Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Hetim pasuror për zyrtarët e lartë, po cënohet siguria kombëtare”/ Balliu akuza të forta: AKSHI dhe KAYO, nyja që lidh Ramën, Agasin, Ballukun, Ron Yefetin dhe krimin
Politikë

“Hetim pasuror për zyrtarët e lartë, po cënohet siguria kombëtare”/ Balliu akuza të forta: AKSHI dhe KAYO, nyja që lidh Ramën, Agasin, Ballukun, Ron Yefetin dhe krimin

• 30 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputeti i Partisë Demokratike dhe nënkryetari i Komisionit për Punët e Brendshme dhe Sigurinë Kombëtare, Klevis Balliu, hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë, duke deklaruar se Shqipëria nuk përballet më me raste të izoluara korrupsioni, por me një shtet të kapur ku, sipas tij, pushteti politik, interesat private dhe krimi i organizuar funksionojnë si një mekanizëm i vetëm.

Sipas Balliut, në qendër të kësaj skeme qëndrojnë Edi Rama, Ergys Agasi, Belinda Balluku dhe Ron Yefet, të cilët, sipas tij, përfaqësojnë një model qeverisjeje ku korrupsioni, pandëshkueshmëria dhe kapja e institucioneve ecin krah për krah.

Read more:LIVE- “O milet, Rama ka siklet!”, protestuesit marshojnë te sheshi Willson: Dorëheqje!

Duke u ndalur te afera e AKSHI-t, Balliu deklaroi se institucioni është shndërruar në qendrën operative të kapjes së shtetit, duke pretenduar se përmes tij janë vënë nën kontroll institucione kyçe dhe janë përdorur mekanizma shantazhi e intimidimi ndaj administratës publike. Ai shtoi se skema, sipas tij, shtrihet edhe te përdorimi i sistemit TIMS, pengmarrjet e biznesmenëve dhe zyrtarëve, si edhe te persona të afërt me familjen e Kryeministrit.

Balliu akuzoi gjithashtu SPAK-un se ka dështuar të godasë drejtuesit politikë të kësaj afere, duke theksuar se arrestimi i Ermal Beqirit në Francë tregoi, sipas tij, paaftësinë e institucioneve shqiptare për të vepruar. Ai deklaroi se nuk mund të ketë hetim të plotë pa u marrë në pyetje Kryeministri Edi Rama, pa u hetuar pasuria e tij dhe pa u sekuestruar pajisjet e komunikimit.

Read more:“I erdhi fundi kësaj klase politike! Dorëheqje”, aktivisti Murataj thirrje Ramës dhe Berishës: Dëgjoni kërkesat e protestuesve, ndryshe ata dinë “të flasin”!

Deputeti i PD-së kërkoi që hetimet pasurore të shtrihen ndaj një liste zyrtarësh dhe personash të përmendur në dosjen e AKSHI-t, mes tyre Edi Rama, Belinda Balluku, Ergys Agasi, Armand Frangu, Gentian Likaj, Gerond Meçe, Mirlinda Karçanaj, Daniel Shima, Hava Delibashi, Altin Jani, Elira Kokona, Gjergji Taho, Igli Tafa, Kreshnik Tërnova dhe Fiorent Zguro. Ai kërkoi gjithashtu hetime për çështjen “Durana”, lejet e kullave, Ilir Prodën, Neritan Nallbatin dhe lidhjet me grupet kriminale në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Read more:“I ka kryebashkiakë e ministra në SPAK”/ Qytetarja nga Durrësi: Më prishën shtëpitë se do Rama e Belinda Balluku, kam një vit që protestoj. Është hajdut, ky palloshi i gjatë…

Balliu u ndal edhe te ajo që e cilësoi si skema KAYO, për të cilën tha se e ka denoncuar prej muajsh në Parlament dhe në Komisionin e Sigurisë. Sipas tij, Belinda Balluku dhe Ron Yefet kanë vendosur nën kontroll një pjesë strategjike të industrisë ushtarake shqiptare përmes kompanive që prodhojnë, furnizojnë dhe tregtojnë armë, municione dhe pajisje ushtarake.

Sipas Balliut, Ron Yefet bleu një pjesë kompanie për vetëm 490 euro dhe më pas, përmes bashkimeve të kompanive dhe vendimeve të firmosura nga Belinda Balluku, arriti të kontrollojë kompani të industrisë së mbrojtjes që kanë përfituar kontrata publike me vlerë miliona euro. Ai e cilësoi këtë jo vetëm si një rast korrupsioni, por si një cenim të drejtpërdrejtë të sigurisë kombëtare.

Read more:Abuzimet me tenderët e AKSHI-t, biznesmeni Ermal Beqiraj arrestohet në Francë! Pritet ekstradimi

Në përfundim, Balliu bëri të ditur se, në cilësinë e nënkryetarit të Komisionit për Punët e Brendshme, ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për aferën e AKSHI-t dhe paralajmëroi se opozita do ta ndjekë këtë kërkesë deri në Gjykatën Kushtetuese, duke theksuar se “siguria kombëtare nuk mund të administrohet si pronë private e pushtetit dhe shteti nuk mund të dorëzohet në duart e korrupsionit”.

Lexo edhe
Politikë

Mbyllet tubimi në ditën e 116, protestuesit: Nesër më shumë

Politikë

“Parlamenti i krimit”/ Vijon marshimi, oshëtijnë thirrjet e protestuesve përpara Kuvendit

Tags: #AKSHI #Armë #belinda balluku #Durres #Edi Rama #Elbasan #ergys agasi #euro

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Mbyllet tubimi në ditën e 116, protestuesit: Nesër më shumë
  • “Parlamenti i krimit”/ Vijon marshimi, oshëtijnë thirrjet e protestuesve përpara Kuvendit
  • Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës, drejtojnë studentët
  • Thirrja e Gent Prognit për qytetarët: Nesër në 09:00 te Kuvendi, dilni për familjen tuaj. Nëse jemi shumë, do ju dridhen këmbët
  • “Sot në Austri është kapur Mërtiri me provat e inceneratorëve”/ Aktivisti: Kreu i bandës. Rama! Protesta nuk ndalet deri në arrestimin e kryehajdutit
Nga të njëjtat tag-e
  • Kreu i SHISH në arrest shtëpiak/ Topuzi: Hyseni komunikime me Agasin edhe ditën e arrestimit të tij! Alibeaj: Impulse nga partnerët e NATO-s për hetimin e drejtoreshës së shkarkuar!
  • Mbyllet tubimi në ditën e 116, protestuesit: Nesër më shumë
  • Pjesë e një grupi kriminal që trafikonin emigrantë në Shqipëri, arrestohet në Itali 47-vjeçari
  • Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës, drejtojnë studentët
  • Drogë dhe pastrim parash, arrestohet në Rusi Salvador Aliu! U quajt ‘bosi i bosave’ shqiptar, koordinator i grupeve kriminale të Eldi Dizdarit, Dritan Gjikës e Armando Pacanit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 36-vjeçari i dha fund jetës, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses! Kishin debatuar 2 ditë para ngjarjes, dyshohet se i bënte presion 48 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 23 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI) 16 lexime · 8 orë më parë
  4. 04
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 11 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Rama për pronat e tij”, Berisha nga Vlora: Shoku demografik është poshtërsia më e rëndë! 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO) 9 lexime · 12 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Mbyllet tubimi në ditën e 116, protestuesit: Nesër më shumë

Është mbyllur sonte më 23 shtator protesta e 116 kombëtare kundër qeverisë. Protesta u mbyll aty ku dhe…

• 9 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Parlamenti i krimit”/ Vijon marshimi, oshëtijnë thirrjet e protestuesve përpara Kuvendit

Vazhdon marshimi i qytetarëve në ditën e 116 të protestës kundër qeverisë. Protestuesit tashmë janë pranë parlamentit, ku…

• 9 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës, drejtojnë studentët

Protestuesit e shumtë të mbledhur para Kryeministrisë kanë përfunduar fjalimet e tyre të mbushura me revoltë e kritika…

• 9 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by