Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Kurti godet Ramën, nderon ish-komandantin e UÇK, Tahir Sinanin: Luftëtari i paepur i lirisë
Politikë

Kurti godet Ramën, nderon ish-komandantin e UÇK, Tahir Sinanin: Luftëtari i paepur i lirisë

• 30 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nderoi sot heroin Tahir Sinani, komandantin e UÇK-së që ra për çlirimin e Kosovës, vetëm pak muaj pasi në Shqipëri, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në mënyrë të turpshme përdori figurën e dëshmorit për të sulmuar protestën qytetare që tashmë prej 2 muajsh rresht kërkon largimin e qeverisë Rama.

Këtë të mërkure në Prishtinë u mbajt Akademia Përkujtimore me rastin e 25-vjetorit të rënies të komandantit Tahir Sinani që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se është e para e organizuar nga institucionet e Kosovës, përkatësisht nga qeveria.

Read more:Bundestagu gjerman rinovon mandatet e KFOR-it, deri në 400 ushtarë në Kosovë

Në fjalën e tij Kurti tha se gjeneral Tahir Sinani ishte një nga luftëtarët më të spikatur të çështjes kombëtare i cili mori pjesë në disa nga betejat me të lavdishme që do t’i bënin shqiptarët në historinë e tyre moderne.

“Luftëtari i paepur i lirisë. Pasi të përfshihej edhe vetë ai në zemër të luftës. Por pavarësisht kësaj, ai refuzoi t’i mbivendosej zinxhirit komandues të ushtarëve që i kishte trajnuar vetë. Duke këmbëngulur që fillimisht ta kalonte një sprovë personale përballjen e parë me forcat armike serbe. Dhe mu kështu edhe ndodhi. Vite më pas kur Tahir Sinani nuk do të ishte më i gjallë mes bashkëluftëtarëve, njëri prej tyre, Rexhep Selimi, i mirënjohur edhe për kreativitetin e tij të shumanshëm artistik, do ta përkthente këtë akt të Tahir Sinanit në një poezi që do të kompozohej në një këngë e që natyrshëm e kemi përfshirë edhe sot në këtë akademi. Angazhimin e tij në luftën e Kosovës, Tahir Sinani e përmbylli duke qenë në detyrën e komandantit të Zonës Operative të Pashtrikut, teksa në ditët e çlirimit të Kosovës, ai hyri triumfalisht në Prizren në krye të ushtarëve të tij”, tha Kurti, raporton KosovaPress.

Read more:Konstatoi shkelje disiplinore, ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren Suela Dashi

Ndërkohë pak ditë më parë, (qershor 2026) kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në vazhdën e sulmeve ndaj protetuesve, cilësoi si mercenar të paguar komandantin e UÇK-së, Heroin e Kombit, Tahir Sinani. Kjo akuzë e Taulant Ballës ngjalli reagime në Kosovë të cilët e cilësuan si akt paturpësie.

Read more:LIVE- “O milet, Rama ka siklet!”, protestuesit marshojnë te sheshi Willson: Dorëheqje!

Në Akademinë Përkujtimore me rastin e 25-vjetorit të rënies të komandantit Tahir Sinani, foli edhe ish-bashkëluftëtari i Tahir Sinanit, Sadik Halitjaha, i cili tha se Tahir Sinani që mund të krahasohet me heronjtë epikë të kombit shqiptar.

“Ai ishte gjenetikisht stërnip i Mic Sokolit dhe ishte gjak shqiptari. Siç e thoshte edhe vetë: ‘Unë nuk munda të rri e të bëj sehir e të vriteshin vëllezërit e mi në Kosovë’. U përpoq të takojë njerëz nëpër qendrat e trajnimeve në veri të Shqipërisë dhe ra në kontakt me qendrën e furnizimeve të UÇK-së dhe me komandantin e përgjithshëm Azem Syla. Aty mori instruksionet dhe urdhrin për të hyrë në Kosovë. Në Kosovë hyri me një grup jo të madh shumë të ushtarëve që t’i krijojë një perimetër të sigurisë, por ai sigurinë e kishte në zemër dhe në shpirt, pasi e kishte automatikun në dorë. Hyri me Ruzhdi Kryeziun dhe disa shokë të tjerë me përvojë lufte”, tha ai.

Read more:Ina Zhupa nxjerr videon: Saranda peng i një terminali të projektuar keq, kohë e humbur, trafik dhe ndotje çdo ditë

Tahir Sinani ishte pjesë e tre luftërave në Kosovë, Maqedonindhe Luginën e Preshevës.

Lexo edhe
Politikë

“Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij

Politikë

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!

Tags: #Albin kurti #Detyrë #kontakt #kosove #Moderne #Para #prishtine #Prizren

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
  • “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet
  • “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor
Nga të njëjtat tag-e
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
  • Jo dhunës, po organizimit! – Ide
  • Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë
  • Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij 11 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Ekonomi Dyfishohet taksa e makinave/ Ndryshon nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë 10 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’ 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Sociale Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin! 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen! 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO) 2 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Sociale Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO) 2 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama.…

• 22 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!

Është mbyllur protesta e kësaj të diele në Tiranë, pas disa orësh tubim dhe qëndrimi në bulevardin “Dëshmorët…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar kanë tërhequr vëmendjen edhe të…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin