marsi
  • Rreth 140 mln euro nga rivlerësimi/ Në gjashtë muaj përfunduan 18.777 aplikime, Tirana kryeson me 7.475 prona
Nga të njëjtat tag-e
  • Gemini ul kohën dhe kostot, Google sjell inteligjencën artificiale për kodim, financa dhe siguri kibernetike
  • Inteligjenca artificiale hyn në kardiologji/ Nga EKG-ja te imazhi i fytyrës, mund të parashikohet rreziku për sëmundje të zemrës
  • “China Zorrilla”, anija më e madhe elektrike në botë mbërrin në Uruguai, nis udhëtimet në tetor
  • Nis viti i ri shkollor, mbi 330 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen për herë të parë në banka (VIDEO)
  • “Vjedhja e KAYO-s më e madhe se inceneratorët/ Denoncimi i Balliut: Ron Yeffet i përfshirë në resortin e Ergys Agasit. Roli i Belinda Ballukut
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Ilaçi” i Ramës kundër Kushtetueses? Gjyqtari i GJKKO, Engert Pëllumbi: Rritja spekullim! 40 milionë euro per gjyqësorin ndërsa ekzekutivi abuzon me tenderat! 20 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Është vonë, kërkohet reflektim i thellë, Rama të dorëhiqet!”, Marjana Koçeku: Ardhja e diasporës në shesh, realitet politik! 15 lexime · 17 orë më parë
  3. 03
    Politikë 106 ditë protestë kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Rama duhet të japë dorëheqjen! Diaspora merr në dorë mosbindjen civile kundër aferave si KAYO dhe shitjes së tokave 12 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë”! Rama replikon me gjyqtarin e GJKKO, Engert Pëllumbi pas intervistës në News24: Kërkojnë rritje ‘vetë Zot e vetë Shkop’ 7 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Dje thoshte furnizojmë vendet në konflikt, sot premton se do të prodhojmë armë”/ Këlliçi nxjerr zbuluar ministrin Nufi: Ermal Raketa flet për trafik apo punët e pista të Ramës dhe Yeffet? 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Përplasja për pagat/ ”Nuk po kërkojmë para ilegalisht, është buxheti ynë”! Rama replikon me gjyqtarin e GJKKO, Engert Pëllumbi pas intervistës në News24: Kërkojnë rritje ‘vetë Zot e vetë Shkop’ 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “S’është barrë e madhe! Aq para GJKKO i sekuestron nga krimi çdo vit!”, Rama “shpërthen” ndaj Engert Pëllumbit: Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu! 7 lexime · 17 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Rekord parash nga emigrantët, 621 milionë euro në gjashtë muaj, por kursi i këmbimit ua zbeh vlerën

Nevoja për të ardhura shtesë po bën që familjet shqiptare të mbështeten gjithnjë e më shumë te paratë…

• 11 orë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

“Bashkitë të përthithin projekte”, Zielinski për Top Channel: Për integrimin Shqipëria duhet të zgjerojë projektet në nivel vendor

Shqipëria po i afrohet një prej sfidave më të rëndësishme të viteve të ardhshme jo vetëm anëtarësimit në…

• 1 ditë më parë • 4 min lexim
Ekonomi

Pagat rriten, punësimi bie/ Një në katër punonjës mbetet me rrogë minimale, thellohen diferencat në treg

Paga mesatare mujore bruto në Shqipëri vijon trendin rritës. Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë tremujorit të dytë…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by